Rrëzohet helikopteri gjatë xhirimeve të “Top Gear” (VIDEO)

Një garë në mes të një super-makine dhe një helikopteri gjatë xhirimeve të “Top Gear” në Kore, u bë paksa më dramatike se që është menduar kur helikopteri i ndesh me tokën. Dy mjetet që po garonin në këtë video ishin Corvette ZR1 dhe helikopteri AH1 Cobra, ku ky i fundit më vonë humbi kontrollin dhe u përplas për toke teksa videoja po përfundonte. Fatmirësisht, asnjë prej ekuipazhit nuk u lëndua seriozisht në këtë aksident, i cili ndodhi shumë afër stafit që po xhironin videon për “Top Gear”. “Top Gear” njihet për garat që zhvillon në mes të makinave të shpejta dhe makinave tjera: në një prej episodeve, Bugatti Veyron garonte kundër aeroplanit “Eurofighter Typhoon”; në një tjetër, një makinë Radical SR3 po garonte kundër aeroplanit CAP 232 Aerobatic Plane. Mirëpo, gara që do ta shihni në video, është një prej më të frikshmëve që keni parë ndonjëherë.