Ja çfarë mendojnë për Shqipërinë ata që kërkojnë në Google

Çfarë mendojnë britanikët për vendet e Europës? E tregon një hartë, që është hartuar duke pasur parasysh se çfarë kërkojnë në Google. Disa etiketime duken gallatë, por disa të tjera janë fyese. Më fyes është etiketimi për Shqipërinë. Për britanikët, “Shqipëria është e keqe”. Gjithçka është bazuar tek ajo që quhet “autocomplete” e Google, që bazohet në kërkimet e bëra dhe të jep referenca për kërkimin e mundshëm. Vetë britanikët mendojnë për Britaninë se është një kurth. Për Francën etiketimi është “proshutë”. Për Gjermaninë është “problemi ynë”. Për Spanjën është “ndryshe”. Për Italinë luhet me fjalën “eat” (ushqehem).