iPhone 5S dhe iPhone 6 lansohen këtë vit?

Sipas një blogu kinez, produktet e shumë përfolura të Apple iPhone 5S dhe iPhone 6 janë parë në shitoren e ofruesit të Apple në Kinë. Në blogun Sina Tech, përdoruesi Old Yao ka shkruar që modelet e reja të iPhone do të lansohen gjatë këtij viti. I njejti, ka raportuar që një mik i tij i ka parë modelet duke shtuar se iPhone 6 duket më i gjerë, më i gjatë dhe më i hollë. Apple ende nuk e ka komentuar këtë lajm edhepse është kontaktuar nga agjensia e lajmeve teknologjike CNET. SIpas spekulimeve të mëparshme nga analistët teknologjik thuhet që Apple do të lëshoj në treg modelin iPhone 5S në qershor ose korrik. Gjithashtu, pritet që gjenerata e re S të kaloj modelin e fundit të iPhone me disa përmirësime duke përfshirë procesorin e ri A7 për performancë më të shpejt dhe sensor të ri me gisht. /Indeksonline/