Rrahen tifozët e Liverpoolit në Rusi

Tifozët anglez të Liverpulit janë rrahur në Rusi ku ishin për të përkrahur skuadrën e tyre në përballjen me skuadrën e Zenit. Rreth 70 tifozë anglezë janë rrahur e maltretuar nga grupe tifozësh rus të cilët thuhej se ishin edhe të armatosur. Sipas një raporti, rusët kërcënimet e bëra për tifozët anglezë i bënë në lokalet e Petersburgut ku ata u ndalën paraprakisht."Ata para ndeshjës na kërcënuan se nuk duam të ua dëgjojmë zërin në fushë. Pothuajse të gjithë mbanin shufra, boksa të hekurit dhe mjete të forta" deklaroj një tifoz i Liverpoolit. Por më keq u bë pas mbarimit të ndeshjes. Rreth 40 tifozë të Liverpoolit janë zënë në dalje të stadiumit duke u goditur me mjete të forta nga tifozët rus. Në rrugë ka edhe shenja gjaku ndërsa policia ka arritur të ndalolë ekseset më të mëdha të cilat po krijoheshin./indeksonline/