Pesë ndodhitë më ekstreme që keni parë! (video)

A keni parë ndonjëherë urë të “kërcej”? A keni parë ndonjëherë që të “hidhet në hava”? A keni parë ndonjëherë që avioni luftarak teksa qëndronte pezull, në breg të detit, papritur “këlltum” dhe në ujë?! Këto dhe shumë të tjera jua paraqesim në një video të vetme e cila vërtet të ngre adrenalinën!

Me vetëm një dorë u shndërrua në yll të basketbollit (video)

Djali që shihni në video, i shndërruar tashmë në një fenomen të basketbollit, quhet Zach Hodskins. Ai ka vetëm një krahë, por kjo nuk e pengon aspak të jetë një lojtar i shkëlqyer. Kur e pyesin për krahun Zach thotë me shaka se: “ma ka ngrënë peshkaqeni”. Në të vërtetë, djaloshi që luan për skuadrën e Milton High School, ka lindur pa një krah. Handikapi i lindur nuk e ka penguar 16-vjeçarin të marrë pjesë në kampionat dhe të luajë si profesionist i vërtetë.

Serbi i çmendur “çmend” Aeroportin e Cyrihut

Një serb i çmendur ka shkelur rendin dhe qetësinë, duke tentuar të përleshet me policinë zvicerane dhe duke i fyer ata. Incidenti ka ndodhur në Aeroportin e Cyrihut, kur shtetasi serb sapo ka hyrë në aeroport ka rënë në konflikt me policinë zvicerane, pasi që nuk respektoi urdhrat e saj, raporton ina. Policia theksoi se 55 vjeçari kishte fyer dhe kishte përdorur fjalor urrejtës ndaj tyre dhe se kishte shkaktuar tensione dhe shqetësime të udhëtarëve dhe të pranishmëve në ambientet e aeroportit. Pas rebelimit të tij dhe rrezikimit të situatës, policia zvicerane ka ndërhyrë duke e shtrirë atë për tokë, fillimisht duke i hedhur gaz lotsjellës në sy. Autoritetet zvicerane më pas njoftuan se bëhet fjalë për një serb me të meta psikike dhe se ndaj tij ka pasur një ndërhyrje mjekësore në një nga psikiatritë e Cyrihut, dhe më pas nën përcjellje është deportuar drejt Serbisë./Indeksonline/

Shikoni qysh ‘çmendet’ trajneri Çiro Blazheviç (Video)

Të luash në ekipin ku trajner është Çiro Blazheviç nuk është e lehtë. Futbollistët e Zagrebit nuk lejohen as të qeshin gjatë stervitjeve. Ndonëse 77-vjeçar, trajneri legjendar kroat pothuajse në seancat stërvitore është po i njëjti sikur 15 vite më parë kur me ekipin e përfaqësueses kroate fitoi vendin e tretë në Kampionatin Botëror që u majtë në Francë. Në videon shihet qartë se me çfarë toni Blazhevië iu drejtohet lojtarët e tij në një seancë stërvitore të ekipit të Zagrebit.

Kalon kriza për kijametin, asteroidi kalon përskaj tokës! (Video)

Asteroidi Toutatis kaloi afer Tokes, pa shkaktuar deme ne planetin tone. Cdo hipoteze katastrofike u rrezua, edhe sepse asteroidi ne fjale eshte nje vizitues qe kalon here pas here ne anet tona. Kete vit, udhetimi i tij ishte prej rreth 6.9 milione kilometrash nga Toka, ose plot 1.5 milione kilometra më larg nga sa ishte ne vitin 2004, atehere kur kalimi i tij procedoi plotesisht i sigurte. I sakte si nje ore ne orbiten e tij qe zgjat prej kater vitesh, Toutatis arriti piken maksimale te afrimit gjate mengjesit te sotem. Te shumte ishin edhe instrumentet e mobilizuar per te vezhguar te gjithe rrugetimin e tij (shihni videon e meposhtme). Nderkohe qe bashke me ate i kane bere “vizite” Tokes edhe dy asteroide me te vegjel: 2012 XE54 me diameter prej 36 m, kaloi ne brendesine e orbites henore dhe u zbulua vetem pak dite me pare, kurse 2009BS5, i gjere 15 metra, kaloi ne mes te rruges midis Tokes dhe Toutatis, ne nje distance rreth 8.4 here me te madhe sesa ajo Toke-Hene.

NUMRI 12, GOL NË MINUTËN 12, NË DATËN 12.12.12 (Video)

Fituesi i ndeshjes Juventus-Cagliari në Kupën e Italisë, datë 12.12.12 vendoset nga numri 12 në minutën e 12 të pjesës së dytë. Për më tepër ky ishte goli i 12-të për të me fanellën bardhezi. Juventusi vazhdon në çerekfinale, falë Sebastian Giovincos, autori i golit vendimtar, shënimi i 12-të për të me fanellën e Juves, konsideruar këtu edhe katër golat e shënuar në dy sezonet e para tek bardhezinjtë (2008-2009 dhe 2009-2010). Rastësia e pabesueshme po bën xhiron në rrjetet sociale në internet. Disa thonë se goli u shënua në minutën e 57 (12 pjesës së dytë), të tjerë argumentuan se sërish 5+7=12. /Dukagjini.com

Gruaja kërkon divorc, gjykatësi i ofron martesë

U paraqit në gjykatë për të marrë divorcin nga bashkëshorti, pasi kishte rënë më parë dakort me këtë të fundit, por gjykatësi i ofron “martesë”. Ky është rasti flagrant i regjistruar në Afganistan, ku si shumë sektorë të tjerë, edhe drejtësia është e kapluar nga korrupsioni. Gruaja kurajoze regjistroi bisedën e saj me gjykatësin për cështjen e divorcit. Ky i fundit i kërkoi 2 mijë dollarë në këmbim të shkurorëzimit. Ajo iu përgjigj se nuk kishte mundësi ku të gjente këtë shumë parash. Menjëherë më pas, gjykatësi i moshuar i propozon që të lidhë martesë me të në këmbim të marrjes së divorcit nga bashkëshorti. Gruaja ka regjistruar 15 minuta të bisedës dhe audio-regjistrimi po bën xhiron në Afganistan. Gjyqtari i vendosur me shpatulla pas murit, deklaroi se propozimet e tij për martesë karshi gruas së re, ishin thjesht një shaka dhe se dhënien e divorcit për të e kishte vonuar për shkaqe proceduriale./Indeksonline/