Katër gra analfabete e mësuan Kur’anin përmendsh
Katër gra të Arabisë Saudite, të moshës 46 deri në 74 vjet, janë nderuar këtë javë me shpërblime – pasi që kanë arritur të mësojnë librin e shenjtë mysliman, Kur’anin, përmendsh.
Gjatë gjashtë vjetëve të kaluara – në një qendër të specializuar – ato e kanë mësuar Kur’anin, duke i dëgjuar gratë të tjera, mësuese, teksa e lexonin atë më zë.
Ato e kanë mësuar Kur’anin kaptinë për kaptinë, derisa e kanë mësuar në tërësi, raporton gazeta arabe Sabq.
Drejtori i qendrës, sheiku Ibrahim al Barakati ka deklaruar për media se, gratë janë nga qyteti saudit Laith – ndërsa janë të moshës, 46, 52, 55 dhe 74-vjeçe. Ai ka shtuar se ato kurrë në jetën e tyre nuk kishin qenë në shkollë.
Kur’ani ka më shumë se 600 faqe, 114 kaptina – respektivisht sure. /Dukagjini.com