Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona në shoqëri të të dashurës së tij, 22 vjeçares Rosie Heraldin Olivie e ka përcjellë revanshin e së tetës së finales të Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester United dhe Real Madridit.
Në lozhën ceremoniale të “Old Traffordit”, Maradona nuk i ka fshehur emocionet, duke u puthur embel me të dashurën e tij, edhe pse ishte i rrethuar nga kamerat dhe aparatet fotografikë. (ORAinfo)