Djali që shihni në video, i shndërruar tashmë në një fenomen të basketbollit, quhet Zach Hodskins. Ai ka vetëm një krahë, por kjo nuk e pengon aspak të jetë një lojtar i shkëlqyer.
Kur e pyesin për krahun Zach thotë me shaka se: “ma ka ngrënë peshkaqeni”. Në të vërtetë, djaloshi që luan për skuadrën e Milton High School, ka lindur pa një krah. Handikapi i lindur nuk e ka penguar 16-vjeçarin të marrë pjesë në kampionat dhe të luajë si profesionist i vërtetë.