Fituesi i ndeshjes Juventus-Cagliari në Kupën e Italisë, datë 12.12.12 vendoset nga numri 12 në minutën e 12 të pjesës së dytë.
Për më tepër ky ishte goli i 12-të për të me fanellën bardhezi. Juventusi vazhdon në çerekfinale, falë Sebastian Giovincos, autori i golit vendimtar, shënimi i 12-të për të me fanellën e Juves, konsideruar këtu edhe katër golat e shënuar në dy sezonet e para tek bardhezinjtë (2008-2009 dhe 2009-2010).
Rastësia e pabesueshme po bën xhiron në rrjetet sociale në internet. Disa thonë se goli u shënua në minutën e 57 (12 pjesës së dytë), të tjerë argumentuan se sërish 5+7=12. /Dukagjini.com