Edhe momentet më të bukura mund të prishen nga forca e natyrës.
Matthew Hartman ishte ulur në gjunjë, duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, Lis, kur një dallgë gjigande mori përpara çiftin.
Ngjarja ndodhi në Laguna Beach në Kaliforni.
Për fat, ajo e pranoi propozimin e tij.
“Kërceva me shpejtësi dhe ashtu e lagur, thashë PO,” shkruan Lis.
Edhe unaza u shpëtua dhe askush nuk u plagos.