Një slloven nuk është treguar mendjemprehtë kur ka dashur të pastronte pullazin e shtëpisë nga bora, megjithatë, falë reflekseve ai ka shpëtuar nga më e keqja.
Slloveni duket se ishte mësuar të pastronte me lopatë borën në oborrin e shtëpisë së tij, mirëpo kur një gjë të tillë provoi ta bënte në kulmin e shtëpisë, gjërat i shkuan mbrapshtë.
Megjithatë, në aksidentin ‘e vogël’ ai pati fat dhe nuk u lëndua. Video-materialin e kësaj ngjarjeje mund të shikoni në vijim. /Dukagjini.com