Ndeshja e xhiros së 38-të në ligën e dytë angleze (Championship) u ndërpre përkohësisht për një arsye mjaft të pazakonshme: pula kishte hyrë në fushën e stadiumit Ewood Park.
Paraqitja e pulës në fushë zgjoi buzëqeshjen e futbollistëve, por edhe të publikut, kurse atë besohet se e lëshoi ndonjëri nga tifozët e Blackburnit në shenjë proteste për pronarët e klubit, kompanisë Venky’s.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në Ewood Park, duke pasur parasysh se ngjau edhe në duelin e vitit të kaluar mes Blackburnit dhe Wiganit.
Dueli mes Blackburnit dhe Burnleyt përfundoi në barazim 1-1.