Një 4-vjeçar nga Kolorado ka pasur dëshirë të madhe për të bërë një lojë paksa të rrezikshme.
Dylan Hayes, pak ditë më parë, ka arritur të hidhet nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë së tij. Vogëlushi, jo vetëm që nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por në mënyrë të pabesueshme ra në këmbë.
Sipas asaj që tregon e ëma, Dylan duhet të jetë kacavirrur te divani që ajo e kishte afruar me dritaren për të pastruar tapetin.
Fëmija, me synimin për t’u bërë si “Superman”, duhet të ketë arritur të fluturojë nga dritarja, për të rënë në tokë pa pësuar asgjë, edhe pse bëri disa salto.