Një grua gjeti vdekjen, ndërsa u sulmua nga një luan në kohën që po bënte dashuri me të dashurin pas një shkurreje në Afrikë.
Sharai Mawera ishte duke shijuar një moment pasioni me të dashurin e saj, kur luani ka ardhur nga mbrapa, duke iu hedhur menjëherë në qafë.
Partneri i saj, i cili nuk është identifikuar mësohet se ka vrapuar i zhveshur në një përpjekje për të dhënë alarmin sa më shpejt. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka mundur të qëllojë dot mbi kafshën, transmeton Panorama.
Sipas dëshmitarëve viktima dhe i dashuri i saj, një peshkatar, takoheshin shpesh në këtë vend pasi ishte i preferuari i tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin e Kariba, në Zimbabven veriore.