Lansohet në gusht -iPhone 5s

iMore ka mësuar se Apple është duke planifikuar lansimin e versionit të ri të iPhone, përkatësisht modelin iPhone 5S gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa gjenerata e re e tabletit iPad 5 dhe versioni minimal i tabletit, iPad Mini 2 mund të vijë gjatë muajit prill. Burimet e afërta me çështjen i kanë thënë faqes iMore se iPhone 5S do të ketë dizajn të ngjashëm me iPhone 5, ndërsa dallimi i vetëm do të jetë procesori më i avancuar dhe kamera e përmirësuar e pajisjes. Me iPhone 5S, edhe njëherë qëllimi është që të përmirësohet optika e versionit të ri të iPhone, duke përfshirë edhe kamerën, ndërsa materiali mbështjellës i telefonit do të mbetet i njëjtë.