Pamje magjepëse nga Dubai! Fishekzjarret më madhështore të Vitit të Ri
Kjo fotografi e mahnitshme nga Gerald Donovan është prova më domethënëse: spektakli më i madh dhe më i lartë i fishekzjarrëve në botë, realizuar natën e ndërrimit të viteve në Burj Khalifa, struktura më e lartë e ndërtuar nga dora e njeriut me një lartësi prej 829.8 metra.Albeu./Indeksonline/
Gjyqtaret kosovare që po e rrisin shikueshmërinë!
Futbolli kosovar numëron pesë gjyqtare në të gjitha kategoritë, por dy janë më të veçanta. Bëhet fjalë për motrat nga Mitrovica, Fixhrie e Florie Sadiku. Ka pesë vite që ato ndajnë drejtësinë nëpër fushat e futbollit, fillimisht te juniorët e tani edhe në Ligën e Dytë.
Dhe, nëse gjatë kësaj kohe është rritur numri i shikuesve nëpër stadiume, sigurisht një pjesë të fajit e kanë pikërisht ato, pasi bukuria e tyre është goxha joshëse.
‘Fixhi’ e ‘Flori’ siç i njeh shoqëria, fillimisht kishin nisur me atletikë në klubin e Trepçës. Duke parë se janë të zonjat për gjithçka, ato i kishin zgjeruar ‘rrënjët’, duke filluar të merren edhe me referim, por jo edhe me futboll.
“Gjithmonë e kam dashur referimin dhe sot jam gjyqtare prej pesë vitesh. Ma merr mendja që di të referoj mirë. Futbolliste kurrë nuk kam ëndërruar të jem edhe pse kam mundur, pasi nuk dëshiroj ta deformoj trupin dhe t’i përngjaj djemve”, u shpreh fillimisht ‘Fixhi’ për “Sport”, mendimi i së cilës në të shumtën e rasteve gjente përkrahje nga motra më e vogël me apo pa dëshirë.
Kameramani që u bë yll i mbrëmjes, shikojeni pse (video)
Në të tetën e finales së Kupës së Sulltanit në Oman, ylli i mbrëmjes ishte kameramani i një televizioni, i cili po transmetonte ndeshjes ndërmjet Salalaha dhe Suras,
Salalah pas penalltive kaloi në raundin tjetër të Kupës (4:2), mirëpo, duartrokitjet më të mëdha në stadium i mori kameramani. Shikojeni video dhe kuptojeni pse. (ORAinfo)
Shfaqen imazhet e para të celularit të ri BlackBerry 10
Uebfaqja e adhuruesve të BlackBerry N4BB.com pretendon se ka siguruar disa imazhe të qarta të celularit të ardhshëm inteligjent nga Research in Motion (RIM).
Imazhet në foto tregojnë gjithashtu se ai do të operojë me sistemin operativ BlackBerry 10 OS, ndryshe nga disa imazhe më të hershme nga e njëjta uebfaqe, që shfaqte pamje të mjegullta të celularit. Për me tepër, N4BB pohon se emri i prodhimit të pajisjes, të cilës në të kaluarën i është referuar si Seritë-N, do të jetë BlackBerry X10.
RIM do të organizojë prezantimin zyrtar për BlackBerry 10 në New York City dhe në vende të tjera të botës më 30 Janar.
Touareg sjell modelin e ri, vetëm për bor
Kompania e makinave Wolsvangen ka zgjeruar aktivitetin e produkteve të saj. Në vendet skandinave është prezantuar një model i ri i kësaj makine, i përshtatur vetëm për zonat me borë.
Inxhinierët suedezë e kanë quajtur këtë model Snoureg. Makina ka motor dhe dizajn të njëjtë me modelin Tuarg, por është përshtatur për borë duke i zëvendësuar me rrotat me zinxhir.
Makina ka një motor torbodiezel 4.2 litra TDI V8. Ky model mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 64 kilometrash në orë. Kjo shpejtësi quhet relativisht e shpejt, duke e krahasuar me mjetet e tjera të transportit në borë.
Subscribe to:
Posts (Atom)



