Obama me truproje jashtetokesore! (Video)

Lajmi ka bërë bujë në mediat elektronike! Në pamjet e videos që do të shikoni në vijim, duket qartë se në një moment ndërsa presidenti amerikanë Barak Obama po bisedon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, kamera filmon një "alien"...! Ndoshta mund të jetë profili natyral i truprojës së Obamës, por në fakt pamjet të venë në dilemë!
 

Egjeli epizoda 13 (video)




Egjeli epizoda 13- www.shqipet.eu by Bareliaswe

Resul Sinani ne telash ne nje emision ne RTV21 hahah (VIDEO)

Gruaja e martuar me 5 burra të cilët janë vëllezër (Foto)

Rajo Verma është një 21-vjeçare indiane e cila ka 5 bashkëshortë, të cilët janë vëllezër me njëri-tjetrin. Amvisa ka dhe një fëmijë, por nuk e di se kush është babai sepse ajo fle me një burrë të ndryshëm çdo natë. “Në fillim ishte paksa e çuditshme, por unë nuk kam një të preferuar. I dua të gjithë njësoj”, shprehet gruaja indiane për ‘The Sun’. Vëllai i madh thotë: “E konsideroj Rajon si gruan time dhe fle me të, ashtu siç bëjnë edhe vëllezërit e mi.” Vetë Rajo nuk e ka problem këtë zakon: “Edhe nëna ime ka qenë e martuar me tre burra që ishin vëllezër, kështu që isha e përgatitur.Fle me radhë me secilin prej tyre. Marr më shumë vëmendje se shumica e grave të tjera që kanë vetëm një partner.”


Portieri sulmon dhe rikthehet në portë me…motor (video)

Na ka ndodhur të shohim jo rrallë portierë që hidhen në sulm në zonën kundërshtare, atëherë kur skuadra e tyre nuk ka se cfarë të humbasë. Ka patur raste kur këto dalje jo vetëm që kanë rezultuar të pasuksesshme, por edhe më keq akoma, skuadra është ndëshkuar me gol për shkak se në kuadrat nuk ka qenë mbrojtësi ekstrem. Në të tilla aventura tërheqja nga njëra zonë në tjetrën është pak e vështirë, sidomos kur topi i hedhur nga një goditje standarde bie në këmbët e kundërshtarëve, koha për t’u rikthyer në portë duhet të jetë sa më minimale. Mund të zgjedhësh vrapimin mes për mes fushës, ashtu siç bëri portieri i Manchester City, Hart në derbin ndaj United. Ai vrapon “si i cmendur” duke përshkuar thuajse të gjithë fushën dhe në fund me një frymë devijon goditjen e Rooney duke e shpëtuar skuadrën e tij nga goli i dytë.Por mund të ndodhë edhe që të rikthehesh në portë me motor, ashtu sic tregohet në videon e mëposhtme. Nga pamjet që qarkullojnë në Youtube shihet qartë se bëhet fjalë për një ndeshje amatore. Portieri zhvendoset në zonën kundërshtare në përpjekje për të shndërruar në gol një top të rihedhur në lojë nga një goditje këndi, ndërsa pas portës “armike” qendron i parkuar një motor. Topi përfundoi në këmbët e futbollistëve kundërshtarë, ndaj në jetë duhej vënë “plani B”…rikthimi në portë me motor.

A është goli më i bukur në 2013?

Një gol fantastik është shënuar në Kolumbi. Në ndeshjen mes skuadrave Deportivo Quito dhe Alianza Petrolera, futbollisti Fernando Patino ka shënuar gol me një volej të bukur nga largësia. Goditja e Patinos arriti shpejtësinë deri në 120 km në orë. Mediat nga Amerika e Jugut po e vlerësojnë këtë si një nga golat që do te garoj për golin me të bukur të vitit.

Gol më qesharak, vështirë që keni parë (Video)

Gazetarja e KTV Bjen ne Telashe me Mysafirin Shiko qka Ndodh ne Emision LIVE (Video)


Ndodhi edhe kjo, pula ndërpreu ndeshjen (video)

Ndeshja e xhiros së 38-të në ligën e dytë angleze (Championship) u ndërpre përkohësisht për një arsye mjaft të pazakonshme: pula kishte hyrë në fushën e stadiumit Ewood Park. Paraqitja e pulës në fushë zgjoi buzëqeshjen e futbollistëve, por edhe të publikut, kurse atë besohet se e lëshoi ndonjëri nga tifozët e Blackburnit në shenjë proteste për pronarët e klubit, kompanisë Venky’s. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në Ewood Park, duke pasur parasysh se ngjau edhe në duelin e vitit të kaluar mes Blackburnit dhe Wiganit. Dueli mes Blackburnit dhe Burnleyt përfundoi në barazim 1-1.

I zoti harron qenin jashtë ashensorit, ja cka i ndodh (VIDEO)

Një aventur e keqe për këtë qen në Rusi. I zoti merr ashensorin por harron qenin jashtë. Ashensori niset dhe qeni ngelet i varur në majë të derës së ashensorit. Është dashur ndihma e disa fqinjëve të cilët kanë prerë litarin me të cilin ishte lidhur qeni duke e shpëtuar atë. /albeu.com/

Ja, edhe Big Mama me ndryshe

Në suplementet e Tiranës u fol ditë më parë, duke u pasqyruar edhe me foto, natyrisht që me leje dhe dëshirën e këngëtares Big Mama, ku ajo shihej duke iu nënshtruar një liftingu për fytyrë dhe fryrjes së buzëve. E, në fakt, ja ku jua sjellim në këtë foto Big Mamën më ndryshe, ku vihen në pah sidomos buzët e zmadhuara. Kaq shumë duket më ndryshe, saqë disa e kishin komentuar këtë foto, duke pyetur nëse është vërtet këngëtarja Big Mama apo jo/albavipnews/

Lansohet në gusht -iPhone 5s

iMore ka mësuar se Apple është duke planifikuar lansimin e versionit të ri të iPhone, përkatësisht modelin iPhone 5S gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa gjenerata e re e tabletit iPad 5 dhe versioni minimal i tabletit, iPad Mini 2 mund të vijë gjatë muajit prill. Burimet e afërta me çështjen i kanë thënë faqes iMore se iPhone 5S do të ketë dizajn të ngjashëm me iPhone 5, ndërsa dallimi i vetëm do të jetë procesori më i avancuar dhe kamera e përmirësuar e pajisjes. Me iPhone 5S, edhe njëherë qëllimi është që të përmirësohet optika e versionit të ri të iPhone, duke përfshirë edhe kamerën, ndërsa materiali mbështjellës i telefonit do të mbetet i njëjtë.

Video e pabesueshme! Shikoni lëkundjet e tmerrshme të kullave nga goditja e tërmetit (VIDEO)

Sapo është bërë publike një video e regjistruar në momentin tërmetit tragjikë të Japonisë! Edhe pse nuk mundën të përballonin me sukses goditjen vdekjeprurëse të cunamit, Japonezët dinë të venë firmën e tyre si arkitektët më të mirë në botë! Këtë e vërtetojnë fare mirë me ndërtimet e tyre pasi se vendi i tyre goditet çdo ditë nga të paktën 6-8 tërmete. Në pamjet që do të ndiqni në videon, do të shikoni si si reagojnë kullat e arta në goditet e para të tërmetit shkatërrues të 9.0 ballëve. Madje do dëgjoni dhe pastër tingujt e kërcitjes së kolonave metalike. Për më shumë “mrekulli” arkitekturore në videon që vijon:

Ronaldo kundër Ronaldos, Reklama interesante..

Banco Espírito Santo (BES ) ka publikuar një reklamë interesant ku ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo garon me Cristiano Ronaldon. Po, mirë e lexuat, Ronaldo kundër Ronaldos. E titulluar ‘jep më të mirën tënde’, reklama tregon yllin portugez që kërkon ta japë maksimumin pikërisht duke garuar me veten e tij. Reklama kërkon nga klientët e bankës që të përdorin normat më të mira të kursimit.

Shiu pikon edhe brenda Kuvendit te Kosoves (Video)

Shiu pikon edhe brenda Kuvendit (Video) Prishtinë, 14 mars 2013 (Kosovapress) Në sallën e Kuvendit të Kosovës, e cila është ndarë për gazetarët, të enjten pikonte shi. Këto pamje që po shihni në video janë xhiruar gjatë ditës së enjte, kur edhe jashtë gjatë gjithë pasdites, nuk kanë pushuar të reshurat e shiut. /Kosovapress/

Momenti kur dallga prish një propozim romantik (VIDEO)

Edhe momentet më të bukura mund të prishen nga forca e natyrës. Matthew Hartman ishte ulur në gjunjë, duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, Lis, kur një dallgë gjigande mori përpara çiftin. Ngjarja ndodhi në Laguna Beach në Kaliforni. Për fat, ajo e pranoi propozimin e tij. “Kërceva me shpejtësi dhe ashtu e lagur, thashë PO,” shkruan Lis. Edhe unaza u shpëtua dhe askush nuk u plagos.

I dashuri shqiptar vret Bleona Qeretin

Bleona nuk gënjen… Të gjitha çfarë ka thënë deri tani i ka bërë realitet. Premtoi një bashkëpunim me Timbaland dhe e bëri. Tha se do të mbante një tur të gjatë koncertesh në Shqipëri e më gjerë dhe ashtu ndodhi. Madje në përmbyllje të tij solli si të ftuar special në Tiranë grupin e famshëm në të gjithën botën, “Gipsy King”. Së fundmi është provuar që Bleona e kishte me gjithë mend edhe kur na tregonte për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “True Justice”, ku protagonist kryesor është aktori i njohur Steven Seagal. Këngëtarja shqiptare, është shfaqur si aktore përkrah legjendës amerikane të aksionit në rolin e një fallxhoreje. Bleona shfaqet dy herë gjatë serialit. Në një prej fragmenteve ajo është e dashura e një shqiptari, të cilit i thotë se “ne jemi raca më e bukur në botë”, ndërsa në skenën tjetër, Bleona i sheh fatin Steven Seagal. Fundi i këngëtares së njohur në film është tragjik, pasi ajo vritet nga i dashuri i saj. Përkundër rolit të vogël, Bleona e ka shfrytëzuar këtë rast për të folur shqip. Secili episod i serialit të quajtur “True Justice”, për nga tematika i ngjan një filmi të veçantë, ndërsa Bleona ka aktruar në serinë me titull “Violence of Action”