“U shkrova letër fëmijëve para operacionit për bin Laden”
Vazhdon rrëfimi i pjesëtarit të ekipit Navy SEAL, që vrau terroristin më të kërkuar në botë, Osama bin Laden.
Në një intervistë për revistën Esquire, ai tregon se si ai besonte se në këtë mision të rrezikshëm, mund të vdiste.
“Isha i bindur 90 përqind se do ishte misioni i fundit”.
Marinsi, që ankohet se shteti e ka braktisur, thotë se i do shumë fëmijët dhe qan vetëm kur largohet prej tyre.
Babai i dy fëmijëve, thotë se është gjithmonë më e lehtë kur ata janë në gjumë.
“I puth dhe nis e mendoj nëse kjo do jetë hera e fundit,” tregon ai.
Por në rastin e operacionit për bin Laden, ai u shkroi një letër, duke menduar se do ishte operacioni i fundit.
Ai thotë se kjo ishte një letër që ata do e lexonin kur të ishin 35 vjeç.
“Nuk e dija se çfarë po shkruaja, ose nëse po i shpjegoja gjërat siç duhet. Doja të thosha se dëshira ime ishte që të rrija me ta gjithmonë”.
Ndërsa shkruante, ai nisi të qante, pasi mendonte se ose do vdiste, ose do përfundonte në ndonjë burg në Pakistan, ku do e dhunonin për gjithë jetën e mbetur.
“Ti shkruan, kjo është e tmerrshme. Më pas e merr veten. Gati për aksion”.