Apple, premton 3 variante iPhone për 2013
Azia është burimi i informacioneve shumë interesante për iPhone dhe Apple. Kompanitë që prodhojnë komponentët e iPhone thanë për “China Times” se Apple do të prodhojë tre variante të reja të iPhone në vitin 2013.
Dy nga modelet do të dalin në muajin qershor dhe e treta më vonë, gjatë këtij viti. Pra këtë qershor, Apple do të nxjerrë në treg dy versione të iPhone. Një do të jetë modeli i gjeneratës së 7, ose me fjalë të tjera pasardhësi i iPhone 5.
Ky model do të quhet Apple iPhone 5 S. Në të njëjtën kohë, do të dalë një version me ekran 4.8 inch dhe do të quhet Apple iPhone Math. Të dyja do të kenë kamera 8 MP e prodhuar nga Largan Precision.
8 milionë kamera të tilla janë porositur nga Apple për të dy modelet e telefonëve. Më vonë, pas pushimeve verore të 2013 Apple do të nxjerrë versionin me kamera 12 MP.
Foxconn do të jetë përgjegjës për prodhimin e 90% të komponentëve për iPhone. Sipas analistit të njohur Ming-Chi Kuo, telefoni i ri i Apple do të ketë skaner të gjurmës së gishtit që do të jetë vendosur tek butoni Home. Sipas Ming-Chi Kuo, pritet të kemi një telefon me çmime me të lira gjatë tremujorit të katërt dhe iPhone do të vijë me 6 ngjyra./Indeksonline/