Shqiptari grindet me gruan i pret veshin, sipas policisë në Maqedoni, bëhet fjalë për F.Z, i cili pasi është fjalosur me gruan e tij, ka marrë thikën fillimisht e ka therë në gjoks e më pas dy herë e ka prerë në pjesën e veshit të djathtë.
Njëzet e nëntë vjeçari nga Kumanova e ka therë gruan e tij në pjesën e gjoksit si dhe i ka prerë veshin, pasi që mes tyre ka pasur një konflikt verbal.
Incidenti ka ndodhur në në banesën e tyre në rrugën “Revolucioni Popullor” në Kumanovë.
Gruaja menjëherë është transferuar në spitalin e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e ka arrestuar sulmuesin dhe pas zbardhjes së rastit do të lëshojë kallëzim penal./Indeksonline/