Ja se ç’mund të bëjë një boss i mafias për të bijën
Shumë baballarë do bënin të pamundurën për të plotësuar ëndrrat e fëmijëve të tyre.
Por një boss i mafias italiane shkoi një hap më tutje, duke detyruar një qytet të tërë për të votuar për të bijën e tij, që konkurronte në një garë televizive të këngës në Rai1, të quajtur “Ti lascio una canzione”.
56- vjeçari ishte aq i fiksuar pas fitores së të bijës, sa kishte ngritur edhe një fans- club për të në dhomën e këshillit bashkiak në qytetin Villaricca.
Por vajza e tij 13- vjeçare u rendit e dyta.
Policia e ka zbuluar mashtrimin kur bastisi shtëpinë e tij dhe gjeti 320 celularë, të cilët ai i kishte shpërndarë për të votuar për të bijën.
Ferrara, i akuzuar për trafik droge, është kreu i një klani të Kamorrës në qytetin Villaricca pranë Napolit.
Kamorra mendohet se është organizata mafioze më gjakatare në Itali.
Ferrara është arrestuar këtë javë pasi dyshohet se ka trafikuar drogë nga Spanja në Itali.
Ai e ka pseudonimin në napolitançe “O’Muccuso”, ose ndryshe Qurrashi. Ndonjëherë e thërrasin edhe Zi’Mimmi ose Daja Mimi./Indeksonline/