Gjenerata e re e BMW X6, ja si duket!
Prodhuesi bavarez, BMW, është treguar mjaft i suksesshëm me modelin X6, duke korrur suksese në të gjitha tregjet botërore. Për këtë arsye, kompania shpreson se do të vazhdojë me rezultate të mira edhe me lansimin e gjeneratës së re më 2014.
I bazuar në gjeneratën e tretë të modelit X5, modeli i ri X6 i ri do të ketë pamje më agresive, çka do të dallohet nga modelet tjera të ngjashme.
Po ashtu, do të jetë paksa më i madh se paraardhësi, ndërsa do të përdorë strukturën e re nga çeliku që është ndjeshëm më e lehtë se e tanishmja.
Opsionet për motorë ende nuk janë bërë të ditura, por supozohet se do të përfshihet ai 3.0-litërsh turbo-benzinë, 4.4-litërsh bi-turbo V8 dhe 3.0-litërsh bi-turbo dhe tre turbo dizelë. /Dukagjini.com