Chris Brown me flamurin shqiptar në duar

Mund t’ju besohet ose jo, por është e vërtet. Reperi Chris Brown e ka shumë përzemër Shqipërinë.Ai është fotografuar duke mbajtur shumë afër zemrës flamurin tonë kombëtar. Në foto, të cilën e transmeton Shekulli online duket se reperi ndjen shumë kënaqësi duke mbajtur flamurin, bashkë me shqiptarin Ludovik Tunaj. Fotografitë janë bërë mbrëmë gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.

104-vjeçarja detyron Zuckerberg të ndryshojë rregullat e Facebook

Në jetë nuk është kurrë vonë për të mësuar, për të luajtur, për t’u defryer dhe për të patur profilin tënd por për të ndrshusr edhe rregullat e "lojës". 104-vjeçarja Marguerite Joseph fitoi betejën me rrjetin social më të fuqishëm në botë duke tërhequr vëmendjen e vetë Mark Zuckerberg të cilin e detyroi të ndryshojë “rregullat e lojës”. Marguerite kërkoi t’i bashkohej rrjetit social, sigurisht me ndihmën e mbesës së saj. Por vuri re se për të hapur një profil personal do t’i duhej të hiqte dorë nga mosha e saj reale dhe të gënjente me disa vite, jo për faj të saj. 104-vjeçarja nuk e pranoi këtë kusht të Facebook ndaj me ndihmën e nipërve dhe mbesave nisi betejën me rrjetin social për të ndryshuar rregullat. Bëhej fjalë për zgjatjen në kohë të moshës së regjistrimit të Facebook. Para Marguerite viti i lindjes shtrihej deri në vitin 1910, ndërsa ajo vetë kishte lindur në vitin 1908. Facebook i vënë në dijeni të rastit pranoi të korigjohet. Kompania kaliforniane tha se bëhej fjalë për një problem teknik që mori zgjidhje shumë shpejt. U tha, u bë dhe viti i shtrirjes në kohë të të gjithë përdoruesve të Facebook shkon deri në 1905. /albeu.com/

Snajperisti izraelit duke qëlluar një fëmijë

Një ushtar izraelit ka shkaktuar shumë zemërim, pasi ka postuar një foto ku tregohet koka e një djaloshi palestinez, e vendosur në shënjestrën e një arme. Imazhi është postuar në faqen personale në Instagram të snajperit Mor Ostrovski, por më vonë u hoq nga aty dhe llogaria e hapur u mbyll. Ushtria izraelite ka premtuar se do të hetojë.Ostrovski, 20 vjeç, shërben në njësinë e snajperëve.Fotoja e tij është cilësuar çnjerëzore. Një faqe e Intifadës palestineze thotë se ajo tregon se ideja është që fëmijët palestinezë janë shënjestra. Nuk ka ndonjë të dhënë nëse djaloshi është qëlluar apo nëse fotoja është e vërtetë. Ushtari u ka thënë shefave të tij se ai e ka gjetur foton në internet dhe e ka postuar./Indeksonline/

Paradës së 5 vjetorit i munguan veç edhe dy Rakovica

Deputetit Berat Buzhala, demonstrimi i forcës ushtarake në paradën e forcave të sigurisë së rendit dhe të sigurisë, me rastin e 5 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk i është dukur serioz. “Nese dikush ka mendu qe me paraden ushtarake kemi me e tremb dike - se ne fakt qellimi origjinal i paradave eshte me e tremb ndonje shtet - atehere mundem me thene se ne rastin me optimist kemi shkaktuar te qeshura. Nuk e di pse ne fund te parades nuk i kishin pas bashkangjite edhe dy rakovica si pajisje ushtarake tradicionale”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në Facebook, transmeton reporteri. Ai ka thënë se me këtë paradë, më shumë se fuqinë, kemi treguar se sa të pafuqishëm jemi. “Sarkazmen anash, ama ideja mu duk paksa komike. Cka treguam me parade? Shume me shume se sa fuqine, e treguam pafuqine. Nese qellimi i paradave - qe edhe ashtu jane relikt lindoro/komunist - eshte qe te tregohet fuqia ushtarake, atehere ne cka treguam?”. Buzhala ka thënë se nuk është marre të mos kesh, por e kundërta është nëse pretendon të tregohesh dikush që nuk je. “Nuk eshte marre nese nuk kemi arme te fuqishme, sepse ato aktualisht jane ne dore te NATO'se, e nuk e besoj qe e kemi per qellim me sfidu ushtarakisht kete aleance, por PO marre eshte me pretendu me tregu dicka e ne fakt me tregu komplet anen tjeter. Shume ma origjinale kish me qene me e zhvillu noj parade ma kreative. Cka do qofte, vec jo me pretendu me e vu ne pah ushtrine, kur pas nja dy autoblindave e nja dy Kia've erdhen ne shprehje zjarrfiksat - per te cilet kam shume respekt”, ka përfunduar deputeti i PDK-së, Berat Buzhala në postimin e tij në Facebook, i cili kohëve të fundit është bërë shumë kritik, punës së institucioneve qeveritare në vend.

Kafeneja Jone - Episodi 309 - (VIDEO)

Te ka lali lop, te ka lali pule… Versioni humoristik i kenges Te ka lali shpirt(Video)

Kinezi bene tega me sy (VIDEO)

Ja cfare trupi ka bere ky femij (Video)

E tmershme, ja si peshkohet në Afrikë (Video)

Pjestarët e fisit Dogon nga Mali, shtet në Afrikë, një herë në vit peshkojnë njëkohësisht në ujin e shenjtë të Liqenit Antogo. Ky është një ritual fetar i kësaj zone dhe çdo person që futet në liqen duhet të dalë të paktën me një peshk të kapur në mënyrë që viti të jetë një vit pjellor. Shihni më poshtë një pjesë nga dokumenatri i BBC në lidhje me këtë ceremoni fetare.

Messi u sulmua fizikisht nga disa fëmijë! (VIDEO)

Lionel Messi pati edhe një paraqitje fantastike për Barcelonën duke e mposhtur me 2 golat e tij Granadën. Por paraqitja fantastike e tij pati një fund jo aq të mirë. Pas ndeshjes me Granadën, disa fëmijë u futën në fushë duke u kapur për Messin. Sigurimi ndërhyri për ti larguar ata, por që gjatë ndjekjes së tyre afër tij u afruan disa fëmijë të tjerë. Ata kapnin Messin për fanele, duke krijuar dilemën se a e kishin nga dashuria për të apo nga fakti se pikërisht ai ishte që i mposhti skuadrën e zemrës së tyre.

Bugaboo’s Perfect, qeni më i bukur në botë

Është cilësuar si qeni më i bukur në botë. Nuk është vetëm pamja e tij mbresëlënëse, por edhe emri. Quhet Bugaboo’s Perfect. Ai u shpall qeni më i bukur në konkursin që zhvillohet çdo vit në Nju Jork. Ai është në qen i racës angleze (Old English Sheepdog), por njihet dhe me emrin Bobtail. Bugaboo’s Perfect dhe rritur nga çifti Colton dhe Heather Johnson. Kjo racë qenesh është e veçantë për qimet e tyre dhe pamjen e butë./Indeksonline/


Ja çfarë mendojnë për Shqipërinë ata që kërkojnë në Google

Çfarë mendojnë britanikët për vendet e Europës? E tregon një hartë, që është hartuar duke pasur parasysh se çfarë kërkojnë në Google. Disa etiketime duken gallatë, por disa të tjera janë fyese. Më fyes është etiketimi për Shqipërinë. Për britanikët, “Shqipëria është e keqe”. Gjithçka është bazuar tek ajo që quhet “autocomplete” e Google, që bazohet në kërkimet e bëra dhe të jep referenca për kërkimin e mundshëm. Vetë britanikët mendojnë për Britaninë se është një kurth. Për Francën etiketimi është “proshutë”. Për Gjermaninë është “problemi ynë”. Për Spanjën është “ndryshe”. Për Italinë luhet me fjalën “eat” (ushqehem).

Rrahen tifozët e Liverpoolit në Rusi

Tifozët anglez të Liverpulit janë rrahur në Rusi ku ishin për të përkrahur skuadrën e tyre në përballjen me skuadrën e Zenit. Rreth 70 tifozë anglezë janë rrahur e maltretuar nga grupe tifozësh rus të cilët thuhej se ishin edhe të armatosur. Sipas një raporti, rusët kërcënimet e bëra për tifozët anglezë i bënë në lokalet e Petersburgut ku ata u ndalën paraprakisht."Ata para ndeshjës na kërcënuan se nuk duam të ua dëgjojmë zërin në fushë. Pothuajse të gjithë mbanin shufra, boksa të hekurit dhe mjete të forta" deklaroj një tifoz i Liverpoolit. Por më keq u bë pas mbarimit të ndeshjes. Rreth 40 tifozë të Liverpoolit janë zënë në dalje të stadiumit duke u goditur me mjete të forta nga tifozët rus. Në rrugë ka edhe shenja gjaku ndërsa policia ka arritur të ndalolë ekseset më të mëdha të cilat po krijoheshin./indeksonline/


Meteori dridh Rusine (VIDEO)

Lansohet zyrtarisht loja “Pishpirik”

Siç edhe kemi paralajmëruar, të hënën është bërë lansimi zyrtar i lojës “Pishpirik”, lojë kjo e prodhuar nga ‘Puntoria Sh.P.K’. Në lansimin e këtij produkti, në mesin e të pranishmëve, ka qenë edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, i cili ka thënë se ndjehet i lumtur që po i ndihmon krijuesit e rinj në Kosovë “që idetë e tyre t’i finalizojnë në produkte dhe se kjo mbështetje do të ofrohet edhe në të ardhmen”. Tani e tutje, kjo lojë me letra e popullarizuar mjaft shumë tek ne, por edhe në rajon në përgjithësi, nuk do të jetë e kufizuar vetëm në ambientet shtëpiake, por të gjithë ata që kanë të hapur një llogari në Faceboook, do ta kenë mundësinë që ta luajnë këtë lojë on-line me miqtë e tyre, pa marrë parasysh se në cilin vend gjenden. Kjo lojë interesante është zhvilluar nga katër studentë të vyer të “Puntoria Sh.P.K”, Floriment Klinaku, Alket Rexhepi, Atdhe Konjufca dhe Pëllumb Hasani, të cilët vërtetë kanë arritur që të krijojnë një dizajn tejet atraktiv të kësaj loje. Qasja në lojën “Pishpirik” është e thjeshtë dhe gjatë luajtjes së saj mund të bisedohet përmes chat-it me lojtarët e tjerë, të dërgohen dhe pranohen dhurata.

Volkswagen Golf R7 mbërrin në 2014, ja si duket!

Në sallonin e makinave të Frankfurtit i cili pritet të zvillohet në shtator të këtij viti Volkswagen do të zbulojë zyrtarisht Golfin e ri R 7. Drejtuesit e kompanisë deklarojnë se makina e re do të jetë golfi më i fuqishëm prodhuar ndonjëherë në historinë gati 40-vjeçare të modelit më të shitur të të gjitha kohërave. Çmimi i këtij modeli pritet të jetë rreth 38 mijë euro.

BMW do të sjellë vogëlushin e mrekullueshëm Z2 (Foto)

Ka shumë njerëz që kanë mbetur të mrekulluar nga BMW Z4, por nuk e përballojnë dot çmimin e saj prej 33.950 eurosh. Por mund të prisni, për të gjithë ju kompania BMW do të sjellë vëllain e vogël të Z4, një vogëlush Z2, që është edhe i bukur, por edhe me muskuj. Për të krijuar makinën e re roadster, ata kanë marrë pak nga Mini e pak nga BMW e serisë 1. Në treg makina do jetë duke nisur nga viti 2015, me dy versione, një me 163 kuaj fuqi dhe një tjetër me 272 kuaj fuqi. Më poshtë gjeni galerinë e makinave të reja që do sjellë BMW së shpejti.

Gjenerata e re e BMW X6, ja si duket!

Prodhuesi bavarez, BMW, është treguar mjaft i suksesshëm me modelin X6, duke korrur suksese në të gjitha tregjet botërore. Për këtë arsye, kompania shpreson se do të vazhdojë me rezultate të mira edhe me lansimin e gjeneratës së re më 2014. I bazuar në gjeneratën e tretë të modelit X5, modeli i ri X6 i ri do të ketë pamje më agresive, çka do të dallohet nga modelet tjera të ngjashme. Po ashtu, do të jetë paksa më i madh se paraardhësi, ndërsa do të përdorë strukturën e re nga çeliku që është ndjeshëm më e lehtë se e tanishmja. Opsionet për motorë ende nuk janë bërë të ditura, por supozohet se do të përfshihet ai 3.0-litërsh turbo-benzinë, 4.4-litërsh bi-turbo V8 dhe 3.0-litërsh bi-turbo dhe tre turbo dizelë. /Dukagjini.com

Apple, premton 3 variante iPhone për 2013

Azia është burimi i informacioneve shumë interesante për iPhone dhe Apple. Kompanitë që prodhojnë komponentët e iPhone thanë për “China Times” se Apple do të prodhojë tre variante të reja të iPhone në vitin 2013. Dy nga modelet do të dalin në muajin qershor dhe e treta më vonë, gjatë këtij viti. Pra këtë qershor, Apple do të nxjerrë në treg dy versione të iPhone. Një do të jetë modeli i gjeneratës së 7, ose me fjalë të tjera pasardhësi i iPhone 5. Ky model do të quhet Apple iPhone 5 S. Në të njëjtën kohë, do të dalë një version me ekran 4.8 inch dhe do të quhet Apple iPhone Math. Të dyja do të kenë kamera 8 MP e prodhuar nga Largan Precision. 8 milionë kamera të tilla janë porositur nga Apple për të dy modelet e telefonëve. Më vonë, pas pushimeve verore të 2013 Apple do të nxjerrë versionin me kamera 12 MP. Foxconn do të jetë përgjegjës për prodhimin e 90% të komponentëve për iPhone. Sipas analistit të njohur Ming-Chi Kuo, telefoni i ri i Apple do të ketë skaner të gjurmës së gishtit që do të jetë vendosur tek butoni Home. Sipas Ming-Chi Kuo, pritet të kemi një telefon me çmime me të lira gjatë tremujorit të katërt dhe iPhone do të vijë me 6 ngjyra./Indeksonline/

“U shkrova letër fëmijëve para operacionit për bin Laden”

Vazhdon rrëfimi i pjesëtarit të ekipit Navy SEAL, që vrau terroristin më të kërkuar në botë, Osama bin Laden. Në një intervistë për revistën Esquire, ai tregon se si ai besonte se në këtë mision të rrezikshëm, mund të vdiste. “Isha i bindur 90 përqind se do ishte misioni i fundit”. Marinsi, që ankohet se shteti e ka braktisur, thotë se i do shumë fëmijët dhe qan vetëm kur largohet prej tyre. Babai i dy fëmijëve, thotë se është gjithmonë më e lehtë kur ata janë në gjumë. “I puth dhe nis e mendoj nëse kjo do jetë hera e fundit,” tregon ai. Por në rastin e operacionit për bin Laden, ai u shkroi një letër, duke menduar se do ishte operacioni i fundit. Ai thotë se kjo ishte një letër që ata do e lexonin kur të ishin 35 vjeç. “Nuk e dija se çfarë po shkruaja, ose nëse po i shpjegoja gjërat siç duhet. Doja të thosha se dëshira ime ishte që të rrija me ta gjithmonë”. Ndërsa shkruante, ai nisi të qante, pasi mendonte se ose do vdiste, ose do përfundonte në ndonjë burg në Pakistan, ku do e dhunonin për gjithë jetën e mbetur. “Ti shkruan, kjo është e tmerrshme. Më pas e merr veten. Gati për aksion”.

Dorëheqja e Papa Benediktit XVI u shoqërua me rrufe (video)

Vatikan, 12 shkurt- Pak orë pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI nga posti i Papës së Kishës Katolike, një rrufe goditi bazilikën e kishës Shën Pjetri në Vatikan, njoftuan mediet. Fenomeni u komentua në forma të ndryshme nga besimtarët dhe jobesimtarët. Por, gjithsesi përbën një mrekulli, që do të shënohet në librat e shenjtë.

Rrëzohet helikopteri gjatë xhirimeve të “Top Gear” (VIDEO)

Një garë në mes të një super-makine dhe një helikopteri gjatë xhirimeve të “Top Gear” në Kore, u bë paksa më dramatike se që është menduar kur helikopteri i ndesh me tokën. Dy mjetet që po garonin në këtë video ishin Corvette ZR1 dhe helikopteri AH1 Cobra, ku ky i fundit më vonë humbi kontrollin dhe u përplas për toke teksa videoja po përfundonte. Fatmirësisht, asnjë prej ekuipazhit nuk u lëndua seriozisht në këtë aksident, i cili ndodhi shumë afër stafit që po xhironin videon për “Top Gear”. “Top Gear” njihet për garat që zhvillon në mes të makinave të shpejta dhe makinave tjera: në një prej episodeve, Bugatti Veyron garonte kundër aeroplanit “Eurofighter Typhoon”; në një tjetër, një makinë Radical SR3 po garonte kundër aeroplanit CAP 232 Aerobatic Plane. Mirëpo, gara që do ta shihni në video, është një prej më të frikshmëve që keni parë ndonjëherë.

Facebook paditet për butonin “Like”

Facebook është duke u përballur me një veprim ligjor lidhur me përdorimin e butonit të saj më të famshëm - “Like”, dhe karakteristikave të tjera të rrjetit social.

 Padia është ngritur nga një kompani e cila pohon se e mban patentën në emër të themeluesit të saj, programerit tashmë të ndjerë, holandezit të quajtur Jozef Joannes Everardus van Der Meer. Rembrandt Social Media tha se suksesi i Facebook-ut ishte i bazuar, pjesërisht, në përdorimin e dy prej patentave të z. Van der Meer, pa leje.

 Facebook tha se nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me padinë ose pohimeve për padi të bëra nga Rembrandt Social Media. 

 Padia është paraqitur në një gjykatë federale në Virxhinia, pohon BBC në raportin e saj për butonin e famshëm të Facebook dhe mospajtimeve ligjore që kjo e fundit ka me kompaninë e themeluesit holandez. / Telegrafi /

Vjen prej Gjermanis ne Kosov Prej Gzimit Gjun AK47

Prezantohet per here te pare Samsung Galaxy 4,(VIDEO)

Shikoni se si tallet Ronaldinho me portierin (video)

Magjistari me top, Ronaldinho, edhe një herë ia ka bërë të ditur adhuruesve të futbollit që ende është gjallë dhe mund të na impresionoi me talentin e tij. Gjatë fazës stërvitore me klubin e tij Atletico Mineiro, filloi të tallej me portierin e ekipit, duke i shënuar pothuajse secilën herë që i ekzekutoi gjuajtjet e lira. Në shumë raste portieri mbetet i shtangur krejtësisht, pasi që gjuajtjet e të madhit Gauchos janë të pakapshme. Shikoni videon për të shijuar pak nga kjo magji e legjendës braziliane./Telegrafi/

Zanfinen e cmend me kendim xhamlarësi(video)

Shiko cfar kënge i kendon Zanfina Ismailit xhamlarësi dhe si e bënë te qesh ate nga fjalët qe ja thuri asaj.

Ja se ç’mund të bëjë një boss i mafias për të bijën

Shumë baballarë do bënin të pamundurën për të plotësuar ëndrrat e fëmijëve të tyre. Por një boss i mafias italiane shkoi një hap më tutje, duke detyruar një qytet të tërë për të votuar për të bijën e tij, që konkurronte në një garë televizive të këngës në Rai1, të quajtur “Ti lascio una canzione”. 56- vjeçari ishte aq i fiksuar pas fitores së të bijës, sa kishte ngritur edhe një fans- club për të në dhomën e këshillit bashkiak në qytetin Villaricca. Por vajza e tij 13- vjeçare u rendit e dyta. Policia e ka zbuluar mashtrimin kur bastisi shtëpinë e tij dhe gjeti 320 celularë, të cilët ai i kishte shpërndarë për të votuar për të bijën. Ferrara, i akuzuar për trafik droge, është kreu i një klani të Kamorrës në qytetin Villaricca pranë Napolit. Kamorra mendohet se është organizata mafioze më gjakatare në Itali. Ferrara është arrestuar këtë javë pasi dyshohet se ka trafikuar drogë nga Spanja në Itali. Ai e ka pseudonimin në napolitançe “O’Muccuso”, ose ndryshe Qurrashi. Ndonjëherë e thërrasin edhe Zi’Mimmi ose Daja Mimi./Indeksonline/

Te gjith keta njerez presin te kalojn rrugen (Video)

Keta dy djem e mashtrojn kete femer (Video)

Dy femijet me te shikuar ne youtube 500.000.000 shikime (Video)

Ja cfare ju ben ky djali vajzave me iphone (Video)

Dhurata me e mir per Shen Valentin qe i dhurohet nje Femre (Video)

Shqiptari grindet me gruan, i pret veshin

Shqiptari grindet me gruan i pret veshin, sipas policisë në Maqedoni, bëhet fjalë për F.Z, i cili pasi është fjalosur me gruan e tij, ka marrë thikën fillimisht e ka therë në gjoks e më pas dy herë e ka prerë në pjesën e veshit të djathtë. Njëzet e nëntë vjeçari nga Kumanova e ka therë gruan e tij në pjesën e gjoksit si dhe i ka prerë veshin, pasi që mes tyre ka pasur një konflikt verbal. Incidenti ka ndodhur në në banesën e tyre në rrugën “Revolucioni Popullor” në Kumanovë. Gruaja menjëherë është transferuar në spitalin e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia e ka arrestuar sulmuesin dhe pas zbardhjes së rastit do të lëshojë kallëzim penal./Indeksonline/

Afërdita Dreshaj kapet me DiCaprion!

Leonardo DiCaprio është kapur nga paparacët në krahët e një bukurosheje bionde që nga mediat britanike raportohet të jetë Afërdita Dreshaj. Në internet kanë shpërthyer disa fotografi ku DiCaprio duket i zhveshur në pjesën e sipërme dhe i kapur për qafe nga ish-Miss Univers Kosova. Se ishte pikërisht ajo, e ka konfirmuar edhe vetë modelja dhe këngëtarja nga Mali i Zi, e cila ka mohuar një lidhje të mundshme në Leonardon duke thënë se ata janë vetëm miq. “Ne vetëm po kalonim kohë së bashku si shokë”, ka thënë Afërdita për E! News, raporton. Ndërkohë çfarëdo që ka ndodhur gjatë kësaj kohe duket se ka qenë e paharrueshme për bukuroshen, pasi Afërdita ka shkruan në Twitter se po kalonte një ditë të “çmendur”. Afërdita e ka pranuar se është në lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi, derisa Leonardo, vitin e kaluar është ndarë nga modelja e “Victoria Secret’s” Erin Heatherton. Ai më herët ka pasur lidhje edhe me supermodelen Bar Rafaeli dhe Gisele Bundchen. Por, Afërdita nuk është e vetmja me të cilën DiCaprio po kalon kohë. Ai së fundi është parë në një jaht me supermodelen Naomi Campbell, ndërsa të mërkurën është fotografuar duke u puthur me një tjetër biondinë, që duket se nuk është modelja shqiptare. /Telegrafi/

iPhone 5S dhe iPhone 6 lansohen këtë vit?

Sipas një blogu kinez, produktet e shumë përfolura të Apple iPhone 5S dhe iPhone 6 janë parë në shitoren e ofruesit të Apple në Kinë. Në blogun Sina Tech, përdoruesi Old Yao ka shkruar që modelet e reja të iPhone do të lansohen gjatë këtij viti. I njejti, ka raportuar që një mik i tij i ka parë modelet duke shtuar se iPhone 6 duket më i gjerë, më i gjatë dhe më i hollë. Apple ende nuk e ka komentuar këtë lajm edhepse është kontaktuar nga agjensia e lajmeve teknologjike CNET. SIpas spekulimeve të mëparshme nga analistët teknologjik thuhet që Apple do të lëshoj në treg modelin iPhone 5S në qershor ose korrik. Gjithashtu, pritet që gjenerata e re S të kaloj modelin e fundit të iPhone me disa përmirësime duke përfshirë procesorin e ri A7 për performancë më të shpejt dhe sensor të ri me gisht. /Indeksonline/

Australi, ndalohen qirinjtë mbi tortë

Autoritetet shëndetësore në Australi kanë ndërmend të ndalojnë qirinjtë tradicionalë që vendosen në tortën e ditëlindjes, me argumentin se të frysh qirinjtë nuk është shumë higjenike, sidomos në dimër me mikrobet virale në qarkullim. Njoftimi i Agjencisë kombëtare për kujdesin shëndetësor ka shkaktuar shumë polemika, por ka pasur edhe nga ata që e kanë mirëpritur, edhe pse plani i autoriteteve është shumë serioz. “Kur fryhet për të fikur qirinjtë, mikrobet mund të përfundojnë direkte në tortë dhe për pasojë tek fëmijët e tjerë. Prandaj duhen hequr qirinjtë nga tortat e ditëlindjeve, të paktën nga ato që çohen në shkollat e fëmijëve”, ka thënë agjencia.

Humb të gjithë dhëmbët , pinte 8 litra Coca Cola çdo ditë

William Kennewel 25 vjeç, pinte 6 deri në 8 litra coca cola çdo ditë për katër vite me radhë, duke bërë që të krijojë një varësi ekstreme ndaj kësaj pije. I riu vazhdoi me këtë ritëm, deri kur nisën ti shfaqen problemet në dhëmbë, të cilët niseshin ti shkoqeshin njëri pas tjetrit, duke u detyruar që ti zëvendësojë me protezë. Nga ana e mjekëve siç raporton noa.al u tha se rënia e dhëmbëve të Kennewel erdhi për shkak të helmimit të gjakut nga coca cola e tepërt, çka çoi që në moshën 25 vjeçare të mbetej pa dhëmbë. I riu pranon se i shijonte shumë shishet e pijes me gaz, por se tashmë është bërë pishman pa fund./Indeksonline/

Ja ç’ndodh kur zgjidhni një hotel me pamje nga rruga (FOTO)

Kur rezervojmë një dhomë hoteli, shumica prej nesh kërkojnë një dhomë me pamje të bukur nga rruga. Por, për bujtësit e një hoteli në Cornish, pamja nga rruga buk ka qenë edhe aq e këndshme, duke qenë se për orë të tëra para tyre ka qendruar një furgon i bardhë, i cili i ka terrorizuar pasi është përplasur me hotelin. Drejtuesi i mjetit ka qenë i pirë dhe për këtë arsye e ka humbur kontrollin, duke e përplasur makinën me hotelin, por për fat ka mundur të mbijetojë./Indeksonline/


Tetë ujq ia sulmuan qenin

Një mbrëmje, kur lajmet duhej të nisnin në RTK, ai dëgjoi zhurmë jashtë dhe doli për të parë se ujqit po ia sulmonin qenin. “Kurrë ma herët nuk kam pa numër kaq të madh të ujqve te dera e shtëpisë”, thotë ai. Në mbrëmjen me borë të 26 janarit, rreth orës 19:30, derisa përgatitej të dëgjonte lajmet e ditës në Radio Televizionin e Kosovës, Florim Tahirit (35) ujqit ia sulmuan qenin, rojtarin besnik në oborrin shtëpisë së tij. “Dëgjova zëra jashtë shtëpisë”, tregon ai. “Kur dola, ishin kanë tetë ujq tu e sulmu qenin”. “Nuk disha as çka me ba, kurrë ma herët nuk kam pa numër kaq të madh të ujqve te dera e shtëpisë në këtë kohë. Me thanë drejtën u frikova shumë, se i kisha lopët në stallë dhe u tuta mos po sulmojnë”, vazhdon ai. “Po, tu bërtit, ikën. Qenin ma lënduan po shyqyr shpëtoi”. Florim Tahiri është banor i fshatit Hajkobillë të komunës së Prishtinës, në rajonin e Gollakut, në afërsi të kufirit me Serbinë. “Kurrë nuk e maj mend qe ka pasur më shumë ujq se tash”, thotë Tahiri, i cili jeton në këtë vend dhe ka edhe një fermë të vogël me gjedhe. Tahiri nuk është personi i vetëm i shqetësuar në lidhje me shfaqjen e shpeshtë të grupeve të ujqve në këtë zonë. Nezir Rexhepi, banor i fshatit Dabishevc, i cili e ka shtëpinë 500 metra nga vija kufitare, thotë se ujqit vijnë afër shtëpisë natën. “S’po guxoj as në qytet me dalë e me më nxanë terri, me i lanë fëmijët vetëm”, thotë Rexhepi. “Shumë shpesh duhet me u zgju në mes të natës e me lëshu ndonjë fishekzjarr që me i frikësu ujqit, po tash janë bërë njëjtë as nuk po tuten”. Menaxheri i Shoqatës së Gjuetarëve të Gollakut, Isak Sahiti, thotë se në këtë zonë situata nuk është alarmante, por prapë, shton ai, numri i ujqve është më i madh në krahasim me fshatrat tjera të Gollakut. “Ato fshatra janë në kufi dhe ujqit kanë mundësi me lëvizë nga Serbia në Kosovë e anasjelltas, dhe ne si shoqatë e gjuetarëve nuk kemi të drejtë me dalë në atë anë me gjuajt me armë”, tregon Sahiti. “Është e ndaluar nga policia pasi është zonë kufitare”. Kryetari i bashkësisë lokale që përfshin tri katundet Dabishefc, Hajkobillë dhe Gllogovicë, Ejup Hyseni, thotë se është normale që banorët të kenë këtë shqetësim. “Ata kanë fëmijët e tyre në shkollë dhe iu bie të udhëtojnë”, thotë Hyseni. “Për në Dabishec dhe në Hajkobillë nuk ka as autobusë dhe njerëzit duhet të ecin. Paramendojeni çka kish mundur të ndodhë nëse ndonjëri nga nxënësit qëllon në grup ujqish në mbrëmje?”. Sipas Isak Sahitit nga shoqata e gjuetarëve, duhet të mirren veprime që të mbahet situata nën kontroll. “Është zonë malore, ka shumë pak shtëpi dhe shumica e tyre janë afër malit”, thotë Sahiti.

Njeriu qe mundohet te behet si supermeni (Video)

Kjo eshte maxsimumi i ngritjes se peshes (Video)

Tifozi e sulmon portierin nga prapa (VIDEO)

Rrëzime ne akull, qe do të qesheni pa fund (Video)

Ja si e tradhetoj kjo grua burrin e vet (Video)

Ja cfar bastore ka nxan nje qytetar i Pejes


Stjuardesën e pushojnë nga puna pse publikoi këtë foto

Një stjuardesë u pushua nga puna në linjën ajrore ruse Aeroflot, pasi postoi në rrjetin social rus Vkontakte një foto të saj duke u nxjerrë gishtin e mesëm pasagjerëve. Stjuardesa Tatiana Kozlenko e vendosi foton në faqen e saj në Vkontakte, një faqe shumë popullore në Rusi dhe menjëherë ajo mori dhjetëra pëlqime. Por foton e zbuluan edhe shefat e kompanisë Aeroflot, që vendosën ta pushojnë atë nga puna. Vetë Tatiana thotë se nuk është fajtore, pasi fotoja ishte shtuar në faqen e saj. “Nuk jam unë aty, ky aeroplan nuk është i kompanisë sime. Nuk e di pse më shkatërrojnë jetën për kaq gjë. Kërkoj ndihmën tuaj,” shkruan ajo në Vkontakte.

Mascherano reagon: Ronaldo po më kopjon

Menjëherë pas shënimit të auto golit nga Cristiano Ronaldo (që ndodhi vetëm para pak minutash), futbollisti i Barcelonës, Mascherano ftoi një konferencë për shtyp. I njohur për autogolat e tij me Barcelonën, gjë që e bëri dhe më të famshëm, Mascherano, menjëherë pas shënimit të autogolit nga Cristiano Ronaldo, deklaroi për mediat: “Ashiqare Cristiano po tenton të më kopjoj. Auto golat janë specialitete të mia. Nuk ka pse mundohet të më kopjoj mua, le të mirret me Messin. Unë i premtoj fansave se do të vazhdoj me autogolat e mia më të bukura, dhe premtoj se nuk do të i zhgënjej fansat në këtë aspekt. Shpresoj që “do-do” të mos vazhdojnë të më kopjojnë.” – përfundoi Mascherano. /llafet/

Mblidhen 150 mijë euro për shërimin e Naronit

Në një email të dërguar në emailin e redaksisë së Telegrafi.com, nga Zgjim Sojeva - koordinator i iniciativës për ta ndihmuar shërimin e Naron Kçikut - konfirmohet se brenda vetëm shtatë ditëve janë grumbulluar rreth 150.000 euro, të cilat do të jenë të mjaftueshme për të kryer operacionin dhe për mbuluar shpenzimet e hospitalizimit. “Me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomike, qytetarë të shumtë, biznese dhe organizata të ndryshme nga Kosova dhe diaspora nuk kanë kursyer për të mbështetur Naronin që të vazhdojë buzëqeshjen. Ekipi i mjekëve në Gjermani ka nisur përgatitjet dhe operacioni pritet të bëhet gjatë javëve në vijim”, thuhet në letrën e tij. “Ju sigurojmë që çdo cent i mbledhur për Naronin, që tejkalon shumën e shpenzimeve për operacionin e tij, do të dedikohet për ndonjë rast tjetër të ngjashëm ose do t’i jepet si donacion jetimores së qytetit. Edhe për këtë do sigurohemi që të bëjmë publik transaksionin bankar. Për fund, ne jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka shumë fëmijë si Naroni që kanë nevojë për ndihmë financiare për t’u mjekuar jashtë vendit. Por, si miq të prindërve të Naronit, kemi ndjerë për obligim që të angazhohemi me forcat tona dhe të kërkojmë ndihmën tuaj për të siguruar mjetet e nevojshme. Ndoshta rasti i Naronit, por edhe shumë fëmijëve të tjerë duhet të shërbej si thirrje për të nisur një peticion qytetar drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të rritet presioni për krijimin e sistemit të Sigurimeve shëndetësore, si zgjidhje e qëndrueshme e këtij problemi” Naroni është i lindur më 30 gusht 2012, ndërsa është diagnostikuar me ngushtim të kanaleve biliare. Kësisoj bila toksike, e cila prodhohet në mëlçi, nuk mund të rrjedhë dhe dëmton mëlçinë. Dhe, kur nuk trajtohet rezulton në cirozë të mëlçisë, që është kërcënuese për jetë dhe humbje të funksioneve të mëlçisë. Ekspertët shëndetësorë në klinikën gjermane të Regensburg janë shprehur të sigurt për shërimin e tij. Pagesa tani do t’i bëhet Klinikës Universitare në Regensburg ku edhe do të fillojë trajtimi dhe operacioni i Naronit. /Telegrafi/