Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka qenë i befasuar kur ka kuptuar para ndeshjes me Malaga se kapiteni Iker Casillas nuk do të jetë në përbërjen startuese.
Reali është mposhtur 3:2 nga Malaga, ndërsa Jose Mourinho ka deklaruar se mungesa e Casillasit ka qenë çështje teknike.
Mediat spanjolle raportojnë se askush nuk ka ditur se çfarë do të bëjë Mourinho, derisa Perez ka mbetur i shtangur kur një gazetarë në prag të nisjes së takimit i ka treguar në celular përbërjen e parë të Realit.
Ai së pari ka shikuar në celular me syze, ndërsa më pas i ka hequr ato që të shoh më mirë dhe ishte i nervozuar kur e kuptoi se Casillas nuk do të jetë në porta.