Milani arriti që të shënojë fitore të madhe në udhëtim te Torino, por që në fund të ndeshjes, ndodhi një "kacafytje" mes mbrojtësit francez Philippe Mexes me bashklojtarin e tij brazilianin Robinho.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë se çka e shtyri francezin, të reagojë ashtu ndaj shokut të skuadrës, por mediat italiane, aludojnë se Mexess "qorton" Robinhon, për mos angazhim dhe për egoizëm të tepruar.