Fitorja e tretë në “Allianz-Arena” në po kaq ndeshje, bën “kurban” BATE-n që kishte hesape për të larë me Bayernin si skuadra e vetme që i kishte mundur.
Në fitoren e mbrëmshëm 4:1 në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë zyrtar në fanellën e Bayernit.
Shaqiri në këtë ndeshje ishte më i mirë në fushë, pasi që ishte asistues edhe në golin e parë të Bayernit me autor Gomezi.
Gëzimin e golit të parë, Gomezi e ndau me Shaqirin, mirëpo përqafimi e kishte një pjesë interesante. Dora e majtë e Gomezit kishte hyrë më thellë seç duhet në të pasmet e Shaqirit. Ishte rastësi!