Tifozi sulmon gjyqtarin, ai ‘mbrohet’ me flamur (Video)

Skena të këqija vijnë nga një ndeshje e futbollit në Trinidad & Tobago ku u takuan San Fernando dhe Shiva Boys. San Fernando ishte në epërsi 2-1 kur një tifoz i skuadrës mysafirë hyri në fushë dhe sulmoi gjyqtarin anësor. Por, ky i fundit nuk tentoi ti shmanget atij por iu kundërpërgjigj duke e goditur me flamurin e tij. Më pas erdhi intervenimi i policisë të cilët rrëzuan përtokë sulmuesin kurse anësorin e përcollën jashtë fushës.