Pepe serish me stilin "Kung Fu" (Video)

Të shtunën, Real Betis befasoi Real Madridin duke e mposhtur 1-0 dhe shtoi disavantazhin e mbretërve ndaj liderit Barcelonës në plot 11 pikë. Por, në këtë duel ndodhi një ngjarje për të cilën është dashur të presim disa ditë në mënyrë që të nxirret në Youtube. Mbrojtësi i Realit, Pepe sërish bëri një veprim të dhunshëm, siç ka bërë jo pak herë në të kaluarën. Portugezi pa dyshim se ishte i hidhëruar nga disavantazhi gjatë takimit dhe me një kung-fu goditje qëlloi një kundërshtar për çka u ndëshkua me karton të verdhë.