Ronaldo: Ja pse e dua Jose Mourinhon

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë, dhe më i miri me të cilin ka punuar ndonjëherë. Këtë deklaratë e dha në Angli, duke nënkuptuar para angezëve se Mourinho është më i mirë edhe se Sir Alex Fergusoni. ”Ka shumëçka që më bashkojnë me Mourinhon. Ai është numër një, mbi të gjitha vlerësoi tek ai sepse i pëlqen të fitoj dhe urren që të humbë, kështu jam unë dhe ai. Jemi të fokusuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Është ëndrra ime që të fitoj në këtë garë. Ne duam 3 pikë ndaj Cityt që të rivalizojmë Dortmundin për kreun e tabelës” deklaroi Crsitiano Ronaldo./Indeksonline/