Në shitje Ferrari i aksidentuar i Ronaldos (Foto/Video)


Ferrari me të cilin superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, bëri aksident në Mançester para tre vitesh, ka dalë në shitje për 50.000 euro. Futbollisti portugez, i cili asokohe luante për Manchester Unitedin, u përplas me automjetin e tij, ‘Ferrari 599 GTB Fiorano’, në një mur të një tuneli në Mançester në vitin 2009. Që atëherë, automjeti nuk është rregulluar, ndërsa tani ka dalë në shitje në Francë për një shumë prej 40.000 funtesh (rreth 50.000 euro).