Sergio Ramos ka festuar ndryshe golin e tij të shënuar mbrëmë ndaj Athletico Bilbaos. Ramos festoi sikur të dinte se tifozë të shumtë ksovar të Realit po e shikonin atë, duke bërë shqiponjën me duar.
Por festimi i tij ishte për bashkëlojtarin e tij Mesut Ozil.”Festova golin për të. Unë dhe të tjerët jemi borxh ndaj tij. Ai akuzohej për një sezon të keq, por që skuadrën po e ndihmon shumë. E rëndësishme që jemi në formë të mirë, teknikisht dhe mentalisht. Fatkeqësisht Ronaldo nuk arriti të shënoj, por ai është i lumtur me fitoren e skuadrës” deklaroi Ramos.