Polici ngul makinën në beton
Është quajtur në media “provë betonuese e mençurisë” së policëve. Një polic gjerman e futi makinën e punës drejt e në një zonë me beton të saposhtruar.
Polici i pafat ishte një nga dy oficerët që po ndiqnin një burrë dhe një grua të dyshuar si hajdutë biçikletash në Braunshveig, Gjermani, citon panorama.
Sapo mori kthesën, polici e zhyti makinën e punës, prej 40 mijë eurosh, në një korsi autobusi ku punëtorët e rrugës sapo kishin shtruar beton.
Polici e kuptoi se ishte ai personi që kishte nevojë për ndihmë dhe qëndroi aty deri kur një rimorkiator mbërriti për shpëtimin e tij.
Makina u tërhoq nga zhytja 15 cm në beton. Por me gjithë sakrificën e tij, kolegu kishte arritur të arrestonte burrin dhe gruan e dyshuar si hajdutë./Indeksonline/