Me këtë deklaratë, filloi epoka Guardiola
Janë bërë sot 4 vjet që kur Pep Guardiola kishte filluar punën e tij si trajner i Barcelonës. Trajneri i njohur spanjoll 4 vjet më parë ishte paraqitur para lojtarëve të Barcelonës duke zëvëndësuar ish trajnerin holandez, Frank Riijkard.
Fotoja në profil paraqet Guardiolën në takimin e parë me lojtarët e Barcelonës, 4 vite më parë. Gazetat spanjolle kanë paraqitur edhe deklaratën e tij të parë para futbollistëve të Barcelonës, shkruan IO.
”Mirëmëngjesi zotërinjë. Unë po paraqitem para jush si trajner për herë të parë në jetë. Është nderi më i lartë sepse unë e dua këtë klub. Gjithçka që unë bëj është e bazuar në dashurinë time për Barcelonën. Dua nga ju të jeni mbi të gjitha sportista ku mbizotëron rendi e disiplina. Ekipi ka kaluar në kohë të vështira, është koha diçka për të ndryshuar dhe të fillojmë diçka të re. Unë kam qenë edhe më parë pjesë e këtij klubi dhe e di për gabimet që janë bërë. Unë do ta mbroj këtë skuadër deri në vdekje, gjë të cilën e kërkoj edhe nga ju. Unë nuk dua të zemërohem me ju, vetëm se kërkoj 100% nga ju. Ky është klub i zotërinjëve ku secili duhet të bëj atë që di. Dua që në skuadër të krijoj një grup që të ndihemi si një familje. Nëse ju kërkoni diçka nga unë, unë do të toleroj. Nëse klubi nuk ka rezultate, fajtori jam unë, por nuk duhet filtruar fare me mediat. Nuk dua që të krijoj një skuadër që të jemi në luftë mediatike dhe konfrontuese as me skuadrat tjera. Keni besim në mua, sepse unë e di çka duhet bërë në këtë skuadër. Stili i futbollit tonë është përcaktuar nga historia dhe ne duhet ti jemi besnik kësaj. Kur ne kemi topin, nuk bën ta humbasim, duhet të luajmë bukur. Të fillojmë djema” ishin fjalët e para të Pep Guardiolës.
Pas kësaj deklarate edhe nisi historia e Barcelonës, pasi që kjo skuadër fitoj gjithçka çka duhej me futbollin ndoshta më spektakolar që është parë ndonjëherë në këtë sport.