Barcelona me stadium dhe fanelë të re
Një “Camp Nou” i ri për Barcelonën. Klubi ka zgjedhur të kryhet një referendum për të vendosur se kur, ku dhe si do të ndërtohet impianti i ri, por “El Mundo Deportivo” zbulon detajet e para të projektit ambicioz ku në planet e drejtuesve është që “Camp Nou” i të ardhmes të jetë pranë atij aktual.
Politika e një vendimi të tillë sipas të përditshmes katalanase ky opsion ka të bëjë me politikën e klubit edhe për të fituar ndaj një refuzimi të mundshëm emotiv nga ana e tifozëve për t’u zhvendosur nga pozicioni i tyre aktual. Në këtë mënyrë do të jenë më pranë dhe strukutrat e tjera të klubit si Piosta de Gel apo Palau Blaugrana ku luan ndeshjet e saj Barcelona e basketbollit edhe ajo një ndër forcat kryesore të Evropës në Euroleague por dhe struktuart mikpritëse parqet hotelet auditorët dhe një super dyqan i artikujve të klubit blagrana.
Për sa i përket projekteve të së ardhmes, “El Mundo Deportivo” bën dhe një tjetër zbulim shumë të rëndësishëm. Klubi ende nuk ka zbuluar se si do jetë fanela e sezonit të ardhshëm por gazeta paralajmëron se në të stema e Qatar Foundation do të zëvendësohet nga Qatar Airways, kompanisë së fluturimeve falë të cilës klubi do të arkëtojë 170 milionë euro në 6 vitet e ardhshëm, në këtë mënyrë Barca do të ketë për të parën herë në historinë e saj një logo ekskluzivisht komerciale në fanelën e saj, pasi akordi i mëparshëm për logon Qatar Foundation bazohej në motive humanitare, por Unicef në këtë rast ka treguar mirëkuptim duke mos nxjerrë asnjë pengesë për logon e re.