Spektakël në Sidnej (video)

Viti 2013 tashmë ka arritur në disa vende. Banorët e Kiribatit dhe Samoas në Paqësorin Jugor kanë qenë të parët që kanë hyrë në vitin e ri. Pak më vonë, ai ka arritur edhe në Zelandë të Re dhe në Australi, së bashku me fishekzjarre dhe me manifestime nga më të ndryshmet. Organizime të mëdha priten anembanë globit, përfshirë Nju Jorkun, Pekinin, Dubain dhe Moskën. Për herë të parë në disa dekada, edhe banorët e Birmanisë do të presin vitin e ri jashtë, në kryeqytetin Rangon. Autoritetet atje kanë premtuar shfaqje me drita dhe të tjera festime.

Stupcat Pronto 2013 - Nanat e ministrave

Stupcat Pronto 2013 - Baci PEQ SIDA

Stupcat Pronto 2013 - Ministrat tu knu te vorri i nanes

Stupcat Pronto 2013 - Gixha

Shikojeni: Vozitësi xhiron momentet e rrëzimit të aeroplanit në autostradë (video)

Së paku katër persona janë vrarë kur një avion rus dje është rrëzuar në autostradën afër aeroportit të Moskës. Një video incizim që tregon këtë fatkeqësi bizare është postuar në internet. Incizimi është bërë diku iu falënderuar një kamere të vogël e cila ishte e vendosur në një veturë udhëtarësh dhe e cila ka kapur momentin kur aeroplani nga qielli është rrëzuar në autostradë. Një veturë që ishte parë asaj në të cilën ishte vendosur kamera për pak i ka shpëtuar goditjes direkte me aeroplan, ndërsa para rrëzimit, pjesët e tij janë shpërndarë gjithandej në rrugë, derisa njëra nga rrotat e aeroplanit ka goditur edhe veturën. Deri më tash nuk dihen shkaqet e fatkeqësisë marrë parasysh se aeroplani është rrezuar pak pas fluturimit, mirëpo përfundimet preliminare tregojnë se bëhet fjalë për gabim njerëzor. Kapiteni i fluturakes dhe kopiloti janë vrarë në vend, derisa dy persona tjerë kanë vdekur rrugës për në spital. Aeroplani i kompanisë “Red Wings” fluturonte nga Pardubica në Çeki, kurse pas që ka lënë disa udhëtar në aeroportin e Moskës, ka udhëtuar vetëm me personel për në bazë e tij në një pjesë tjetër të qytetit. (ORAinfo)

NASA: Shikojeni si paraqitet gjendja e globit (Video)

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA na ofron mundësinë për një tjetër këndvështrim mbi botën tonë. Është në fakt një panoramë konkrete e globit, e marrë gjatë netëve me qiell të pastër nga sateliti Suomi.

Radamel Falcao bie viktimë e kamerës së fshehtë! (Video)

Skenari i bukur, sulmuesi i Atletikut të Madridit, Radamel Falcao bie viktimë e shakasë së Adrian Lopez, bashkëlojtar në të njëjtin ekip! Sipas skenarit, të dy lojtarët e fillojnë ditën duke marre me qira një Ferrari Spider, me vlerë 450.000 euro, me qëllim për ta testuar nëpër rrugët e Madridit. Në vazhdim, shkojnë për të ngrënë në një restorant, ku dhe parkojë jashtë saj super makinat. Gjatë kohës që ata ndodheshin brenda në restorant, parkingu u kthye në vend për llamarina me shikim kaq të habitshëm dhe befasues të Falcao-s të shfaqej me mënyrën më të përshtatshme për kamerën fshehtë.

Stupcat Pronto 2013 - Politikanat Bexheti Atifetja Jakupi

Stupcat Pronto 2013 - Fuka & Misini - Korrupsioni i Fahrush Profesorit

Zbulohet pakti sekret Ronaldo-Ferguson

Mbërrijnë lajme bombë në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldo.Sipas asaj që raporton ‘Record’, ka një pakt sekret mes Sir Alex Ferguson dhe yllit portugez të Real Madrid për një transferim në ‘Old Trafford’ në rast se largohet nga ‘Los Blancos’. Prej javësh Ronaldo po lëshon sinjale divorci me Real Madrid dhe i ka premtuar Sir Alex Fergusonit se, në rast se do ti japë lamtumirën ‘Merngues-ve’ do të shkojë pikërisht te Manchester United./Kohasport.net/

NISEN NE PUSHIM ME 1,8 MILION EURO DUKE I FSHEHUR NE VETURE.

Policia franceze kënaqur gjatë kontrollit të një pikë kontrolli makinë pavarësisht Strasburg, në të cilin ka pasur dy kineze. Kineze e lartpërmendur kapur në pikën e kontrollit në makinë transferuar edhe 1.8 milionë përllogaritur në rreshtim e shoferit dhe pasagjerit përpara vendesh. Gjetur edhe 38.000 kartëmonedha e 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro. Paratë kineze është fluturuar në Audi A6 dhe arrestuar muajin e kaluar, pikërisht më 11 nëntor. Policia franceze me detajet e rastit vetëm dje doli në publik. Shoferi dhe pasagjeri para që jetojnë në Portugali dhe Francë, apo Paris, mbërriti me aeroplan ku punësuar një makinë për të shkuar me pushime.



Stupcat me një episod special për vitin e ri (Video)

Oxygen Show (Promo) Emisioni për vitin e ri 31.12.2012 (Video)

Çfarë ndodh kur një burrë nuk rruhet për një vit?

Londër: Dave Phillips morri pjesë një vit më parë në lëvizjen Movember, një muaj pa u rruajtur. Por ai shkoj përtej duke ndejtur një vit. Tashmë ai po përgatitet të rruhet pas një viti për të puthur fëmijën e tij 14 javëshe, njofton 'as'. "Vajza ime ka lindur në shtator dhe është ajo arsyeja që do të rruhem pas një viti, pasi nuk e kam puthur asnjëherë", rrëfen 27-vjeçari.

Ja sa para fiton cdo sekond Bill Gates

Themeluesi i Microsoft Corporation” prodhues kryesor i programeve kompjuterike Bill Gates në çdo sekond të jetës së tij fiton 290 dollarë. Gates u bë i famshëm në gjithë botën si një nga shembujt më të mirë ku tregohet se si njeriu mund të pasurohet. Ai kur ishte vetëm 13-vjec arrinte të shpikte programe kompjuterësh plotësisht të pavarur e të rinj. I mbyllur dhe i vetëm ai kalonte ditë të tëra përpara kompjuterëve të vjetër, të cilët fal tij pësuan një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe një lansim kolosal në treg. Sot Bill Gates është njeriu më i pasur i botës, për çdo sekonde që kalon ai fiton 290 dollarë, një shifër marramendëse, teksa pasuria e tij kalon çdo lloj parashikimi dhe nuk njeh limite./InfoGlobi.

Doni ta shihni "bombën" e vërtetë në pishinë? (VIDEO)

Gezuar me Ujqit 2013 - Humor 1: Vali Corleone (Official Video HD)

Berluskoni paska nisur që të kursejë

36 milion euro në vit nuk janë pak. Menjëherë pasi u bënë të ditura detaje në lidhje me divorcin e ish- kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, duket se ky i fundit ka nisur kursimet. Në Romë ai vendosi të marrë trenin për në Milano, së bashku me të fejuarën e re, Françeska Paskale. S’ka më limuzinë, avion privat, thjesht një biletë treni. Dhe kjo nuk është se kushton pak pasi klasi ekzekutiv është rreth 200 euro. Ish- kryeministri italian duhet të paguajë për ish- gruan e tij, Veronika Lario, 36 milion euro në vit. I bie 3 milion euro në vit për 56 vjeçaren. Megjithatë Berluskoni ka arritur të mbajë vilën e tij Belvedere, me një vlerë prej 78 milion euro. Edhe në firmat e shumta të Berluskonit, Lario nuk do ketë pjesë./Indeksonline/

Tuna “Telefonin e kam në një vend të sikletshëm”

Këngëtarja e njohur shqiptare Tuna duket se e ka ekzagjeruar me të folurën në publik. E pranishme në panelin e spektaklit “X Factor” që transmetohet në Televizionin Klan, Tuna në një moment publikisht deklaroi se “falënderoj të gjithë miqtë dhe fansat për mesazhet që po më dërgojnë.Telefonin e kam me vibrim dhe ndodhet në karrige. Është me vibrim dhe ndodhet në një vend të papërshtatshëm”. Një deklaratë të cilën e ka përcjellë me të qeshura pa e patur aspak problem.

Aksidentet me të rënda për vitin 2012 (VIDEO)

Në botë gjatë vitit ndodhin shume aksidente rrugore, disa prej tyre me pasoja të rënda për drejtusit apo pasagjerët. LiveLeak dhe ProChan, në një speciale sjellin edhe aksidentet me te rrezikshme që kanë ndodhur gjatë vitit 2012">2012.

Tronditet YouTube, miliarda klikime të rreme!

Kompani të mëdha regjistrimi të CD-ve kanë humbur më shumë se dy miliardë klikime në YouTube, pasi sajti i famshëm u godit nga klikimet e rreme. Goditja më e madhe i është dhënë shtëpisë diskografike Universal, njëkohësisht producentë të Rihannas, Nicki Minaj dhe Justin Bieber, e cila ka humbur më shumë se një miliard shikime, nga një total prej shtatë miliardësh. Kompania Sony vjen e dyta, e cila po ashtu menaxhon personazhe shumë të njohura të muzikës, Alice Keyes, Rita Ora, Labirinth, etj. Kompania ka humbur më shumë se 850 milion klikime në një ditë të vetme. Youtube ka shërbyer gjithmonë si një tregues i suksesit të këngëtarëve, edhe pse jo zyrtarisht. Po ashtu, numri i klikimeve ka shërbyer për ndarjen e të ardhurave të reklamave nga partnerët. Tashmë duket se është kërcënuar seriozisht besueshmëria e artistëve dhe klikimet që ato kanë në videot e tyre. Rënia dramatike erdhi pas një auditimi të brendshëm të bërë nga YouTube, në një përpjekje për të luftuar pikërisht klikimet e rreme, njofton Panorama. Hakersat kanë krijuar në mënyrë artificiale një numër të caktuar klikimesh ose “e pëlqej” në Youtube, duke bërë që video të caktuara të duken sikur janë më popullore se në të vërtetë, duke rritur kështu edhe ekspozimin e tyre në rrjet. Shumë prej kanaleve të prekura përfshijnë edhe ato të Michael Jackson, Chris Brown, Beyonce, yllit të X-Factor, Leona Lewis apo edhe vetë kanalin e producentit të X- Factor, Simon Cowell, i cili humbi vetëm në një ditë më shumë se 24 milionë klikime.

Ja celulari më i hollë në botë

Kompania kineze e telekomunikacionit ZTE planifikon të thyejë disa rekorde në CES 2013, ku në mesin e tyre është celulari më i hollë në botë nga ekranet 5 inç (12.7 cm). ZTE Grand S ka një ekran 5 inç, rezolucion 1920 x1080 pikselë dhe një kamerë 13 megapikselë duke pasur nje trashësi vetëm 6.9 mm. Specifikimet e tjera nuk janë zyrtarizuar ende, por Unwired View raporton se pajisja do të ketë një procesor 1.5 GHz quad-core Qualcomm Snapdragon S4 procesor, 2GB RAM dhe një bateri 2,500 mAh. Çmimi thuhet se do të jetë rreth $449, por saktësisht do të zbulohet në CES 2013, që do të mbahet nga data 8-11 Janar në Las Vegas.

Kjo femer friksohet nga shpejtesia e ferrarit (Video)

Ja vetura familjare e vitit

BMW 320d Touring në regji të revistës britanike ‘Top Gear’ është zgjedhur si vetura familjare e vitit. Ky titull është edhe më i rëndësishëm nëse dihet reputacioni i gazetarëve britanik të cilët pa kurrfarë ngurrimi i japin vlerësimet. Ndoshta pikërisht për këtë blerësit potencial më shumë i kushtojnë vëmendje titujt që i ndan Top Gear dhe ai evropian”Car of the Year”. Dhe pikërisht BMW 320d Touring nga ky ekip është zgjedhur top-vetura familjare.

Fëmijët lahen jashtë në minus 30 gradë Celsius (Video)

Në qytetin Rus Barnaulu ku temperaturat gjatë dimrit janë deri në minus 30 gradë nën zeron, fëmijët e një kopshti çdo ditë lahen jashtë me ujë të ftohtë gjatë tërë vitit. Në videon shihet se si këta fëmijë lakuriq luajnë me borën dhe lahen me ujë të ftohtë. Drejtoresha e këtij kopshti para 18 viteve e ka vendosur këtë rregull me qëllim që fëmijët të jenë më të shëndetshëm dhe më rrezistent ndaj viruseve. Fëmijët me lejen e prindërve që prej moshës dy vjeçare lahen jashtë, kjo zgjatë rreth dy minuta. Ata lahen vetëm nëse temperature është deri minus 30 gradë.

E han foren ky djali (Video)

Një moment interesant u pa para fillimit të ndeshjes Sunderland-Manchester City, dje në Premierligë. Mbrojtësi spanjoll i Sunderland, Carlos Cuellar e preku në kokë një djalosh me fanela të Manchester Cityt. Por ajo e prekje e rastësishme u bë si fore me djaloshin simpatik. Atij i humbi "topi" duke mos e ditur se nga erdhi ajo prekje, për të bërë disa rikthime 360 shkallë për të mos e gjetur dilemën e prekjes.

Futbolli nuk eshte per ferma ja cfare bejn. (Video)

Qeni hidhet për të mbrojtur të zotin, mbetet pa turi

Kabang iu nënshtrua një ndërhyrje të re kirurgjikale, për të mbyllur plagën në turi, në mënyrë që qeni të mos infektohet nga bakteret. “Nuk ekziston një protezë që të zëvendësojë pjesën e sipërme të turirit, ndaj na mbetet vetëm që të mbyllim plagën për të shmangur infeksionet”, shprehen stafi i mjekëve. Kabang është një qen i cili ka mbetur pa turi teksa u hodh përpara një motorri për të mbrojtur të zotin e tij që të mos aksidentohej. Rudy Bunggal e gjeti qenin kur ishte i vogël, teksa e kishte përplasur një makinë që i kishte vrarë këmbën, duke e marrë në shtëpi dhe duke u përkujdesur për të, për vite me radhë. Por qeni vetëm pak vite më pas i ktheu nderin, duke i dalë përpara për ta shpëtuar Rudy-n, teksa një motorr po sulej drejt tij. Gjatë aksidentit koka e qenit mbeti në rrota, ndërsa pjesa e sipërme u këput. Pavarësisht këshillave të mjekëve për tu dhënë fund vuajtjeve të tij, familja vendosi ta mbajë në jetë, ndërsa së fundmi ka sjellë në jetë 6 këlyshë. Aktualisht po mblidhen fonde për kurimin e plotë të tij, në mënyrë që të ketë sa më pak dhimbje e plagë./Indeksonline/



Kujt i pelqen shpejtsia duhet ta shikoj kete video Patjeter ( Video )

Ja lista sa paguhen këngëtarët për Vitin e Ri

Derisa po afrohet festa e Vitit te ri, shume nga ta tashme jane te angazhuar ne hotele e diskoteka, ne trojet shqiptare dhe vende tjera ku festojne shqiptaret. Ne kembim te performimit te tyre ne keto mbremje festive, do te marrin shuma te majme te parave. Ne listen e me te shtrenjteve edhe me tej qendrojne: Adelina Ismaili, Labinot Tahiri, Shkelzen Jetishi e Florian Mumajesi. Sipas Klan Kosova, keto jane shumat qe kengetaret do te marrin per nje nate kendimi per festen e Vitit te ri: Adelina Ismaili – mbi 5000 euro Labinot Tahiri – 5000 euro Shkelzen Jetishi – rreth 5000 euro Flori Mumajesi – 4000 euro Adrian Gaxha dhe Floriani – 4000 euro Genta Ismjali – 3000 euro Elvana Gjata – 3000 euro Dafina Zeqiri – afer 3000 euro Eli Fara – afer 3000 euro Capital T – afer 2000 euro.

BMW Z4, veturë për të gjitha moshat

Prodhuesi i njohur i veturave “BMW” e prezantoi modelin e freskuar Z4 premiera e të cilit do të jetë në fillim të vitit të ardhëm në Detroit në panairin “NAIAS”. Që të mund t’i dalloni ndryshimet, përkatësisht dallimet e këtij modeli nga modeli paraprak, duhet me siguri të jeni pronar i te dy modeleve apo adhurues i madh i roadster-it bavarez. Ndryshime minimale “BMW” bëri ndryshime minimale në këtë “facelift”, kështu që është shumë e vështirë të vëreni të riun të ashtuquajturin 3D dizajnin e LED rrathëve në dritat e parme, kornizën e re në drita të drejtimit, dhe rrotat e reja prej 17 dhe 18-inç. Këtu është edhe pakoja e re “Hyper Orange”, e cila ndoshta do të mbajë emërtimin e ndryshëm në tregjet e caktuara, e cila mund të porositet në tri ngjyra të re metalike, dhe atë në ngjyrën gri “Mineral”, të argjendit “Glacier” dhe portokallit “Valencia”. Pakoja e re e “styling-ut” të enterierit sjell kombinimin e lëkurës së zezë dhe asaj Alcantre e cila dallohet edhe me të qepurit me ngjyrë të portokalltë dhe pjesët tjera me këtë ngjyrë që gjenden në tabelën e instrumenteve, në tapiceritë e dyerve etj.. Risi, modeli Z4 sDrive18i Risia më e madhe pa dyshim që është zgjerimi i ofertës me modelin e ri Z4 sDrive18i. Bëhet fjalë për automobilin të cilin do ta vë në lëvizje motori 2.0-litra 4-cilindërsh turbo me benzinë me 156 KF dhe 240 Nm i cili do të pajiset me ndërruesin manual me gjashtëshpejtësi, përkatësisht me ndërruesin opsional automatik me 8 shkallë të transmisionit. Me këtë motor Z4 do të përshpejtojë deri në 100 km/h për 7.9 sekonda dhe do të arrijë shpejtësinë maksimale prej 221 km/h. Harxhimi mesatar sipas të dhënave që vijnë nga fabrika do të sillet rreth 6.8 l/100 km. Pjesa tjetër e motorikes mbetet e pandryshuar, përkatësisht në ofertë edhe më tutje, dhe kjo natyrisht varet nga tregu, do të mbeten edhe modelet sDrive20i, sDrive28i, sDrive35i dhe sDrive35is. Shitja e këtij modeli të ri do të fillojë nga muaji mars i vitit të ardhëm.

Kjo është hekurudha më e gjatë në botë: 2300 km kalohen për 8 orë (video)

Kina hapi zyrtarisht për pasagjerët linjën më të gjatë në botë të trenave me shpejtësi të lartë. Linja hekurudhore lidh kryeqytetin Pekin me kryeqendrën ekonomike dhe financiare jugore Guangzhou. E gjatë 2298 kilometra, trenat në këtë hekurudhë do të udhëtojnë me shpejtësi mbi 300 kilometër në orë duke përgjysmuar kohën e udhëtimit nga Pekini në Guanzhou që aktualisht është më shumë se 22 orë. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se u zgjodh data 26 dhjetor për përurimin e kësaj vepre, më modernia e llojit të saj në botë, për të nderuar Mao Ce Dunin, liderin e parë të Partisë Komuniste kineze që ka lindur pikërisht në këtë datë. Por pavarësisht trumpetimit, ndërtimi sistemit hekurudhor modern kinez është vënë në qendër të kritikave. Muajin e kaluar në lindje të vendit, 5 persona gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes së një treni të shpejtësisë së lartë dhe shkak i aksidentit ishte bërë një keqfunksionim në sistem. Kritikët thonë se rrjeti hekurudhor është bërë folezë e korrupsionit të zyrtarëve vendor e qendrorë që me ndërtimin e tij u heqin nga duart miliona dollarë në vit kinezëve.

Kush thotë se “Michael Jackson” ka vdekur? (Video)

Kush thotë se Michael Jackson ka vdekur? Nëse ai origjnali ka vdekur me të vërtetë, vijnë disa të rinjë që “e ringjallin atë”. Shikoni ky djalosh si e imiton mbretin e popit.

Shikojeni Messin kur ishte 12 vjeç (video)

Në rrjetin social YouTube është shfaqur një video e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi kur i kishte 12 vjet dhe me skuadrën e tij ka marrë pjesë në gara të shkollës. Messi aso kohe tregoi se është super-talent i cili vetëm një vit më pas e vërejtën skautët e Barcelonës. Ai në vitin 1999 me ekipin e shkollës mori pjesë në turnë në mbarë vendin duke i tundur rrjetat e kundërshtarëve. (ORAinfo)

Si të rrisni sinjalin Wi-Fi përmes një kanaçe birre

Sinjali i dobët i Wi-Fi është një nga momentet më të këqija që përjetojmë kur na duhet interneti. Por, nëse doni të forconi sinjalin, keni plot opsione që mund t’i realizoni me mjete rrethanore dhe jo gjithmonë duhet të shpenzoni para për pajisje shtesë. Fillimisht duhet ta vendosni routerin tuaj në një pozicion më të mirë në shtëpi. Objektet metalike, muret apo edhe dyshemeja mund të ndërhyjnë në reduktimin e sinjalit. Vendosni routerin në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe testoni sinjalin. Megjithatë, nëse gjërat nuk funksionojnë mirë, është momenti i duhur kur hyn në lojë një kanaçe birre. Kjo teknikë është provuar dhe ka sjellë rezultate pozitive gjatë testimeve./Indeksonline/

Mercedes-Benz E-Class 2014

Nën shenjën e modelit të vitit 2014, Mercedes-Benz sjell E Class të ri-dizajnuar. Duke marrë parasysh shitjen e shkëlqyeshme në mbarë botën, nuk çudit puna thelbësore e dizajnerëve dhe inxhinierëve. Ndryshimet kozmetike kanë përfshirë edhe versionin karavan dhe limuzinë. Si detaj interesant e potencojmë sistemin e integruar të dritave LED. Në përgjithësi, E Class e freskuar duket mjaft prestigjioze, çka me siguri se do t’i pëlqej adhuruesve të këtij modeli. Edhe në motorë ka pasur përmirësime, çka do të rezultojë në harxhime më të vogla.




Shikojeni se si nervozohet Perez kur e sheh 11-shen pa Casillasin (video)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka qenë i befasuar kur ka kuptuar para ndeshjes me Malaga se kapiteni Iker Casillas nuk do të jetë në përbërjen startuese. Reali është mposhtur 3:2 nga Malaga, ndërsa Jose Mourinho ka deklaruar se mungesa e Casillasit ka qenë çështje teknike. Mediat spanjolle raportojnë se askush nuk ka ditur se çfarë do të bëjë Mourinho, derisa Perez ka mbetur i shtangur kur një gazetarë në prag të nisjes së takimit i ka treguar në celular përbërjen e parë të Realit. Ai së pari ka shikuar në celular me syze, ndërsa më pas i ka hequr ato që të shoh më mirë dhe ishte i nervozuar kur e kuptoi se Casillas nuk do të jetë në porta.

Luan Ping Pong pa duar (Video)

Pamjet që do shohim në vazhdim duken të pabesueshme, pasi shtetasi i Egjiptit, Ibrahim Elhuseni, tregon se s’ka limit në dëshirën për të bërë sport, duke luajtur ping-pong edhe pse nuk i ka të dyja duart. Sporti që në gjithë botën luhet me duar, kësaj rradhe sjell dimension tjetër, pasi Elhuseni e luan me gojë. Fakti që ka të dyja duart e prera, nuk ka zvogëluar dëshirën e tij për të luajtur sportin e preferuar. Vërtet pamje interesante, që tregojnë se vullneti tejkalon çdo pengesë.

Djaloshi 11 vjeç (135 cm) që po mahnitë botën e basketbollit (video)

11 vjeçari, Julian Newman, i gjatë vetëm 135 centimetra, mirëpo kjo nuk e pengon të luaj me basketbollistë 6- vjeç më të vjetër së ai. Julian është nga Orlando dhe shkon në klasën e pestë, ndërsa njohuritë e tij për basketboll janë impresive. Edhe pse është shumë më i ri se bashkëlojtarët e tij dhe rivalët, kjo nuk e pengon që të dominoj në parket. Në Florida është asistuesi i tretë në ligë me 11.5 asistime për ndeshje, kurse në nivelin nacional është i 19. Derisa ka luajtur për klasën e tij, në një ndeshje për tri periudha ka arritur të shënoj 91 pikë, kështu që më pas kanë vendosur që ai të luaj me basketbollistë me të rritur se ai. Kënaquni me magjitë e gjenisë, Julian Newman. (ORAinfo)

Dafina Zeqiri më në fund me videoklip të ri

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e materialeve të reja muzikore, por tani ajo do të sjellë diçka konkrete. Së shpejti do të mund të shohim frytet e ''inspirimit '' për të cilin ka folur shumë Zeqiri, pas një vjeshte të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dafina ka bërë të ditur se ka filluar realizimin e videoklipit të saj të ri, krahas publikimit të pamjeve nga xhirimet. Ky videoklip pason atë të këngës ''Tonight'', që ishte në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Indeksonline/



Ku e ka mendjen Lulzim Basha? (Foto)

Zbarkuan shqiptaret e hollyvudi-it ne Tirane, u shkrepen fotot anembane, Ky Lulzimi, sa fatlum ishte, Angela Martinin per beli e kishte, Por fytyra e tradhetoi, kur ai filloi te fantazoj. Se ku i kishte mendte dhe ku i “kullote dhente”, Te gjithe pyesnin rend me rend.“Ka apo nuk ka Angela te brendshme?”, po mendonte ky kryebashkiak, “E rroi apo nuk e rroi?”, iu kishte bere merak. Kjo Angela shume seksi, Lulit paksa iu shtua oreksi Por kjo fantazi shpejt mori fund, pasi Angela iku tjeterkund.

Femra që cmend jurinë me sjelljet e saj (Video)

10 klubet me më shumë "Pëlqime" ne Facebook

Skuadra më e pëlqyer nga përdoruesit e Facebook është Barcelona, që i kalon 38 mililonë fansa, ndërsa pas katalanse renditet Real Madrid dhe Manchester United, që kanë diferencë të vogël mes tyre. Interesante, por aspak surprizë është përfshirja në 10 skuadrat më të pëlqyera dy turket, Galatasaray dhe Fenerbahçe. Më shumë se interi kanë tifozë në Facebook dy skuadra të lindjes aspak të njohura, të paktën në Perëndim, Persib Bandung nga Indonezia Chivas nga Meksika, me rreth 2.5 milionë pëlqime. Në klasifikimin e vendeve kryeson Anglia me 71 milionë fansa, ndërsa Spanja ka vetëm 1 milionë më pak. Italia është në podium me vendin e tretë, me rreth 20 milionë fansa, ndërsa më pas vjen Turqia, me 19 milionë. Klubet europiane kanë 84% të fansave nga 239 milionë në total, ndërsa klubet nga Amerika vetëm 13%.

Premiere: Episodi me i ri nga Kafeneja Jone, episodi 301 (Video)

Ngjiten në ndërtesën më të lartë të Evropës (Video)

Në një gratacelë 75 katëshe dhe lartësi 300 metra arritën të ngjiteshin një grup rusësh në mënyrë të paligjshme. Kulla “Mercury City “që gjendet ne qendër të Moskës, mban rekordin e ndërtesës më të lartë në Evropë dhe të rinjtë me një guxim të ‘çmendur’ arritën të shmangnin truprojet, kamerat dhe të ftohtin dhe u ngjitën në majë. Alpinisti Raskalov deklaroi se ai dhe katër shokët e tij e kishin studiuar për shumë javë deri sa gjetën një plan që të mos kuptoheshin nga rojet. Përfundimisht, gjetën pikat që nuk do dukeshin nga kamerat dhe filluan ngjitjen. Sipas planit, ekipi Raskalov u vesh me rrobat e punëtorëve të ndërtimit dhe filluan të ngjiten nëpër pikat ku nuk vezhgoheshin nga kamerat e sigurisë. Ndryshe ndërtimi i ndërtesës ende nuk ka mbaruar. (ORAinfo)

Femijut me kancer i realizohet deshira te behet ushtar amerikan (Video)

Video shume emicionuese..

Viti 2013 do të jetë një nga më të ngrohtat në histori

Në vitin e ardhshëm temperaturat globale do të jenë për 0,57 gradë më të larta mbi mesataren në plan afatgjatë, që do ta bëjë vitin 2013 një nga më të ngrohtat në histori, tregojnë parashikimet e shërbimit meteorologjik britanik. "Është shumë e sigurt që viti 2013 të jetë mes dhjetë viteve më të nxehta nga viti 1850 deri më tani. Me siguri do të jetë më i nxehtë se viti 2012", thuhet në parashikimin e meteorologëve britanikë për vitin e ardhshëm. Viti i ardhshëm pritet të jetë mes 0.43 dhe 0.71 gradë Celsius më ie ngrohtë nga parashikimi afatgjatë për 14 gradë (1961-1990), me vlerësim mesatar nga 0.57 gradë, theksojnë meteorologët britanikë. Parashikimi i meteorologëve britanikë bazohet në hulumtimet e tyre vetjake nga Universiteti në Anglinë Lindore, nga parashikimet e Institutit Godar të NASA-s për hulumtime kozmike dhe të Institutit nacional oqeanik dhe atmosferik amerikan. "Rritja e temperaturave i përket variabilitetit natyror të klimës dhe ngrohjes globale për shkak të emisioneve të larta të dioksid karbonit", deklaroi Dejv Briton nga Instituti meteorolgojik britanik. Mesatarja e temperaturave të larta nuk do të thotë se edhe çdo rajon i botës do të jetë më i nxehtë, sepse klima rajonale prodhon efekte të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës, sqaron Briton.

Prej se e tradhtoi gruaja, jeton mbi një dru

Një burrë nga India qe nëntë muaj jeton në dru, sepse gruaja e tij refuzoi t’i kërkojë falje për tradhti. Sanjay e ka zënë gruan në ‘flagrancë’ me fqinjin e tij, ndërsa kur ajo nuk i kërkoi falje, ai u ngjit në dru dhe që atëherë nuk ka zbritur. Ai jeton falë ushqimit që ia dërgojnë të afërmit, ndërsa gruaja e Sanjayt është kthyer te prindërit e saj dhe akoma nuk ka kërkuar falje. “Ushqehet dhe fle në dru. Madje edhe relaksohet në të”, ka thënë motra e tij. Policia ka raportuar se nuk mund të marrë kurrfarë veprimi, sepse ai nuk ka bërë ndonjë vepër të paligjshme. /Telegrafi/


Ibra gati ta shënonte golin e shekullit

Edhe pse muaj më parë u bë i famshëm me një supergol në miqësoren Suedi-Angli, Zlatan Ibrahimovic ishte gati të shënonte një nga golat më të bukur në futboll. Në ndeshjen që PSG e fitoj me Brest, Ibra ishte tejet akrobatik në një rast kur me një akrobacion të llojit të vetë ishte shumë afër për të shënuar gol. Megjithatë Ibra shënoj gol në këtë ndeshje por jo aq të bukur çfare di të shënoj shpesh.


21 dhjetori, ufo në Austri (Foto)

Ndërkohë që e gjithë bota mbante frymën se mos Tokën e pllakoste apokalipsi, në Austri në orët e para të mëngjesit në një qytet është ulur një UFO. Bëhet fjalë për qytetin Oed- Oehling. Në fushën ku ndodhej UFO kishte forca të shumta të sigurisë, zjarrfikëse dhe zyrtarë. Në fakt ishte gjithçka një shaka. Kryebashkiaku Josef Dirnberger tha se ishte organizuar gjithçka për të bërë njerëzit të besojnë se vërtet kishte rënë një anije alienësh. Dhe në të vërtetë kryebashkiakun e kanë marrë në telefon në orën shtatë të mëngjesit, të shqetësuar nga kjo gjë. Normal, e kanë marrë seriozisht./Indeksonline/




Berisha e fillon ditën me “Gangnam Style”

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka mundur t’i ikë “kurthit” të këngëtarit Psy. Shefi i Qeverisë shqiptare duket të ketë ndihmuar në arritjen e shifrës prej një miliard shikimeve të hitit të jugkoreanit, “Gangnam Style”. Ditë më parë, presidenti amerikan Barack Obama pati deklaruar se është i fiksuar pas kësaj kënge dhe se përpiqet të imitojë lëvizjet e këngëtarit, ndërsa të njëjtën gjë po e bën edhe kreu i ekzekutivit shqiptar. “Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në YouTube videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, ‘Gangnam Style’, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të njëmiliardtë duke u bërë kështu videoja më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale. Suksesi është si magneti, ndaj dhe nisa ditën duke e pare edhe një herë në YouTube...” “Ju si të dëshironi, por unë tani pas apokalipsit të Maya-ve e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjavë të mbarë – sb”, ka shkruar Berisha në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

“Sot nuk paska qenë dita ime me fat”, kjo është e sigurt! (FOTO)

Na ndodh shpesh që të themi, “kjo nuk ishte dita ime”, ose “kam pasur ditë më të mira se kjo e sotmja”. Dhe e themi kur nuk na ka ecur fort në ndonjë gjë që kemi dashur të bëjmë, ose kur diçka që prisnim të bëhej, ka ngecur apo shtyrë. Por ka disa njerëz si këta që shikoni në fotot, që dita nuk u ka ecur fare, po hiç fare ama. Ata janë përballur me ca incidente nga më të ndryshmet që më së paku u kanë prishur ditën... Urojmë që ju vetëm t’i shikoni, e kurrë mos ju ndodhin!/Indeksonline/






“Gangnam Style” kalon miliardëshin (Video)

Videoklipi zyrtar i megahitit “Gangnam Style” ka kaluar shifrën prej një miliard shikimesh në rrjetin e shpërndarjes së videove YouTube. Është hera e parë në histori që mund të konfirmohet se njerëzimi ka shikuar një formë të argëtimit vizual më shumë se një miliard herë. Kënga e jugkoreanit Psy është lansuar në YouTube më 15 korrik të vitit 2012, ndërsa për pesë muaj ka arritur këtë shikueshmëri të jashtëzakonshme, që do të thotë se mesatarisht është shikuar 200 milionë herë në muaj. “Gangnam Style” kohë më parë është shpallur si videoja më e shikuar e të gjitha kohërave, ndërsa në nëntor kaloi hitin e Justin Bieber, “Baby”. /Telegrafi/

“Golfi 2” më i shpejt në botë (video)

Statusin prej kultit që Volkswagen “Golf” e ka nderuar te ne, por edhe në tërë Evropën, zakonisht nuk merret si shembull për aftësitë e tij garuese dhe shpejtësinë e madhe. Megjithatë ekziston një “Golf II” i cili është më i shpejt edhe se “Bugatti Veyron Super Sport”. Ky “Golf” ka fuqinë e 999.8 KS (Kuaj Fuqi). Tipi Golf II 4Motion, i popullarizuar si “16V Ampir” është përbindësh me 999.5 KS dhe shpejtësinë nga 0-100 Km/h e ka kap për 2.3 sekonda! Nëse këto shifra nuk iu mjaftojnë, “16 V Ampir” nga 0-200 Km/h arrin për vetëm 5.4 sekonda, derisa shpejtësinë nga 100-200 Km/h e arrin për vetëm 3.1 sekonda. (ORAinfo)

Fundi i Botës arrin edhe në Kosovë

Para pak çastesh hymë në datën më të debatuar të këtij viti: 21.12.2012. Zelanda mbeti aty ku ishte, e as Kosova nuk lëvizi vendit: qëndroi stoikisht dhe i mundi të gjitha profecitë apokaliptike! Të mbijetosh “fundin e paralajmëruar të botës” nuk është gjë e vogël, sidomos kur dihet se Kosova ishte “epiqendra” e disa parashikimeve kataklizmike. Gjatë vitit 1999, për shembull, shumë “studiues” në botë kanë predikuar fundin e botës. Madje ata thoshin se Nostradamusi në librin e tij “Les Propheties” ka përmendur Kosovën. Sipas tyre, në korrik të vitit 1999, nga Kosova do të niste një luftë botërore kimike. Por, asgjë nuk doli nga kjo... Kiametin e ndërlidhur me Kosovën e përmendi këto ditë edhe portali amerikan “Popular”. Në një shkrim të tyre citohet “parashikimi tjetër” i Nostradamusit: “Dhe, do të vijë viti me numrin e djallit në drejtimin e kundërt (viti 1999 ka tre numra nëntëshe, të cilat në drejtimin e kundërt paraqesin tri gjashtëshe, respektivisht ‘numrin e Djallit’) dhe atëherë Djalli do të dëshirojë të krijojë një luftë botërore në mënyrë që 13 vjet më vonë e tërë bota të shkatërrohet”. “Maya-t kanë siguruar datën, serbët kushtin”, shkruan portali, sipas të cilit serbët nuk kanë ditur gjë për parashikimin e Nostradamusit, mirëpo më 1999 e kanë nxitur fundin e botës! Sidoqoftë, Kosova e dëshmoi të kundërtën, sepse, siç kanë thënë krerët e shtetit tonë: “Ne jemi faktor paqeje në rajon dhe më gjerë”! Dhe, për këtë dëshmi kemi ende. Kur kriza ekonomike kaploi Perëndimin, në rrjetet sociale qarkullonte ky “përkufizim”: “Kriza po sillet nëpër botë, e kur arrin në Kosovë do të thotë: Shtëpi, e ëmbla shtëpi”! Natyrisht, kjo thënie ndërlidhej me gjendjen e mjerë ekonomike në të cilën gjendet Kosova: varfëri dhe papunësi ekstreme, si dhe mungesë e perspektivës, sidomos për të rinjtë. Por, pushteti i Kosovës me “argumente” i hodhi poshtë këto fakte, sepse - siç thoshin ata - “Kosova është vendi më pak i prekur nga kriza ekonomike globale”. Krerët e Qeverisë së Kosovës po ashtu ka kohë që deklarojnë se kufijtë e vendit janë të paprekshëm. Madje, Kosova ka vënë regjim të vizave për 87 shtete. Pra, këtu nuk mundet me hy e me dalë kujt i teket (pos zyrtarëve serbë, nënkuptohet). Kështu që nuk është çudi nëse edhe fakti se kiameti na “anashkaloi”, do të merret edhe si një sukses i tyre (Qeverisë) i radhës. Mirëpo, të kthehemi tek Kalendari Maya, i cili përbëhej nga 13 periudha me nga rreth 394 vite, të ashtuquajtura baktune. Sipas ekspertëve, numërimi i viteve, bazuar në këtë kalendar, ka filluar më 3114 p.e.s., e baktuni 13, pra 5125 vite, duhet të përfundojnë më 21 dhjetor të këtij viti. Ata po ashtu vlerësojnë se numri 13 në kulturën Maya kishte kuptim të veçantë, gjë që edhe në këtë rast ajo paraqet një moment historik, por jo diçka përfundimtare, sepse profecitë e tyre nuk kishin kuptimin fatalist. Ndikimi i Civilizimit Maya ka lënë gjurmë Honduras, Belize, Guatemalë, El Salvador dhe Meksikë. Këto shtete janë në zonë tjetër kohore, 7-8 orë pas nesh. Kështu që mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në Amerikën e Mesme dhe atë Jugore... Nëse edhe ata shpëtojnë si ne, atëherë definitivisht po futemi në një moment historik. Pozitiv, natyrisht, sepse në të gjitha sondazhet shqiptari i Kosovës ka dalë të jetë më optimisti në botë. Prandaj, as 21 dhjetori nuk ka pse të jetë përjashtim. E për fund, meqë shpresa duhet të përmendet gjithnjë, atëherë le të shpresojmë njëmend se pas 21 dhjetorit tërë botën do ta presin ditë më të mira. Sidomos shqiptarët, kudo që janë ata.

Shkruar nga Telegrafi.com

Fundi i Botës ka arritur në Zelandën e Re

Njerëzimi në mbarë botën e kanë pritur nën ethe datën 21 dhjetor pasi sipas disa shkrimeve dhe analizave të ndryshme është fundi i botë.Mirëpo e tëra si duket është e pavërtetët të paktën deri në këto çaste, ku në Zelandën e Re veç ka arritur dita e 21 dhjetorit. Atje sipas informacioneve dita e Premte është e njëjtë me ditët e kaluara dhe se populli i Zelandës së Re janë duke postuar shkrime dhe mesazhe të ndryshme në faqet e Facebook dhe Twitter shkrun Kosovatimes.net Ndër komentet e ndryshme janë edhe këto komente: ‘Fundi i Botës Nuk ka arritur, sinqerisht e juaja Zelanda e Re’ shkruan @MikeAdamsNC. ‘Në Zelandën e Re tani është e premte, 21 dhjetori dhe gjithçka është këtu’ shkruan, @nickjackson45. ‘Hej botë, sot është 21 dhjetori në Zelandën e Re, dhe bota është ende këtu, nesër do të jeni të sigurt Amerikë’ shkruan, @ciarahanna20.

Megjithatë e montuar: Tre studentë e krijuan videon e shqiponjës që rrëmben fëmijën

Pamjet tronditëse në të cilat shihet një shqiponjë tek vërsulet dhe kapë me kthetra një fëmijë në një park në Montreal, është parë nga 1.2 milion vetë në rrjetin YouoTube. Por, në fund doli se videoja është një montazh. Tre studentë të Departamentit të animacionit tredimensional në Qendrën NAD në Montreal, shpjegojnë se “shqiponja dhe fëmija janë krijuar përmes animacionit 3D e më pas janë vendosur në film”. Qendra NAD u ka dhënë mirënjohje studentëve Normand Archambault, Loic Mireault dhe Felix Marquis-Poulin, për shkathtësitë e tyre dëshmuara, që vërtetohen edhe nga shikueshmëria dhe nga fakti se videoja ka tronditur të gjithë ata që e kanë parë! /Telegrafi/

Zizu si dikur, ka moshën por edhe klasin (Video)

Zinedine Zidane ka treguar se pavarësisht viteve të tij, klasi mbetet tek ai. Legjenda e futbollit botëror ka realizuar një paraqitje të madhe në miqësoren mes shokëve të tij dhe shokëve të Ronaldos. Ndeshja e karakterit bamirës mblodhi legjenda të futbollit botëror e evropian ndërsa u luajt në Porto Allegre. Zizu mahniti të gjithë më disa lëvizje të tij të njohura ndërsa shënoj edhe një gol fantastik në këtë ndeshje. Rezultati nga kjo ndeshje ishte më pak i rëndësishmi.

Messinho, ky është Messi i Brazilit (video)

Edhe brazilianët e kanë Messin e tyre. Përveç që është i ri, futbollisti brazilian nofkën e tij e ndërlidh me futbollistin e njohur argjentinas. Messinho ka treguar një pjesë të talentit të tij për futboll.

Shqiponja rremben femijen ne Canada (Video)

Një ngjarje e frikshme por me një fund të gëzuar është regjistruar në një park të Montrealit në Canada. Një shqiponjë për pak sa nuk ka rrëmbyer një fëmijë një vjeçar të ulur në lëndinë. Shqiponja ka arritur të ngrejë rreth një metër në ajër vogëlushin por pa mundur që ta rrëmbejë atë. Personi që shoqëronte fëmijën është tmerruar nga kjo ngjarje ndërsa fëmija nuk pësuar asnjë dëm. Kjo skenë është filmuar dhe videoja po bën xhiron e botës. Shqiponja e artë, është shpendi grabitqar më i madh në Amerikën e Veriut dhe mund të fluturojë deri në 150 milje për orë. /albeu.com/

Të nderuar, kështu luhet bastorja

Të shumtë kanë qenë ata që dje janë “djegur” nga bastoret. Skuadrat favorite për të fituar, mbrëmë dështuan. Dështoi City, Reali, ndërsa pati shumë barazime mes skuadrave. Por dita e martë ishte fatlume për “ekpsertin” e bastoreve, ragbistin e njohur Danny Care. Ragbisti i njohur ka treguar tiketën e tij fituese të cilën e ka luajtur me 10 funta ndërsa ka fituar 2 mijë e 11 funta. Care prognozoi barazimin e Realit, Cityt, Schalkes dhe Dinamo Kievit.

Shikoni si reagon kur i thonë se i vie era e keqe gojës (VIDEO)

Goditja volej 135 km në orë, gol i rrallë (Video)

Shqiptari në Itali, nxan bastore se jo mahi

Një burrë shqiptar ka zënë një bastore të majme në Itali. Lajmi është publikuar nga mediat italiane e shqiptare ndërsa nuk tregohet identiteti i shqiptarit. 15 ndeshje në kampionate të ndryshme i ka zënë “eksperti” shqiptar duke fituar plot 100 mijë euro në bastoren e luajtur me 2 euro. Mediat italiane të cilat e raportojnë lajmin, theksojnë se kjo është fitorja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në rajonin e Emilias, në Itali./Indeksonline/

Llokomativa e trenit e terhjek kamionin,kjo ndodh ne Kosovë (Video)

Anglishtja e Isa Mustafës: OOOPS “Throt” (Video)

Ka diçka që e bashkon kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetarin Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa. Që të dy flasin me vështirësi gjuhën angleze. Anglishtja e Mustafës në një paraqitje publike ka dëshmuar se është e nivliet pothuajse të barabartë me atij të kryeministrit Thaçi. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në adresimin e tij tek Kongresi i Partive Popullore të Evropës, kishte shumë vështirësi në shqiptimin e fjalëve angleze, të cilat mund t'i dëgjoni më poshtë në video. (ORAinfo)

Messi i Milanit, çfarë talenti është ky (Video)

Një Lionel Messi në futbollin italian. është Hachim Mastour për të cilin kemi shkruar disa herë. Supertalenti marokien ka debutuar për të rinjët e Italisë duke shënuar gol që në paraqitjen e parë më azzurët. Mastour ka impresionuar të gjithë me këtë paraqitje duke treguar se ka teknikë të jashtëzakonshme. Mastour me truket e tij që bënte impresiononte tifozët e mbledhur në stadium. Mastour llogaritet si Lionel Messi i Milanit ndërsa po shkëlqen edhe më të rinjët e rosonerëve.

Shikojeni se si e përqafon tifozi Messin, e Leo ia kthen pa problem (video)

Vrapoi në fushë, por ishte plotësisht i parrezikshëm. Vetëm dëshironte pak ‘dashuri’, kurse Lionel Messi ia ktheu. Përqafimi do t’i kushtoj shumë, por sigurisht i është shpaguar... (ORAinfo)

Tifozi fatlum, në përqafim të Messit

Në minutat e fundit të ndeshjes Barcelona-Athletico Madrid, një tifoz u fut në fushë duke kaluar edhe sigurimin për të ndjerë nga afër Lionel Messin. Tifozi bëri të pamundurën duke arritur qëllimin pasi që përfitoj një përqafim me Messin. Leo Messi e pranoj disi përqafimin e tij duke mos i’u larguar atij. Ky tifoz mbase mund të jetë me fat pasi që është bërë hit në media duke qenë afër lojtarit më të mirë në botë, ndoshta më të mirit të të gjitha kohrave


Qytetari Llapjan i la "amanet" Haradinajt (Video)

Ideja e ish-kryeministrit Rajmush Haradinajt që të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaccin nuk po i pëlqen një llapjani. Gjatë vizitës që Haradinaj i bëri komunës së Podujevës një qytetar iu afrua liderit të AAK-së dhe i dha një këshillë. “Ni amanet. Mos e hup veten mu ba me Thaçin”, i tha llapjani. E ky nuk morri ndonjë përgjigje prej Ramushit. Ai duke buzëqeshur ka vazhduar rrugën e tij

Orhan sheiku!

Personazhi i famshëm nga seriali vendor ‘Kafeneja Jonë’, Orhani, i luajtur nga aktori Fatmir Spahiu, ka marrë një tjetër rol në xhirimet që ky aktor po zhvillon për Vitin e Ri. ‘Oki’ është mbuluar si një sheik arab në një harem, i rrethuar me shumë vajza të bukura dhe valltare. (ORAinfo)

Laptopi i Google për 99 dollarë

Google ka bërë realitet ëndrrën e Nichola Negroponte dhe ka filluar të shesë laptopët nëpër shkolla me çmim prej 99 dollarësh. Google prej 21 dhjetorit ofron zbritje të madhe për institucionet arsimore për kompjuterët e vet të Series 5 Chromebook të cilën për të e prodhon Samsungu. Çmimi standard i këtyre kompjuterëve në SHBA është 249 dollarë. Negroponte nuk ka arritur që vetë të arrijë qëllimin e vet për të prodhuar laptop, i cili do të shitej për më pak se 100 dollarë. Tani për tani laptopët e tij XO shiten me çmim prej 200 dollarësh.

Trajneri i Liverpoolit, shikimi ku s’duhet!

Brendan Rodgers pas kualifikimit me Liverpoolin për në xhiron tjetër të Europa League, dha një intervistë në aeroplan pas rikthimit nga Italia për televizonin e Liverpoolit. Gazetarja e cila intervistoi trajnerin e Liverpool për një moment i mori vëmendjen atij duke i’a humbur përqëndrimin në shikim, për ti shkuar sytë “gabimisht”. Por në arsyetimin e tij, Rodgers ka thënë se duhet ta shikoni këtë video për të vërtetuar se ishta diçka e rastësishme dhe jo e qëllimshme./indeksonline/


Fantazma “prapa” gazetares (video)

Kameramani i kanalit televiziv ABC, “xhiroi” një fantazmë në një shtëpi të “mallkuar”! Gazetarja e televizionit amerikan ABC ndodhej në një shtëpi, për të cilën thuhet se është e mallkuar. Shtëpia gjendet në Luizianën Jugore, ndërsa ajo kishte shkuar aty për një reportazh. Shtëpinë e famshme e “mallkuar”, e njohur si Myrtles Plantation, është ndërtuar më 1796. Thuhet se aty janë kryer 10 vrasje. Kjo shtëpi është shumë e njohur në SHBA dhe gjithmonë ndërlidhet me rrëfimet se aty “fshihen” fantazmat!

Kontrata e parë e Messit me Barcelonën

Njëra nga shumë datat që do të kujtohet si historike në futboll është ajo e 14 dhjetorit të vitit 2000. Aso kohe babai i djaloshit Lionel Messi vendosi parafin në marrëveshjen e parë të djalit të tij me Barcelonën, ndërsa e gjitha u zyrtarizua – në salvetë! Atë ditë para 12 vitesh, drejtori i atëhershëm i Barcelonës, Carles Rexach u takua me Jorge Messin për të vendosur për të ardhmen e ekstra-talentit, atëherë 13 vjecar, Leo Messi. Gjatë periudhës testues, Messi i la të gjithë pa koment në La Masija, akademinë e Barcelonës, dhe në të mirë të Lionelit, Raxach dhe Messi senior gjetën gjuhë të përbashkët. Pengesë ishte tashme tregimi i njohur për gjatësinë e Messit, pasi që kishte të tillë në klub që dyshonin në suksesin e tij, mirëpo rritja e hormoneve i ndihmoi, por ai demantoi të gjithë dhe tash është më i mirë nder të mirët. Asgjë nuk do të ishte e pazakonte nëse marrëveshja mos të nënshkruhej në një salvetë të zakonshme në një restorant, i cila tashmë është bërë njëri nga dokumentet më të vlefshëm në sport. (ORAinfo.com)