Një grua me një palë gërshërë në duar, kishte dalë në një rrugë të ngarkuar në Kinë, duke kërcënuar njerëzit.
Por për fatin e mirë, aty ishte një tjetër femër, që arriti ta neutralizojë gruan me një lëvizje karateje.
Incidenti ndodhi jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë në Guangzhou më 6 janar.
Dëshmitarët thanë se gruaja me gërshërë në duar pretendonte se fundi i botës po afronte. Ajo kishte edhe gjak në duart e saj.