Swansea City 0 Chelsea 0; 2-0 on aggregate: match report

On a night of highs and lows, Hymns and Arias, Swansea City deservedly reached the first major cup final in their long history. Football itself reached a depressing first: a ballboy being kicked by a professional footballer for time-wasting. In an extraordinary and deeply embarrassing incident, Eden Hazard reacted initially with frustration and then with total folly when ballboy Charlie Morgan, the son of a Swansea director, refused to release the ball with 13 minutes remaining and Swansea protecting their first-leg lead. Morgan was clearly time-wasting, lying on the ball as if this were an Ospreys game at the Liberty. Hazard put his hands to one side of Morgan, trying to loosen the ball, and then placed his hands on the other but still the ballboy would not yield possession. Hazard responded by kicking him and was dismissed by referee Chris Foy, ending any faint hope Chelsea had of getting back into his game. Chelsea, clearly feeling contrite, asked for Morgan to come to their dressing room.

Kjo grua Afrikane shiqone se cfar ben me top e pabesuar (video)

Sheikët blindojnë armatën serbe

Tri makina të blinduara i janë dhënë donacion ministrisë së mbrojtjes së Serbisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sheiku Mohammed bin Zayed nga Emiratet e Bashkuara, ka thënë se, ky donacion i është dhënë Serbisë për të transportuar zyrtarët shtetëror të delegacioneve të huaja që banojnë në Republikën e Serbisë. Makinat e blinduara, siç shihen edhe në foto janë të llojit "Mercedes GL 500"./Indeksonline/


Shikojeni se si shpëton vogëlushja pas aksidentit (video)

Një vajzë rreth dy vjeçare ka shpëtuar në mënyrë të çuditshme pas një aksidenti të rëndë komunikacioni në Rusi, edhe pse pas ndeshjes së rëndë ka dalë nga vetura dhe atë përpara një kamioni. Kamera e vendosur në një veturë udhëtarësh e ka xhiruar këtë ngjarje të pazakontë në rrugën e ngrirë në afërsi të Nizhnji Novgrorod. Ngasës i “Mitsubishit” e ka humbur kontrollin ndaj veturës, dhe me pjesën e paske godet kamionin i cili vinte nga ana e tjetër e rrugës. Pjesë e pasme hapet në atë moment, duke bërë që vogëlushja të hidhet në rrugë. Kamioni i tjetër që kalonte aty pranë në atë kohë, për pak centimetra arrin ta shmang atë. Babai i saj vrapon nga vetura dhe e largon vogëlushen nga rruga. Vajza ka kaluar pa lëndime të renda. Policia ruse ka thënë se vajza nuk ishte e lidhur, ndërsa ishte e shtrirë në karrigen e paske dhe e mbuluar me batanije. (ORAinfo)

Gjyshja e dashuruar në lojërat kompjuterike (video)

Hilda Knott së shpejti do ta festojë ditëlindjen e 86, ndërsa luan lojëra kompjuterike që 40 vjet. Njerëzit thonë se kjo gjyshe simpatike, e ka ruajtur aktivitetin e saj mental, falë po këtyre lojërave kompjuterike. “Kënaqem kur gjej diçka të re – diçka që nuk e kisha vërejtur më herët”, ka thënë Knott, duke e komentuar lojën GTA. Video-lojërat po përdorën gjithnjë e më shpesh që njerëzit e vjetër të ruajnë aktivitetin e tyre mental. Ndërkaq, ekspertët paralajmërojnë se deri në fund të këtij viti – për herë të parë në histori – numri i femrave që luajnë lojëra kompjuterike do të jetë më i madh se numri i meshkujve që i luajnë ato.

Lapidari: AKSH fton për kundërpërgjigje (Foto+Video)

Në një faqe të rrjetit social Faccebook, e prezantuar si faqe e administruar nga Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që po ashtu mban logon e AKSH-së, bëhet thirrje që të gjithë qytetarët anë e kënd Kosovës të ndërmarrin aksion për prishjen e monumenteve serbe. Po ashtu AKSH bënë thirrje, që në qytetin e Gjakovës sot në orën 8:00 të mbrëmjes të marrin pjesë në prishjen e Kishës Ortodokse (serbe) e cila gjendet përballë Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). “I bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve pa përcaktim qyteti apo vendi të shkatrrojnë çdo gjë që ka lidhje me monumentet Serbe që fatkeqësisht gjendën tash e shumë vite në Kosovë, po ashtu Institucionet ilegale që gjenden në qytete të Kosovës të shkatërrohen. Të gjithë ata që duan të kontribojnë në AKSH pa percaktim moshe sot e tutje keni lejen që të bëni atë që është lartpërmendur. Ne si organizat jo qeveritare jemi të gatshëm me përkushtim të plotë të mbrojmë të drejtat e Shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook e që mban logon e Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). (ORAinfo)


Ish komandanti i UÇPMB-së: Faleminderit Serbi!

Sot është ditë historike për Luginë e Preshevës. Për këtë duhet ta falënderoj shtetin e Serbisë. Lugina e Preshevës nga sot do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës, respektivisht e Shqipërisë. Me këto fjalë e ka komentuar heqjen e lapidarin të UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ish komandant i UÇPMB-së, i cili kishte arritur te vendi ku ishte lapidari disa minuta pasi që pjesëtarët e xhandarmerisë serbe u larguan. Ai ka thënë se do të vinte më herët sepse jeton 200 metra larg lapidarit, por nuk ishte lejuar. “Poshtë çdo kund kishte kësi, si të them, makineri”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Kurir”. “Kjo është xhandarmeria. Po, xhandarmeria. E kam ditur do të rrënojnë. Në fakt, mbrëmë kur u publikua lajmi i rrejshëm që kemi pranuar ta zhvendosim. Atëherë e kuptova se do të rrënohet”, ka thënë Rexhepi. Ai ka thënë se tashmë dihet hapat që do t’i ndërmarrin shqiptarët. “Ekzistojnë kuvendet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Të gjithë delegatët e kanë dorën e djathtë të cilën mund të ngritin dhe të votojnë”, ka thënë ai. (ORAinfo)

Vjedhje spektakolare në një bankë në kryeqytetin gjerman (Foto)

Hajdutët kanë hapur një tunel 30 metra nën tokë dhe një vrimë në muret e betonit të trasha rreth 1 metër, për të hyrë në dhomën e depozitave të një banke në Gjermani. Prej aty ata kanë arritur të marrin para dhe gjëra të vlefshme që shkojnë deri në 10 milion euro. Policia ka mbetur e befasuar kur ka zbuluar vrimën gjigande në mur dhe tunelin e hapur nga një garazh që ishte marrë me qira në muajin shkurt të vitit të shkuar. Garazhi është marrë me qira nga një person që ka falsifikuar emrin. Hajdutët kanë arritur të hyjnë në bankë dhe të nxjerrin prej aty 100 kuti depozitash. Klientët e bankës Volksbank në Berlin kanë mbërritur të alarmuar për të mësuar se çfarë kanë humbur. Hajdutët kanë zhdukur provat dhe gjurmët e gishtave pasi i kanë vënë flakën tunelit. Policia thotë se ka përgatitur një identikit të njërit nga të dyshuarit, por sërish është shumë larg tyre.




Deshën ta shkyçin, e pret KEK-un me kallash

Deshën ta shkyçin nga rrjeti i energjisë elektrike, mirëpo me kallash në dorë e zmbrapsi njësitin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Stapanicë të Malishevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari ka arritur të ikë bashkë me armën. Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, ka deklaruar se, dje rreth orës 10 e 30 minuta, Policia e Malishevës ka pranuar një informatë përmes rrugëve operative e cila bënte me dije se një njësit i KEK-ut i përbërë prej katër personave, përderisa ishte në detyrë-ç’kyçje nga energjia elektrike- një i dyshuar me kallashnikov në dorë i ka kanos me qellim që të mos i ndërpritet energjia nga shtylla elektrike. Ai tha se Policia pasi ka arritur në vendin e ngjarjes është penguar tani nga prindi i të dyshuarit. Me këtë rast, patrulla ka kërkuar njësitë shtesë të cilat posa kanë mbërri e kanë vënë situatën nën kontroll dhe ndërkohë kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarve me ç’rast është sekuestruar një pistoletë e llojit V-Zor 70 e kalibrit 7.65 mm me gjashtë fishekë. I dyshuari me kallashnikov nuk është gjetur në shtëpi ndërsa policia i ka intensifikuar përpjekjet për kapjen e tij./Indeksonline/

Shaqiri me veturë të re - Audi S7

Futbollisti kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka postuar në profilin e tij në Twitter një fotografi ku shihet një veturë e tipit Audi S7, modeli i fundit i prodhuesit gjerman të veturave. Derisa ishte në Basel, Xherdani ngiste një veturë të tipit Mercedes ‘xhip’, mirëpo duket se klubi, i cili ka marrëveshje zyrtare me Audi, ia ka ‘imponuar’ Xherdanit ndërrimin e tipit të veturës. Vetura e re, trajneri i ri (Pep Guardiola), arsye të mjaftueshme që Xherdani të festoj!

Mësuesja u mbyll gojën nxënësve me shirit ngjitës

Një rast mjaft i veçantë është cilësuar nga opinioni italian, procedimi penal i një mësueseje, e cila është paditur nga prindërit e tre nxënësve të saj sepse u ka mbyllur gojën për orë të tëra me shirit ngjitës. Madje, një prind tjetër, e ka shtuar listën e akuzave ndaj saj duke i përmendur gjykatës edhe rastin e fëmijës së tij që ka qenë për orë të tëra i lidhur me litar pas karriges. Ndërkaq, prokuroria nga ana e saj, duket e vendosur në kërkimin e një dënimi të lartë ndaj mësueses në fjalë, të cilën e ka konsideruar si “katile” dhe kundër çdo ligji ekzistues në Itali, për trajtimin e nxënësve. Nga ana e saj, mësuesja është mbrojtur ndaj akuzave duke thënë, se fëmijët të cilët ajo i ka ndëshkuar, e kanë merituar dënimin e saj, pasi kanë qenë tmerrësisht të zhurmshëm dhe të pandreqshëm.

Zihen keq ne zhveshtore, Mourinho me Ronaldon!!

Jo vetëm reagimi i Jose Mourinhos në fushë pas huqjes së një rasti nga Ronaldo ishte pakënaqsia mes dy portugezëve. Bosi portugez thuhet se është futur në sherr me Ronaldon në zhveshtoret e skuadrës. Mourinho e ka kritikuar Ronaldon në zhveshtore se luajti si në një miqësore. "Mendon se ishte miqësore? Te reagosh si ti para porte, ashtu bëhet vetëm në miqësore. Të jemi më serioz, sepse po luajmë në një ndeshje ku stadiumi është plot" i ka thënë Mourinho Ronaldos. Ylli portugez nuk i'a ka lënë me kaq Mourinhos. "Nuk bën gjithmon të shënoj vetëm unë, a është fundi i botës që unë nuk shënova?" i është përgjigjur Ronaldo Mourinhos. Tonet janë ngritur edhe më shumë pas kësaj përgjigje, ndërsa në moment është futur Florentino Perez i cili ka qetësuar gjakrat. "Urime fitorja për të gjithë" thuhet të ketë thënë me ironi Perez, duke bërë me shenjë që të qetësohen dy portugezët./Indeksonline/

Shkencëtarët zbulojnë pse rrudhet në ujë lëkura e duarve

Shkencëtaret britanike kanë zbuluar se pse njerëzve pas qëndrimit të gjatë në ujë u rrudhen gishtat e duarve dhe të këmbëve. Ky reaksion është shfaqur gjatë rrjedhes se evolucionit, mendojnë studiuesit. Në kërkim të ushqimit paraardhësve të njeriut bashkëkohor u duhej të kërkonin rezervuare uji dhe të germonin në barin e lagur. Për më tepër se objektët e lagështa është më e lehtë të mbahen me gishta në një siperfaqe jo të sheshtë, shpjeguan ekspertet. Vetë rrudhat në lëkurë formohen si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut – një proçes ky që kontrollohet nga sistemi nervor.

Rusët: Në vitin 2035 bashkohen Kosova dhe Shqipëria

Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë, Bosnja dhe Hercegovina do të ndahet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë – kështu do të duket Evropa në vitin 2035, sipas parashikimeve të ekspertëve rusë. Këta ekspert kanë bërë hartën e Evropës të vitit 2035 në bazë të dokumenteve të CIA-s, shërbimit informativ rus GRU dhe disa burimeve tjera. Përveç ndryshimeve të kufijve të Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Maqedonisë, ndryshime të theksuara do të ndodhin edhe në Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe. Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe Evropën në 20 vitet e ardhshme e presin ndryshime të mëdha, vlerësojnë ekspertët rusë, të cilët në bazë të analizave të dokumenteve të CIA-s, shërbimit informativ rus GRU dhe grupeve të ekspertëve në krye të së cilëve janë Zbignjev Bzhezhinski dhe Samjuel Hantigton e kanë formuluar hartën e “Evropës së Re”. Seria e ndryshimeve të mëdha territoriale do të filloj në Britaninë e Madhe, ku Skocia do ta shpallë pavarësinë, që do të paraqes aktin inicial për bashkim me Irlandën”, shkruan e përditshmja ruse, Ekspres. Katalonët dhe Baskët do ta shpallin pavarësinë nga Spanja, që do të ketë pasoja edhe në Francën fqinje, ku, sipas ekspertëve rusë do të filloj ‘rënia e multikulturalizimit’. Në jug të Francës do të krijohet një shtet islamik, kurse rajoni Loren do t’i bashkohet Gjermanisë. Do të shpërbehet edhe Belgjika, kurse flamanët do t’i bashkohen Holandës, derisa Italia do të ndahet në veriun e pasur dhe jugun e varfër, ndërsa Sardenja dhe Sicilia do ta shpallin pavarësinë. Një e ardhme e zymtë, sipas ekspertëve rusë, e pret edhe Poloninë, e cila do të duhet të heq dorë nga disa pjesë të territorit pas një seri marrëveshjes ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë. Bjellorusia do të shpërbehet dhe do t’i bashkohet Rusisë, si dhe pjesë të shteteve baltike dhe Ukraina. Ndryshime të mëdha priten edhe në Kaukaz, sepse vlerësohet se Rusia nuk do të mund ta mbajë nën kontroll Çeçeninë dhe Dagestanin./ORAinfo.com

AKSH: Do të hyjmë në luftë me Serbinë

Armata Kombëtare Shqiptare është shfaqur sërish, tani në Vushtrri. Ajo ka shpallur mobilizim të anëtarëve të vet, të nxitur, siç kanë thënë anëtarët e Shtabit të AKSH-së për Kosovë, “nga kërcënimet serbe se do ta ndajnë një pjesë të territorit të Kosovës dhe kërcënimeve për ta larguar me forcë lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë”. Në një takim që është mbajtur më 9 janar 2013, në Vushtrri, Shtabi i AKSH-së, zona nr. 2, Kosovë, ka marrë vendim për mobilizimin e të gjithë eprorëve dhe pjesëtarëve të vet. Në vendim, thuhet ndër të tjera, “se AKSH, Njësia Speciale “Kobra”, duke parë gjendjen e tensionuar në Luginën e Preshevës dhe në veriun e Republikës së Kosovës, të shkaktuar nga Serbia fashizoide, mori vendim të prerë, që nga data 10 janar 2013, të shpallë mobilizimin e të gjithë pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare. Pjesëtarët e AKSH-së duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatitur për t’i mbrojtur shqiptarët në trojet e tyre etnike, në mënyrë që çizmja e zezë e shkaut të mos shkelë kurrë në trojet shqiptare”. Vendimin e ka nënshkruar shefi i shtabit, kolonel “Kaçaku” si dhe komandanti i Njësisë Speciale “Kobra”, me gradën gjeneral. Ndërkaq, në një deklaratë, e cila gazetës Zëri i ka arritur nëpërmes postës elektronike, kolenel Kaçaku ka thënë se AKSH-ja do t’i mbrojë shqiptarët kudo që kërcënohen nga politika fashizoide serbe dhe se në asnjë pëllëmbë të tokës shqiptare nuk do të shkelë më çizmja serbe. “Serbia fashiste, është mësuar me represionin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve. Ajo i ka dëbuar shqiptarët nga trojet e veta, në Toplicë, ka vrarë burra, gra e fëmijë, e ka spastruar atë pjesë të tokës shqiptare, nga shqiptarët autoktonë, të cilët të pambrojtur dhe të pafuqishëm nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë spastrimit etnik serb. Gjithashtu, Serbia është përpjekur që ta shfarosë popullin shqiptar në Kosovë, duke vrarë e masakruar, duke i përdhunuar femrat shqiptare dhe duke i dëbuar nga trojet e veta, gati 1 milion shqiptarë. Kjo politikë serbe e shfarosjes së një populli, ka vazhduar edhe pas lufte në veri të Mitrovicës, kur në sy të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, u vranë shumë shqiptarë, u plagosën shumë të tjerë, ndërsa 12 mijë u dëbuan nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e komandant Kaçakut, shkruan Zëri. Sipas këtij të fundit, një gjë e tillë po ndodh edhe tani, kur Serbia po tenton ta ndajë një pjesë të Kosovës, ndërsa ka shtuar masa represive ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Me Serbinë patjetër do të hyjmë në luftë. Ajo akoma nuk dëshiron ta ketë të qartë se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë toka shqiptare, të cilat nuk guxon t’i prekë askush. Shqiptarët atje nuk janë jetimë, ata ka kush t’i mbrojë. Janë edhe ata vetë të përgatitur që ta mbrojnë truallin e vet, por jemi edhe ne që do të na kenë pranë përherë. Politika gjenocidiale e Millosheviqit akoma dominon në Serbi, atë e zbatojnë pasardhësit e tij, por nuk do të arrijnë kurrë ta realizojnë atë që synojnë, e kjo është spastrimi etnik”, ka vijuar kolonel Kaçaku. Për fund, ai i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të jenë të kujdesshëm, ndërsa institucionet e Kosovës që të mos negociojnë dhe të mos bëjnë pazar me tokat e shqiptarëve./Indeksonline/

Facebook: 100 $ për ti dërguar mesazh Zuckerberg

Dëshironi për të dërguar një mesazh të drejtpërdrejt themeluesit të Facebook-ut Mark Zuckerberg? Kjo mund t'ju kushtojë 100 $, në qoftë se ju nuk doni që ajo të shkojë në folderin spam të tij. Nëse ju nuk jeni ende miq me Zuckerberg në rrjetin social, ju mund të shihni një kërkesë të shfaqur nëse ju dëshironi të paguani 100 $ për mesazhin tuaj të dërgohet direkt në inbox-in e tij. Nëse jo,mesazhi juaj shkon në folderin "other". Taksa e madhe është pjesë e një eksperimenti të shpallur nga rrjeti social muajin e kaluar. Me sa duket, kjo është vetëm për një grup të vogël të përdoruesve që është duke iu dhënë mundësia e mesazheve të paguara. Për të gjithë të tjerët, sistemi punon si më parë, me mesazhet e dërguara për ata qe nuk janë shokë në rrjetin social, kalojnë në "other". Ideja,( Facebook tha në një blog post zyrtar), është që të përpiqen dhe për të zvogëluar spam duke e bërë të vështirë për mesazhe masive që do të dërgohen në inbox-et kryesore. Madje edhe një çmim formal mund ta godasë koston e fushatave te spam në lartësi penguese. Rrjeti social e quajti atë një "eksperiment të vogël për të provuar dobinë e sinjaleve ekonomike për të përcaktuar rëndësinë". Sipas Mashable, një zëdhënës i kompanisë Facebook tha se "ne jemi duke testuar disa pika ekstreme të çmimeve për të parë se çfarë punon për të filtruar spam"./Indeksonline/

Kjo eshte makina me e re nga Mercedes E 63 AMG (FOTO)






Dy binjakë, martohen me dy binjake, njëra nga të cilat lind po prapë binjakë

Kur dy motrat binjake identike, Darlene dhe Diane Nettemeier shkuan në festivalin e binjakëve në Twinsburg, Ohio, një mashkull, në mes të ‘detit’ të binjakëve identikë u magjeps pas tyre. I gjatë, brun, dhe simpatik, Mark Sanders ra në dashuri me sytë e tyre të kaltër. Por ai ishte vetëm një dhe ato ishin 2. Për fatin e mirë të dy motrave binjake, edhe zotin Sanders kishte gjithashtu një binjak identik me të, Craigh, të cilin e thirri menjëherë në mënyrë që të njiheshin me dy motrat bionde. Pas një farë kohe njohjeje, të dy çiftet u dashuruan, u fejuan dhe martuan në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën ceremoni dhe njëra prej motrave lindi 2 binjakë të tjerë, gjithashtu identikë. Edhe pse duket si një histori përrallash, tashmë dy familjet jetojnë tashmë në dy shtëpi pranë e pranë dhe kanë fëmijët e tyre

Bmw prezenton tipin me teri BMW X4 (foto)

BMW Sport Activity Coupe X6 ka arritur suksese të mëdha në të gjitha tregjet botërore dhe i tejkalon të gjitha kërkesat dhe trendët e tregut. Për këtë arsye tani janë konfirmuar informatat se në BMW po përgatitin modelin e ri SAC (Sport Activity Coupe), të cilin mediet e quajnëX4. Ky model do të shfrytëzojë platformën e re F25. Dizajni nuk do të ketë aq shumë ngjashmëri me vëllanë e madh X6, më shumë do të ngjajë me modelin nga seria 5 Gran Turismo.

Presidentes Jahjaga sërish ‘i lidhet nyje gjuha’! (video)

Presidentja Atifete Jahjaga e ka nisur vitin 2013 me ‘look’ të ri, por me gafa të vjetra. Në një takim të mbajtur me gazetarët në presidencë, Jahjaga ka folur për shumë çështje – dialogun me Serbinë, veriun, dorëheqjen e mundshme... Por kah fundi i takimit, ajo ka dashur të tregoj se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti më i lartë në vend, por ‘i është lidhur gjuha’, ndërsa ka kërkuar, si zakonisht, ndërhyrjen e Arbër Vllahiut. Shikojeni Ooops-in më të ri të presidentes tonë! (ORAinfo)

Ja çfarë humbë Zllatan Ibrahimoviç! (Video)

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimoviç, ka humbur një shans të bukur për të ndryshuar rezultatin dhe për ti dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Mirëpo, lojtari nuk mundi të shfrytëzojë një asist të dhënë nga Thiago Motta në ndeshjen e zhvilluar kundër Ajaccio e cila përfundoi 0-0. Ibrahimoviç nuk arriti të shënojë përballë portierit kundërshtar edhe pse ishte shumë pranë portës.

Vali Corleone: Kosovarët janë më ... në glob

Personazhi tashmë i famshëm lëshon fjalë të rënda e fyese për bashkëkombësit e tij kosovarë.Vali Corleone, i cili u bë i njohur për publikun për pasuritë e tij të mëdha, është i zhgënjyer. Ai shkruan në profilin e tij të ‘facebook’ fjalë të rënda e fyese për bashkëkombësit e tij kosovarë, duke thënë se nuk ka shumë shokë: ‘Këtu në Kosovë me shumë keqardhje e them, por shumica e njerëzve deri në 99% si meshkujt, si femrat) janë të prishur si në mendje si gjithkah, pa fytyrë, pa karakter, pa burrëri, pa familje të shëndoshë. Këta 99% (fantazerat e prostitutat) kanë: vetëm fjalë kot pa vepra, vetëm gënjeshtra, vetëm tradhti, nuk e duan njëri-tjetrin, me dy milion fytyra. E kam vërejtur pse njerëzit në Kosovë janë bërë kështu 99%... Sepse këtu më duket se (armiku) ka lëshuar në ajër virus për t’i bërë njerëzit e Kosovës më të ligj dhe më tradhtarët në glob’. Më tej Vali sqaron se ka në plan të publikojë dy këngë të reja, si dhuratë për atë pjesë të publikut që janë njerëz të mirë e paqësorë.

Ishte një nga femrat më sesi në botë, ja tani! (Foto)

Nicole Eggert vite më parë ka qenë një ndër femrat më të njohura dhe më seksi në botë, falë pjesëmarrjes në serialin e njohur amerikan Baywatch. Por, nëse e sheh sot 40-vjeçaren, e ka të pamundur që ta njohësh. Që prej lindjes së fëmijëve, ajo i ka humbur komplet linjat e veta dhe është shëndoshur jashtëzakonisht. Dhe, deri më tani nuk ka bërë asgjë për të rifituar pamjen e saj. Përkundrazi, ka qenë e pranishme në një emision, për t’u treguar njerëzve sit ë vishen, në mënyrë që të mos shfaqin difektet e tyre.

Vali Corleone blen veture speciale per te dashuren..(Foto)

Personazhi karakteristik nga Gjilani, Vali Corleone nuk e ka kursyer veten kur ka menduar t’i bëjë dhuratë, siç ka thënë ta dashurës së tij. Ai ka prezantuar në faqen e tij në Facebook një fotografi të një veture xhip, që thotë se e ka blerë në Kolumbi. Në të siç e shihni shkruan Princ Valentino Corleone. Ai ka shkruar se ko veturë është dhuratë për të dashurën e tij, që nuk dihet se kush dhe nga është. Ndoshta njëra nga shumë modelet apo politikanët jashtë Kosovës që ka përmendur se ka kontakte me të../globisot/

Plaku ne interviste: A jetohet me 80 Euro tpshurrta (Video)

Prap Tuna, skandali i radhes ne X factor (VIDEO)

Selena Gomez Arrestohet ne bikini

Aktorja Selena Gomez e zhveshur detyrohet t’i ketë duart e lidhura derisa arrestohet nga policia. Por ajo nuk e brengosi aspak të dashurin e saj Justin Bieber pasi gjithçka kishte të bënte vetëm me filmin e saj të ri, “Spring Breakers”. Në promon e shkurtër të publikuar shihet edhe bashkëaktorja e saj, Vanessa Hudgens e cila poashtu nuk i ka punët mirë me policinë. Filmi është xhiruar në Majami dhe flet për katër student të cilat përfundojnë në burg pasi zihen duke vjedhur në një restaurant për të fituar para për pushime. Ato e gjejnë vetën të shoqëruar me dilerë të drogës dhe persona të armatosur. /Indeksonline/

Big Mama shahet flliqt ne… (Video)

Se këngëtarja Big Mama nuk ka qime në gjuhë të gjithë e dimë. Këtë e kemi vërejtur edhe nëpër emisionet që ajo dikur i drejtonte, apo edhe kur është diku mysafire. Por se ato nuk i bën veç shou dhe se ato llafe janë pjesë e përditshmërisë së saj, shikojeni këtë pjesë ku ajo është viktimë e kamerës së fshehur Video në vijim

Kamera e fshehur, trishtohet Zanfina Ismaili (VIDEO)

Brutale: Sigurimi i Messit rrëzon për toke nënën me të bijën, Leo shikon seri (video)

Në prag të ndarjes së çmimit “Topi i Artë” në Cyrih, pjesëtarët e sigurimit të futbollistit më të mriz në botë, Leo Messi aq shumë e kanë ruajtur argjentinasin saqë në një moment derisa ai ka hyrë në sallë brutalisht e kanë shtyrë një nënë me të bijën e saj të vogël të cilat më pas kanë rënë për toke. Në masën e grumbulluar për Messin, sigurimi definitivisht nuk ka bërë dallim në mesin e njerëzve, ndërsa qëllimin e vetëm e kishin që askush i gjallë mos ta prek fituesin e “Topit të Artë”. Një grua me të bijën e saj të vogël tentuan të marrin autograf nga argjentinasi, kurse sigurimi ka reaguar në mënyrë të vrazhdë, duke shkaktuar rrëmujë. Cfarë është edhe më e rendë, Messi ka parë së çfarë ndodhi dhe në vend që të ndalet, t’i ofroj ndihmë nënës me të bijën, apo të paktën të tregoj keqardhje, ai ka vazhduar të ecë i frikësuar se mos po e prek dikush dhe mund ta ‘shkrijë’! (ORAinfo)

Ronaldo shenon golin e vitit perball Celta Vigos(Video)

Gjyshërit shpëtojnë fëmijët nga zjarri (Foto)

Ndërsa Australia po përballet me zjarret masive dhe temperatura të larta deri në 54 gradë celcius, një familje arriti të shpëtonte nga flakët duke qëndruar për orë në liqenin pranë shtëpisë. Siç dokumentoi “Daily Maili”, flakët shkatërruan banesën e Tim dhe Tammy Holmes, në Tasmania, ndërsa ata ndodheshin në shtëpi së bashku me nipat e mbesat tyre. Në një moment rreziku ekstrem, nën kurthin e flakës që kishte rrethuar të gjithë banesën, gjyshërit vendosën të merrnin fëmijët nën panik dhe të zhyteshin së bashku me ta në liqen, ku qëndruan përreth dy orë, deri në mbërritjen e ndihmës.


Një skenë si nëpër filma në një qytet të Kinës (Video)

Një grua me një palë gërshërë në duar, kishte dalë në një rrugë të ngarkuar në Kinë, duke kërcënuar njerëzit. Por për fatin e mirë, aty ishte një tjetër femër, që arriti ta neutralizojë gruan me një lëvizje karateje. Incidenti ndodhi jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë në Guangzhou më 6 janar. Dëshmitarët thanë se gruaja me gërshërë në duar pretendonte se fundi i botës po afronte. Ajo kishte edhe gjak në duart e saj.

Kësaj i thonë të shkosh me dëshirë drejt vdekjes (Video)

Babai i dy fëmijëve në Rusi humbi jetën pasi topi ku kishte hyrë së bashku me një shokun e tij u rrokullis drejt një shkëmbi dhe ra në humnerë. Denis Burakov, 27 vjeç, humbi jetën, ndërsa Vladimir Shcherbov arriti të mbijetojë fatmirësisht. Ata po argëtoheshin në një resort skish në Rusi. Topi ku kishin hyrë të dy u rrokullis poshtë pistës, por më pas devijoi duke shkuar poshtë në humnerë.

Cfarë po shihni në këtë foto?

Mashtrimet optike janë të shpeshta dhe ndonjëherë duhet më shumë kohë për të vërejtur pamjet reale Dhe fotoja që po e shihni është padyshim njëra nga to..

Mancini në biçikletë, Balotelli “jetë o jetë”

Shefi i Mario Balotellit te Manchester City, Roberto Mancini ka mundur për një moment ti marrë lakmi lojtarit të skuadrës së tij Mario Balotellit kur pranë tij ai kaloi me një veturë tejet luksoze. Gjersa Mancini udhëtonte me një biçikletë drejtë qendrës stërvitëse në Carringhton, Balotelli atje arriti me veturën e tij të re “GT Bentley Continental”. Balotelli e ka blerë këtë veturë këtë javë e cila kushton hiq më pak se 160 mijë funta. Kur ai arriti atje, zyrtarët e skuadrës i rranë për rreth veturës së tij duke “lakmuar” në të./indeksonline/

Ja cfar bastore ka nxan nje qytetar i Ferizajit


A është kjo muzika më e bukur në botë? (Video)

Një grup muzikantësh rus, e mahnitën botën me melodinë e tyre, të cilën e krijojnë thjeshtë duke i rënë akullit me dorë. Këta rusë shumë rastësisht vitin e kaluar, kishin kuptuar se thjeshtë duke i rënë akullit, fitohet një tingull specifik. Ata kanë qentë të mahnitur, se si nga akulli mund të krijohen tinguj aq të pastër dhe kjo ka qenë arsyeja që ata kanë incizuar këtë video.

E paparë: Futbollisti kalon rrethojat dhe rrah tifozin (video)

Futbollisti i skuadrës iraniane, Tabriza, ka kaluar rrethojat dhe është përleshur fizikisht me një tifoz. Ai ishte aq i nevrikosur me fyerjet nga tribunat saqë kaloj rrethojat të larta disa metra dhe vendosi ta zgjidh i vetëm problemin. Bashkëlojtarët e tij, duke e parë përleshjen, kaluan rrethojat dhe tentuan që të ndërhyjnë duke i ndarë ata, megjithëse tifozi u shtri përtokë. (ORAinfo)

Babai punëson njerëz që t’i vrasin birin në lojën "Counter-Strike"

Një burrë në Kinë ka punësuar disa ‘vrasës’ virtualë që të vrasin birin e tij ne lojën e Counter-Strike. Lajmin e bëjnë të ditura mediat lokale që thonë se zoti Feng kishte punësuar të rinjtë që të ‘vrisnin’ të birin 23- vjeçar, që shpenzonte shumë kohë duke luajtur online. Ai shpresonte se këto veprime do të ndikonin që ai të mos luante më kaq shumë. Biri i tij vazhdimisht pyeste lojtarët se përse e gjurmojnë kaq shumë. Mësohet se baba e bir janë pajtuar pas zënkës për këtë ngjarje, por një ekspert thotë se një veprim i tillë nuk është se do ndikojë shumë në shkëputjen e të birit nga loja online.

Ja pse Messi dhe CR7 nuk votuan njëri-tjetrin

Në konferencën për shtyp para dhënies së çmimit "Topi i Artë 2012", mediat nuk qëndruan pa pyetur dy kryeprotagonistët Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon se përse nuk e votuan njëri-tjetrin në votimin e "Topit të Artë". Messi u shpreh se nuk votoi për Cristianon, pasi donte të votonte shokët e tij të Barcelona, ndaj edhe ia dha votat Xavit, Iniestas dhe Aguerros. “Por do të ishte budallallëk të mos e konsiderosh Cristianon mes 3 më të mirëve. Vetëm mendova se ata ishin ata që duheshin votuar", tha Messi. Ndërsa Cristiano Ronaldo duket se gjeti një justifikim më të mirë: "Pata marrë një goditje në sy dhe isha në shtëpi. Nuk votova fare", tha Ronaldo.

Au, çfarë goli! Gaitan shënon me thembër nga ajri (video)

Argjentinasi, Nicolas Gaitan i Benficës ka shënuar një gol të bukur duke iu bërë konkurrencën edhe futbollistëve më të mëdhenj, të paktën kur bëhet fjalë për shënimin e golave atraktiv. Gaitan në ndeshjen kundër Estorilas ka shënoi gol të rrallë i cili në fund të vitit sigurisht do të konkurroj për golin më të mirë të vitit 2013. Argjentinasi në minutën e 37 e ka pritur i gatshëm topin nga goditja nga këndi dhe në mënyrë elegante në ajër me thembër e ka dërguar topin në rrjetën e vendasve. (ORAinfo)

Zyrtare: Ja si do të duket iPhone 6

Vetëm prej pak muajsh në treg ndodhet modeli i telefonave iPhone 5. Suksesi i këtij modeli ka bërë që dizenjuesit e kompanisë të hedhin në qarkullim dizajnin e parë të modelit të ri të kësaj marke. Bëhet fjalë për telefonin iPhone 6, i cili është në proces. Federico Cicarese, një dizenjues italian ka publikuar pamjet e para të modelit të ri. Sipas tij, ky model është një koncept i ri për këtë lloj telefoni. Pamja e jashtme e iPhone 6 është një miksim mes imazhit të iPod Nano dhe Nokia Lumia.

Jeta luksoze e vajzës që i'a vodhi paratë babait (Foto)

Zbulohen fotot e jetës luksoze të çiftit të papunë me lekët e vjedhura. Shkëlqim Buziu tregon se si vajza dhe dhëndri, ‘m’i vodhën lekët në kasafortë’, dhe thotë se “do të hakmerrem ndaj dhëndrit”Zbulohen fotot e jetës luksoze të vajzës që vodhi miliona lekë në shtëpinë e babait, teksa ka pozuar me bashkëjetuesin e saj nëpër plazhe të ndryshme dhe nëpër lokale e restorante të shtrenjta. Ajo, një ish-nxënëse që përfundoi vitin e kaluar shkollën e mesme të Medresesë “Mustafa Varoshi” në Durrës dhe ai – një djalë me origjinë nga Skrapari, pa profesion dhe pa një punë stabël, po bashkëjetonin që nga korriku. Ata kishin marrë një shtëpi me qira në qendër të qytetit bregdetar, që më pas e kishin mbushur me mobilie moderne. Çifti Fatma Buziu 18 vjeçe dhe Ismail Xhindi 25 vjeç duket se kanë shpenzuar pa kriter paratë e vjedhura për 6 muaj me radhë, derisa në datën 3 janar janë pikasur nga i ati i vajzës, Shkëlqim Buziu. Babai nuk e ka miratuar asnjëherë lidhjen e së bijës me 25-vjeçarin, por kur është përballur me faktin e largimit të saj në një apartament të përbashkët me Ismail Xhindin, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të pohojë për rrethin shoqëror “se e ka fejuar vajzën”. Përveç fotove ekskluzive të pushimeve të çiftit hajdut, gazeta ka siguruar edhe dëshmitë në polici të personazheve kryesore të kësaj ngjarjeje. Më gjerësisht po publikojmë rrëfimin e Shkëlqim Buziut, i cili tregon se si e bija arriti t’i vidhte nga kasaforta 88 mijë franga zvicerane dhe 40 milionë lekë të vjetër. Sipas tij, kjo shumë i përkiste hallës së vajzës, e cila ia kishte dërguar kohë pas kohe Shkëlqimit nga Zvicra, që ky t’ia ruante në kasafortë.


Vajza 6 vjeçare peshon 92 kilogram (Foto)

Vajza 6 vjeçare nga India, Suman Hatun është fëmija më i trashë në botë. Është e lartë 105 cm, peshon 92 kilogram, ndërsa për shkak të peshës shumë të madhe, mjekët dyshojnë se mund të vdesë. Mesatarisht gjatë javës Suman han deri 14 kg oriz, 8 kg patate, 8 kg peshk dhe rreth 180 banane, ndërsa han edhe sasi të madhe të ëmbëlsirave. Kjo sasi e ushqimit do të ishte e mjaftueshme, që të ushqehet i tërë fshati i saj. Prindërit e saj thonë se janë të pafuqishëm, që ta ndalojnë atë të hajë, pasi të hajë të gjitha gjëra që do ti gjejë në shtëpi, ajo shkon edhe tek miqtë në lagje. Suman ka lindur si një bebe normale, ka peshuar më pak se 4 kg. Por, për një kohë shumë të shkurtët oreksi i saj ka filluar të rritet. Mjeku lokal ka zbuluar se ajo ka një çrregullim në hipofizë, gjë që e detyron atë vazhdimisht të ndjejë uri. Suman vazhdimisht trashet, vitin e kaluar ka peshuar 75 kilogram. “Jam munduar ta kontrolloj oreksin e saj, por atëherë ajo fillon të qajë, bërtet, shtrihet në tokë dhe fillon të hajë lloç. Më vjen turp kur shkon tek miqtë për të kërkuar ushqim, ata mëshirojnë dhe i japin të hajë, ne jemi të pafuqishëm”, ka deklaruar e ëma e Suman. Kjo vajzë shkon në shkollë,por thotë se e urren atë, pasi atje ka shumë pak ushqim dhe për shkak se moshatarët vazhdimisht e tallin për shkak të peshës.


Shikoni çka i bën gruas së vet ky zotëria (VIDEO)

Një rus do t'i ndihmojë kamionit 20 ton që të dal nga bora... (VIDEO)

Shikojeni rusin si do ta ndihmojë kamionin me 20 tonë që të dal nga bora. hahah

Maçoku nderon çdo ditë varrin e ish-pronarit të tij

Një maçok besnik, që më shumë se një vit, çdo ditë e viziton varrin e pronarit të tij, në veri të Italisë. Toldo, maçoku 3-vjeçar bardhezi, pronari i të cilit Iozzelli Renzo vdiq më 22 shtator 2011, në moshën 71-vjeçare, prej se e ka përcjell kortezhin funeral nga shtëpia, çdo ditë shkon të varri i pronarit të tij, ku madje lë dhe dhurata të ndryshme. Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për gjethe, degë, gotat e plastikës ose copëza letrash. Pronarja e Toldos, e veja e Iozzellit, Ada, ka thënë: “Edhe sot isha në varreza me të. Duke u kthyer, një mik me tha se Toldo kishte qenë qysh herët në mëngjes për të vizituar varrin e ish-pronarit të tij”, raporton Huffington Post. Njerëzit që jetojnë në afërsi të varrezave kanë treguar se Toldo çdo ditë shëtit nëpër varreza, ndërsa Ada ka shpjeguar se maçoku dhe ish-bashkëshorti i saj kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, sepse ai e kishte shpëtuar maçokun nga një strehimore, kur ai i kishte vetëm tre muajsh. Fatkeqësisht, jo ta gjithë ndjejnë dhembje për Toldon, sepse siç ka shpjeguar Ada, disa njerëz janë përpjekur që ta largojnë atë nga varrezat, madje duke e gjuajtur me gurë dhe gjësende të tjera – megjithatë maçoku nuk ka hequr dorë dhe viziton çdo ditë varrin e pronarit të tij. “Bashkëshorti kishte shumë dashuri ndaj tij. I donte kafshët. Duket sikur Toldo është mirënjohës. Është maçok i veçantë, vështirë të mos ndjesh dashuri ndaj tij”, ka thënë Ada.

Te pasmet e Kim Kardashian tek reklama e re (Video)

Fotografi e rrallë: Hashim Thaçi me kallashnikov në dorë

Në një fotografi të siguruar nga ORAinfo, kryeministri Hashim Thaçi shihet i uniformuar dhe me kallashnikov në dorë në fshatin Vuçak të Drenasit. Në këtë fotografia që besohet së është shkrepur dikur në verën e vonshme të vitit 1998, bashkë me kryeministrin Thaçi është edhe Ferat Shala, ish drejtor i kombinatit metalurgjik “Trepça”. (ORAinfo)


Një familje në Mitrovicë Gjejnë zhiletë në bukë

Se çfarë ushqimi konsumojnë kosovarët më së miri tregon rasti i familjes Behrami nga Mitrovica, e cila kishte gjetur një zhiletë brenda bukës që e kishin blerë për ta ngrënë. Familja Behrami nga Mitrovica ishte tmerruar derisa ishin ulur për të darkuar dhe kur kanë ndarë bukën brenda saj kanë gjetur një zhiletë. Për këtë rast është informuar inspektorati dhe policia, transmeton KTV. Nuk bëhet e ditur se në cilin dyqan apo furrë është blerë buka, por Fatmir Kelmendi nga Drejtoria e Inspektoratit në Mitrovicë thotë se janë duke u marrë me këtë rast. /Telegrafi/

Goli me i bukur i shenuar nga portjeri ne histori te futbollit (Video)

Njeriu qe emiton te gjitha kafshet (Video)

Ja si duket një ari i uritur (Video)

Ky është momenti tmerrues i takimit të një arushe polare të uritur me një kameraman të BBC-së në Polin e Veriut ku ndodhej për të xhiruar një dokumentar për jetën e egër. Kafsha e uritur sulmoi kafazin e qelqtë nga ku po filmohej për më shumë se 40 minuta me shpresën se do të gjente një pikë të dobët për të mbërritur tek preja e tij. Kameramani Gordon Buchanan tregohet gjakftohtë brenda kutisë së sigurisë, e njëjtë me ato të përdorura nën oqean për t’u mbrojtur nga sulmet e peshkaqenëve. Filmimi është pjesë e ekspeditës 12-mujore të kameramanit Buchanan dhe stafit të tij në përpjekje për të dokumentuar nga afër jetën e një familje të arinjve polarë. Objektivi i tij është familja e arushës që e sulmoi që e ka pagëzuar me emrin Lyra ndërsa dy fëmijët e familjes së saj i ka pagëzuar me emrat Miki dhe Luca.

Kjo vajze eshte me spektakolare se Messi dhe C.Ronaldo (Video)

Curiosity sjell imazhe të ‘lules’ nga planeti Mars (Foto)

Roboti i dërguar nga NASA në Mars, Curiosity, ka sjellë imazhe të asaj që ekspertët po e quajnë ‘lulja e Marsit’. Bëhet fjalë për diçka që duket si një pistil luleje. NASA thotë se imazhet nuk janë të mbeturinave që ka shkaktuar ulja e sondës, por duket si diçka që po rritet në shkëmbin e planetit të kuq. Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse kjo është një bimë. Ndërkohë online kanë nisur spekulimet. Disa thonë se mund të jetë ndonjë gur i çmuar, i mbetur në shkëmb. NASA thotë se e ka përdorur emrin lule si përshkrim, por kjo nuk do thotë se lulet ekzistojnë aty. Vjet në tetor pati shumë zhurmë në lidhje me diçka të ngjashme, por më vonë rezultoi se ishte një copë plastike e rënë nga vetë roboti Curiosity.


Ja vlen te shikohen talentet e tille (Video)

Lopët në stërvitje, skuadra e La Ligas

Një moment interesant u pa te stërvitjet e skuadrës spanjolle Osasuna. Gjersa ata ishin duke u stërvitur në qendrën sportive, "mysafir" rasti ishin disa lopë që u bënë pjesë e stërvitjeve të skuadrës. Lojtarët shfrytëzuan rastin për të bërë foto me lopët e "buta" e pa brirë, duke ndarë momente qesharake në stërvitje. Kjo gjë mund të jetë një befasi për futbollin spanjoll, por jo edhe për futbollin e kosovar ku pamje të tilla nuk mungojnë./Indeksonline/

Natën e Vitit të Ri e kaloi e mbyllur në supermarket

Derisa miliarda njerëz anekënd botës e pritën duke festuar ardhjen e vitit 2013, një grua e moshuar natën e Vitit të Ri e kaloi e mbyllur në një supermarket në Roubaix të Francës. 73-vjeçarja kishte shkuar në tualet dhe kur është kthyer, vetëshërbimi ka qenë i mbyllur. Ajo kishte aktivizuar disa alarme, mirëpo askush nuk i ka shkuar për ndihmë. Sipas AFP, gruaja është “liruar” në orën 10:30 të mëngjesit të ditës së nesërme. Ajo nuk ka kërkuar kurrfarë dëmshpërblimi për atë që i ka ndodhur, edhe pse e kishte kaluar natën zgjuar dhe e uritur në pritje se dikush do ta nxjerrë jashtë. /Telegrafi/

Poçi më vjetër punon tashmë 111 vjet

Poçi më i vjetër në botë punon tashmë 111 vjet, ndërsa e ka edhe klubin e vet të fansave me mijëra anëtarë si dhe uebfaqen e vet. Poçi është lidhur me rrymë qysh në vitin 1901, ndërsa vendi krenar në të cilin gjendet është stacioni i zjarrfikësve në Livermor të Kalifornisë. Poçin e ka dizajnuar Adolphe Chailet, i cili ka garuar së bashku me Thomas Edisonin se cili prej tyre do ta bënte poçin më të mirë në botë, dhe pastaj ia ka dhuruar stacionit të zjarrfikësve.

Kameramani ballë për ballë me ariun polar (Foto)

Ishte një moment i tmerrshëm kur kameramani Buchanan doli ballë për ballë me një ari polar që e donte atë për racion dreke.Ariu i uritur me shpejtësi vrapoi në drejtim të tij, mirëpo ai ishte i sigurt, pasi kishte hyrë në një kafaz prej hekurit dhe xhamit rezistues. Për 45 minuta ai xhiroi ariun femër, e cila gjatë gjithë kohës e mbajti atë të rrethuar dhe me dhëmbët e saj të fuqishëm e të mprehtë mundohej ta hapte kafazin. Buchanan, i cili për 20 vjet i filmon këto krijesa të rrezikshme, ato momente i përshkoi si më të frikshmet të jetës së tij. “Arinjtë polarë janë më ndryshe, pa asnjë dyshim ajo më dëshironte për drekë. Ajo ishte shumë rezistuese, gjatë 45 minutave, sa e kam filmuar ajo po kërkonte mënyrën se si ta hapte kafazin dhe të më hante”, ka thënë ai. “Isha i tmerruar dhe mund të dëgjoja dridhjet që ma përshkonin tërë trupin. Ishte një moment sensacional dhe një situatë brengosëse gjithashtu”.