Traktori me i shpejte ne bote me motor SPORT (VIDEO)

Tifozi sulmon gjyqtarin, ai ‘mbrohet’ me flamur (Video)

Skena të këqija vijnë nga një ndeshje e futbollit në Trinidad & Tobago ku u takuan San Fernando dhe Shiva Boys. San Fernando ishte në epërsi 2-1 kur një tifoz i skuadrës mysafirë hyri në fushë dhe sulmoi gjyqtarin anësor. Por, ky i fundit nuk tentoi ti shmanget atij por iu kundërpërgjigj duke e goditur me flamurin e tij. Më pas erdhi intervenimi i policisë të cilët rrëzuan përtokë sulmuesin kurse anësorin e përcollën jashtë fushës.

Kinezi që e ka marrë seriozisht fundin e botës(Foto)

Jo, ky kinez nuk pati një vizion nga Zoti. Ai thjesht ka lexuar se sipas kalendarit Maja, bota do të shkatërrohet më 21 dhjetor të këtij viti. Për këtë arsye Lu Zhenghai ka shpenzuar të gjitha paratë e kursyera për të ndërtuar një arkë të Noas. Kjo anije i ka kushtuar atij rreth 125 mijë euro. Është e gjatë 21.2 metra, e gjerë 15.5 metra dhe e lartë 5.6 metra. Lu thotë se edhe pse nuk është shumë e madhe, është i bindur se do i shërbejë për qëllimin për të cilën është ndërtuar. Edhe pse shumë shkencëtarë po garantojnë njerëzit se më 21 dhjetor nuk do të ndodhë asgjë, sërish shumë njerëz janë të terrorizuar. dhjetor nuk do të ndodhë asgjë, sërish shumë njerëz janë të terrorizuar.



Indiani që ka mbajtur dorën ngritur 38 vjet pa e ulur kurrë (Video)


Mahant Amar Bharti Ji, një klerik nga New Delhi ka ngritur krahun e tij të djathtë mbi kokë që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s'e ka ulur poshtë atë. Pavarësisht vuajtjeve dhe deformimit të krahut, ai e ka arritur ta mbajë krahun e tij të ngritur për plot 38 vjet, edhe duke numëruar.

Nje fëmije i vogel e pren shiritin e Autostrades "Ibrahim Rogova" (Video)

Ne minuten e 5:00 mund te shihini se kush e pren shiritin e autostrades

Fillon qarkullimi Kosovë - Shqipëri, Lirohet Autostrada "Ibrahim Rugova" (Video)


Sapo është liruar për qarkullim të plotë autostrada “Ibrahim Rugova" ku kishin filluar protesta që prej mëngjesit meqë përkrahës të deputetit Fatmir Limaj, kërkonin lirimin e tij të menjëhershëm. ... Organizatori i protestës ka bërë thirrje që protestuesit të largohen nga rruga dhe të nisen për në Malishevë.

Pepe serish me stilin "Kung Fu" (Video)

Të shtunën, Real Betis befasoi Real Madridin duke e mposhtur 1-0 dhe shtoi disavantazhin e mbretërve ndaj liderit Barcelonës në plot 11 pikë. Por, në këtë duel ndodhi një ngjarje për të cilën është dashur të presim disa ditë në mënyrë që të nxirret në Youtube. Mbrojtësi i Realit, Pepe sërish bëri një veprim të dhunshëm, siç ka bërë jo pak herë në të kaluarën. Portugezi pa dyshim se ishte i hidhëruar nga disavantazhi gjatë takimit dhe me një kung-fu goditje qëlloi një kundërshtar për çka u ndëshkua me karton të verdhë.

Vjedhja më qesharake ne botë (Video)

Gjyqtari i’a “thanë fytin” Ibrës (Video)

Epsodi i fundit i Kafeneja Jone (Video)

Del në treg tastiera me shkronja shqipe (Foto)

Firma e njohur jug-koreane Samsung ka prodhuar tastierë me të gjitha germat e gjuhës shqipe, përfshirë edhe ato “ë” dhe “ç”, të cilat shpesh është dashur të përdoren me anë të ndihmës së alt+135 dhe alt+137 apo me shenja të tjera të tastaturës, që pastaj është dashur të zëvendësohen me replace. Tastiera shqip, sipas standardit të Microsoft, nuk dihet nëse ka mbërritur edhe në ndonjë nga dyqanet në Prishtinë, por mediet tiranase informojnë se atje kanë mbërritur në dyqanin Optimal në Tiranë dhe se çmimit i një tastiere të tillë kushton 8 euro.

Një Shqiptare Ngre Flamurin Kuq E Zi Në X Factor Suedi (Video)

Një shqiptare po paraqitet me mjaft sukses në edicionin suedez të X Factor. Mergime Murati po konkuron suksesshem, duke u klasifikuar ne finalen e madhe si anetare e grupit J.E.M. Ajo çfarë është e veçantë, është se Mergimja nuk lë moment pa falënderuar shqiptarët në mënyrën e saj.“S’ka me flamurin kuq e zi e shqipen me dy krena! Keshtu festohet finalja e pare e X Factor Sëeden. Faleminderit gjitheve per mbeshtetjen tuaj.”- shkruan ajo në faqen e saj në Facebook.Në një moment tjetër, ajo sëbashku me di miqtë e saj të grupit kanë ngritur flamurin kuqezi menjëherë pas performancës së tyre që u prit mjaft mirë nga publiku. Suksese Mërgimes!Më poshtë ndiqni një nga interpretimet e Mergime Muratit ne X Factor.

Në shitje Ferrari i aksidentuar i Ronaldos (Foto/Video)


Ferrari me të cilin superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, bëri aksident në Mançester para tre vitesh, ka dalë në shitje për 50.000 euro. Futbollisti portugez, i cili asokohe luante për Manchester Unitedin, u përplas me automjetin e tij, ‘Ferrari 599 GTB Fiorano’, në një mur të një tuneli në Mançester në vitin 2009. Që atëherë, automjeti nuk është rregulluar, ndërsa tani ka dalë në shitje në Francë për një shumë prej 40.000 funtesh (rreth 50.000 euro).

Supermeni rus: Me një të prekur e ndali aksidentin! (Video)

Obama flet, Hillary flen! (Video)

Kinezi qëndron me kokë majë një gozhde (Video)

Lojtarët e Realit, si në Formula 1 (Video)

Ndodhi në Turqi, Melo e ndali një penallti (Video)

Kim Kardashian uron Shqiptaret per 100 vjetorin (Foto)

Nje foto eshte duke u bere hit ne internet ku Kim Kardashiani ka veshur nje fustan me flamurin kuq e zi. Nuk e dimi nese eshte montazh me photoshop apo eshte e vertet, por nje gje eshte e qarte se shume me e bukur duket Kim me kete flamur

Ja si ndihet bjondina ne Lamborghini (Video)

Goli i famshëm, që po mahnit të gjithë

Një gol që po mahnit të gjithë është shënuar në Paraguaj. Talenti i skuadrës Teniente Farina, Javier Portillo ka realizuar në një solo aksion një nga golat më të mirë në Amerikën e Jugut. As ndërhyrjet e ashpra dhe rrëzimet në fushë nuk e ndalën Portillon që të shënoj këtë gol mahnitës. Ky gol po llogaritet si një nga më të mirët në vitet e fundit.

Parkimi me i veshtire gjermani hyn ne librin guinness (Video)

Vallzimi me i trent qe keni pare ndonjehere (Video)

Nga Zvicra drejt Vlorës, me kali të bardhë (fotot)

Një vajzë shqiptare dhe disa miq të saj kanë vendosur të udhëtojnë drejt Vlorës me kuaj për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Një grup kalorësish, të prirë nga Teuta Biba nga Gjeneva, me veshje kombëtare dhe me kalë të bardhë, kanë nisur në rrugëtimin historik nga Kulla e Jasharajve në Prekaz dhe për 8 ditë do të rrugëtojnë nëpër shtigjet, të cilat kanë kaluar Isa Boletini me delegatët nga Kosova para 100 vitesh me destinacionin e fundit Vlorën, më 28 Nëntor, për të nderuar Përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Teuta Biba, e rritur në Zvicër, ku edhe ka mbaruar studimet në Universitetin e Gjenevës, është e njohur në Zvicër si kalorëse e mirë e kuajve. Për tetë vjet me radhë ajo ka marrë edhe disa mirënjohje në këtë drejtim si sportiste e shkëlqyer me kuaj në disa gara. Teuta Biba i ka deklaruar agjencisë informative ‘Presheva Jonë’, se ‘grupi do të ketë disa ndalesa nëpër disa nga vendet historike të trojeve shqiptare dhe do ta shpalosë kohë pas kohe edhe flamurin kombëtar gjigant me 3050.95 m. Gjatësi’. Siç mësohet nga Teuta, grupi i kalorësve ka hyrë sot në Prekaz. Tek kulla e Adem Jashar-it janë pritur nga kryetari i komunës, Rifat Jashari, ambasadori i Shqipërisë, shefi i ri Protokollit të Shtetit, por gjithashtu edhe nga fëmijët e SOS. ‘Tek kulla e Jasharëve u kënduan këngë nga fëmijët, pastaj hymë në Odë dhe brenda në kullë të Adem Jasharit për një kafe. Drekë për fëmijët dhe ushqim tradicional për rrugë; fli, pite, ammm..sa të mira!’ tregon Teuta. Ky aktivitet tërheqës vjen si ide e Enver Raqas dhe Hysni Sadikajt, Artan Mjekiçit, Jeton Gashit, Agron Ivanit dhe Fatmira Gjonit në bashkëpunim me Shoqatën e Turizmit Alternativ të Kosovës dhe të disa sponsorëve. Teuta Biba, një shqiptare e rritur dhe e shkolluar në Gjenevë, ka premtuar se pas kthimit nga Vlora do ta sjellë një flamur kuq e zi për Preshevën.




Saranda me Melin dojn me bashkjetu (Pjese nga episodi i ri - VIDEO)

Negociatat Shqiptaro-Serbe ne Kafeneja Jone (Video)

Spikerët japin dorëheqje para kamerave (Video)

Leonardo DiCaprio “vdiq” kaq padrejtësisht…(VIDEO)

Të gjithë e mbajmë mend besoj filmin e famshëm “Titaniku”, bazuar mbi historinë e vërtetë të kësaj anijeje, e cila u fundos gjatë udhëtimit të saj të parë. Sipas emisionit amerikan “Mythbusters” të Dicovery Channel, Jack (që në film u luajt nga Leonardo DiCaprio) mund të shpëtonte, nëse do të përdorte… Shikoni më mirë videon e

Ronaldo: Ja pse e dua Jose Mourinhon

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë, dhe më i miri me të cilin ka punuar ndonjëherë. Këtë deklaratë e dha në Angli, duke nënkuptuar para angezëve se Mourinho është më i mirë edhe se Sir Alex Fergusoni. ”Ka shumëçka që më bashkojnë me Mourinhon. Ai është numër një, mbi të gjitha vlerësoi tek ai sepse i pëlqen të fitoj dhe urren që të humbë, kështu jam unë dhe ai. Jemi të fokusuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Është ëndrra ime që të fitoj në këtë garë. Ne duam 3 pikë ndaj Cityt që të rivalizojmë Dortmundin për kreun e tabelës” deklaroi Crsitiano Ronaldo./Indeksonline/

Ja cfare ndodh nqs perzieni menten me Coca Cola-n (Video)

Goli i turpit në Champions League (Video)




Ngroh makinën me stufë me dru (Video)

Iniesta sikur nëpër mahalla me lojtarët e Spartakut!(Video)

Në chat me Ronaldon, e arritën irlandezët (Video)


Adelina Ismajli rrefen gjene me te bukur qe ka pare…

Adelina Ismaili, se fundmi ka publikuar videoklipin e kenges “Skenderbe”, e cila, sipas saj, per disa vite ka qene e censuruar ne Kosove. Ajo ka rrefyer arsyet pse ka vendosur ta risjelle kete kenge, me ndihmen e te dashurit te saj: “Ma kerkoi Vali dhe nuk me tregonte pse e donte. I thashe: “Merre, bej çfare te duash, mos humb leke e kohe duke u munduar ta lançosh, e ke te censuruar”. E dija se po bente videoklip, por nuk nderhyra. Kur solli videoklipin pas shume muajve, ishte hera e pare ne jeten time qe po shikoja nje videoklip me kengen time pa kritikuar, pa bere zhurme per kete skene apo ate montim; nuk mund t’i gjeja as dhe nje sekonde qe do te me ngjallte dyshime. Ishte dhurata e tij per 26-vjetorin e karrieres sime dhe kontributi yne per Mevetesine e Shqiperise. Po qaja nga gezimi, gati ne delir. Ishte gjeja me e bukur qe me kane pare syte ndonjehere dhe nuk mund te ndaloja. Perveç gjithe madheshtive qe mbart kjo veper, me ndihmoi te mendoj qe une mund te kompozoj diçka te madhe.” Duke folur per mediat shqiptare, Adelina ka shpjeguar tutje videoklipin: “Animacioni nuk eshte shume i njohur tek ne, ndersa ne Europe eshte tendence, me nje fjale po ben namin. As nuk mund ta imagjinoja qe dikush ne Shqiperi vertet mund te bente animacion. Eshte nje nga surprizat me te bukura qe me kane ndodhur ne Shqiperi. Ok, e perseris, eshte videoklipi i Valit . Mua me kane vene ne klip, jam ajo lajmetarja ne kale e veshur me te kuqe. Zotit faleminderit qe nuk verehet shume. Do isha me shume sesa ne siklet po te me vinin perkrah gjithe atyre mjeshterve qe perndriten shqiptarine me shekuj. Une ende nuk kam arritur ate grade dhe do ishte cinike te “parkohesha” krah tyre.” viplajme.

A mund ta gjeni cila VIP është kjo vogëlushe?

E kjo vogëlushe simpatike është modelja mahnitëse Irina Shayk. Duket se buzët e saj të bukura nuk janë një produkt i kirurgjisë plastike.



Madrilenët zgjedhin makinat e reja (Video)





Ja cilat janë modelet e makinave të zgjedhura nga lojtarët e Real Madrid:
Iker Kasijas: Audi A6 allroad
Kristiano Ronaldo: Audi R8 coupé 5.2 FSI
Serxho Ramos: Audi Q7 TDI
Zhoze Murnjo: Audi A8 3.0 TDI
Pepe: Audi Q7 3.0 TDI
Marcelo: Audi Q7 3.0 TDI
Ksabi Alonso: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Alvaro Arbeloa: Audi Q5 3.0 TDI
Kaka: Audi Q7 4.2 TDI
Karim Benzema: Audi RS5 4.2 FSI
Mesut Ozil: Audi Q7 3.0 TDI
Gonzalo Higuain: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Fabio Koentrao: Audi Q7 3.0 TDI
Sami Khedira: Audi Q7 3.0 TDI
Rafael Varane: A7 Sportback 3.0 TDI
Rikardo Karvajo: Audi Q7 3.0 TDI
Antonio Adan: Audi A5 cabrio 3.0 TDI
Mikael Esien: Audi Q7 3.0 TDI
Raul Albiol: Audi Q7 3.0 TDI
Alvaro Morata: Audi Q7 3.0 TDI
Zhose Kajehon: Audi Q7 3.0 TDI
Angel Di María: Audi Q7 3.0 TDI
Naço: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Luka Modriç: Audi A7 Sportback 3.0 TDI
Hesus Fernandez: Audi A5 3.0 TDI

Polici ngul makinën në beton

Është quajtur në media “provë betonuese e mençurisë” së policëve. Një polic gjerman e futi makinën e punës drejt e në një zonë me beton të saposhtruar. Polici i pafat ishte një nga dy oficerët që po ndiqnin një burrë dhe një grua të dyshuar si hajdutë biçikletash në Braunshveig, Gjermani, citon panorama. Sapo mori kthesën, polici e zhyti makinën e punës, prej 40 mijë eurosh, në një korsi autobusi ku punëtorët e rrugës sapo kishin shtruar beton. Polici e kuptoi se ishte ai personi që kishte nevojë për ndihmë dhe qëndroi aty deri kur një rimorkiator mbërriti për shpëtimin e tij. Makina u tërhoq nga zhytja 15 cm në beton. Por me gjithë sakrificën e tij, kolegu kishte arritur të arrestonte burrin dhe gruan e dyshuar si hajdutë./Indeksonline/

Me këtë deklaratë, filloi epoka Guardiola

Janë bërë sot 4 vjet që kur Pep Guardiola kishte filluar punën e tij si trajner i Barcelonës. Trajneri i njohur spanjoll 4 vjet më parë ishte paraqitur para lojtarëve të Barcelonës duke zëvëndësuar ish trajnerin holandez, Frank Riijkard. Fotoja në profil paraqet Guardiolën në takimin e parë me lojtarët e Barcelonës, 4 vite më parë. Gazetat spanjolle kanë paraqitur edhe deklaratën e tij të parë para futbollistëve të Barcelonës, shkruan IO. ”Mirëmëngjesi zotërinjë. Unë po paraqitem para jush si trajner për herë të parë në jetë. Është nderi më i lartë sepse unë e dua këtë klub. Gjithçka që unë bëj është e bazuar në dashurinë time për Barcelonën. Dua nga ju të jeni mbi të gjitha sportista ku mbizotëron rendi e disiplina. Ekipi ka kaluar në kohë të vështira, është koha diçka për të ndryshuar dhe të fillojmë diçka të re. Unë kam qenë edhe më parë pjesë e këtij klubi dhe e di për gabimet që janë bërë. Unë do ta mbroj këtë skuadër deri në vdekje, gjë të cilën e kërkoj edhe nga ju. Unë nuk dua të zemërohem me ju, vetëm se kërkoj 100% nga ju. Ky është klub i zotërinjëve ku secili duhet të bëj atë që di. Dua që në skuadër të krijoj një grup që të ndihemi si një familje. Nëse ju kërkoni diçka nga unë, unë do të toleroj. Nëse klubi nuk ka rezultate, fajtori jam unë, por nuk duhet filtruar fare me mediat. Nuk dua që të krijoj një skuadër që të jemi në luftë mediatike dhe konfrontuese as me skuadrat tjera. Keni besim në mua, sepse unë e di çka duhet bërë në këtë skuadër. Stili i futbollit tonë është përcaktuar nga historia dhe ne duhet ti jemi besnik kësaj. Kur ne kemi topin, nuk bën ta humbasim, duhet të luajmë bukur. Të fillojmë djema” ishin fjalët e para të Pep Guardiolës. Pas kësaj deklarate edhe nisi historia e Barcelonës, pasi që kjo skuadër fitoj gjithçka çka duhej me futbollin ndoshta më spektakolar që është parë ndonjëherë në këtë sport.

Shqiptari në Itali, nxan bastore se jo mahi

Një burrë shqiptar ka zënë një bastore të majme në Itali. Lajmi është publikuar nga mediat italiane e shqiptare ndërsa nuk tregohet identiteti i shqiptarit. 15 ndeshje në kampionate të ndryshme i ka zënë “eksperti” shqiptar duke fituar plot 100 mijë euro në bastoren e luajtur me 2 euro. Mediat italiane të cilat e raportojnë lajmin, theksojnë se kjo është fitorja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në rajonin e Emilias, në Itali./Indeksonline/

Telefonatë ‘nga varri’

Një nënë mbeti e shokuar, kur mori një telefonatë nga i biri i saj, një muaji pasi ai kishte ndërruar jetë.35-vjeçari Gilsimar de Souza, u shpall i vdekur pasi e ëma dhe një teze e tij identifikuan trupin e pajetë, në një morg të Uberabës, një qytet në juglindje të Brazilit. I riu ishte përplasur nga një mjet ndërsa kalonte një rrugë dhe pas identifikimit, familjarët varrosën trupin e pajetë me nderimet përkatëse në varrezën e qytetit. Megjithatë, ajo që do të raportonte të premten shtypi brazilian, i kalon kufijtë e të pabesueshmes. I vdekuri telefonoi gjatës javës nënën e tij, për t’i dhënë që ishte mirë dhe që nuk duhet të merakosej. E tmerruar, nënës i ra të fikët dhe nuk mundi të lëvizte për disa orë, ndërsa trupi iu përshkrua nga të dridhura të pakontrolluara si reagim i nje spasme nervore. Më vonë, u vërtetua se Gilsimar, në fakt nuk kishte vdekur, por ishte futur në një klinikë rehabilitimi, për të luftuar varësinë e tij nga droga dhe për këtë arsye, nuk kishte pasur mundësi të vihej në kontakt me familjen më parë, transmeton TCH. Personi i identifikuar dhe varrosur mes dhimbjes nga familjarët e de Souzës, mbetet i paidentifikuar. Ndikuar nga dëmtimet e pësuara nga aksidenti dhe mbase tronditja e momentit, si nëna, ashtu dhe tezja, kishin identifikuar gabimisht në morg “të birin”.

Ramos e bën “shqiponjën” (Video)

Sergio Ramos ka festuar ndryshe golin e tij të shënuar mbrëmë ndaj Athletico Bilbaos. Ramos festoi sikur të dinte se tifozë të shumtë ksovar të Realit po e shikonin atë, duke bërë shqiponjën me duar. Por festimi i tij ishte për bashkëlojtarin e tij Mesut Ozil.”Festova golin për të. Unë dhe të tjerët jemi borxh ndaj tij. Ai akuzohej për një sezon të keq, por që skuadrën po e ndihmon shumë. E rëndësishme që jemi në formë të mirë, teknikisht dhe mentalisht. Fatkeqësisht Ronaldo nuk arriti të shënoj, por ai është i lumtur me fitoren e skuadrës” deklaroi Ramos.

Ja cfare mendon Zidane per Ibrahimovic

Zidane: Ibrahimovic është i jashtëzakonshëm.Legjenda e futbollit, Zinedine Zidane, ishte plot lëvdata për sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic, që ka bërë bujë të madhe në gjithë botën me performancën e tij kundër Anglisë.“Ibrahimovic është një futbollist i jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk kam arritur t’i shënoj katër gola në një ndeshje”.“Me të vërtetë ai bëri një paraqitje madhështore. Veçanërisht goditja e tij ‘gërshërë’ ishte spektakolare”, ka thënë Zidane për FIFA.com.

Ja kush janë mjeshtrat e golave më të bukur!

Kinë, burri i vë zjarrin gruas në mes të rrugës (Video)


Një francez fitoi 170 milionë euro në llotari

Një banor i Francës fitoi shumën rekord në vend në llotarinë e përgjithshme europiane Euro Milions - 169,8 milionë euro. Identiteti i fatlumit nuk zbulohet. Shuma më e madhe në historinë e kësaj llotarie - 185 milionë euro - u fitua në korrik të vitit 2011 prej një çifti nga Skocia. Llotaria Euro Millions zhvillohet tashme që prej 8 vitesh. Edicioni i parë i llotarisë u zhvillua më 13 shkurt të vitit 2004 në tre vende - Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në tetor atyre iu bashkuan Luksemburgu, Belgjika, Zvicra, Portugalia, Irlanda dhe Austria. Një biletë llotarie kushton 2 €.

Barcelona me stadium dhe fanelë të re

Një “Camp Nou” i ri për Barcelonën. Klubi ka zgjedhur të kryhet një referendum për të vendosur se kur, ku dhe si do të ndërtohet impianti i ri, por “El Mundo Deportivo” zbulon detajet e para të projektit ambicioz ku në planet e drejtuesve është që “Camp Nou” i të ardhmes të jetë pranë atij aktual. Politika e një vendimi të tillë sipas të përditshmes katalanase ky opsion ka të bëjë me politikën e klubit edhe për të fituar ndaj një refuzimi të mundshëm emotiv nga ana e tifozëve për t’u zhvendosur nga pozicioni i tyre aktual. Në këtë mënyrë do të jenë më pranë dhe strukutrat e tjera të klubit si Piosta de Gel apo Palau Blaugrana ku luan ndeshjet e saj Barcelona e basketbollit edhe ajo një ndër forcat kryesore të Evropës në Euroleague por dhe struktuart mikpritëse parqet hotelet auditorët dhe një super dyqan i artikujve të klubit blagrana. Për sa i përket projekteve të së ardhmes, “El Mundo Deportivo” bën dhe një tjetër zbulim shumë të rëndësishëm. Klubi ende nuk ka zbuluar se si do jetë fanela e sezonit të ardhshëm por gazeta paralajmëron se në të stema e Qatar Foundation do të zëvendësohet nga Qatar Airways, kompanisë së fluturimeve falë të cilës klubi do të arkëtojë 170 milionë euro në 6 vitet e ardhshëm, në këtë mënyrë Barca do të ketë për të parën herë në historinë e saj një logo ekskluzivisht komerciale në fanelën e saj, pasi akordi i mëparshëm për logon Qatar Foundation bazohej në motive humanitare, por Unicef në këtë rast ka treguar mirëkuptim duke mos nxjerrë asnjë pengesë për logon e re.

Qeni qe nderpreu ndeshjen plot 30 min (Video)

9 vite me parë Messi debutoi për Barcelonën, kundër Mourinhos!(Video)

PORSCHE PREZANTON MODELIN E RI 961

Prodhuesi “Porsche” i dha dritën e gjelbër për zhvillimin dhe prodhimin e konkurrentit për Ferrari 458 Italia, i cili me siguri të ketë shenjën 961. Shefi i “Porsche-s”, Matthias Muller e konfirmoi që prodhuesi nga Shtutgarti është duke punuar në novitetin dhe me të cilin dëshirojnë të plotësojnë zbrazëtinë ndërmjet modeleve 911 GT2 RS dhe atij 918 Spyder. Emri përfundimtar i tij ende nuk është konfirmuar, por burime brenda nga ky prodhues pohojnë që ky model me siguri që do ta ketë pra shenjën 961. Pritet që çmimi i kësaj makine të sillet rreth 300.000 euro, ndërsa një pjesë e mirë e teknologjisë duke përfshirë edhe motoriken do të merren nga modeli 918 Spyder. Nga modeli 918 Spyder pritet të merret edhe sasia monocoque e bërë nga plastika e forcuar me fibra të karbonit (CFRP) dhe motori 4.6-litra V8 forca e të cilit do të sillet rreth 600 KF. Rezultati përfundimtar do të jetë se vetura do të shpejtojë deri në 100 km/h për diçka më pak se tre sekonda. Në fund të shtojmë që 961 është pjesë e planit të madh me të cilin “Porsche” deri në vitin 2018 do të duhet t’i shesë rreth 200.000 automobila në vit. Barra kryesore për arritjen e këtij qëllimi do të bie në Macan, SUV-in e madhësisë mesatare, dhe në gjeneratën e ardhme Panamera dhe Cayenne.

Ronaldo: Ja cili eshte formacioni im i endrrave

Fenomeni Ronaldo i pyetur nga Fifa mbi Formacionin e endrrave te tij ai ka perzgjdhur 11 lojtaret me te mire ne bote ne rolet e tyre Ben pershtypje se ”Fenomeni” nuk ka zgjedhur asnje lojtar nga Bundesliga apo Seria A por vetem nga Liga Spanjolle dhe ajo Angleze. Iker Casillas – Portier Real Madrid – La Liga Spanje – Euro 2012 Dani Alves – Mbrojtes i Djathte Barcelona – Kupa e Mbretit Sergio Ramos -Mbrojtes Qendre Real Madrid – La Liga Spanje – Euro 2012 John Terry – Mbrojtes Qendre Chelsea – FA Cup, Champions League Marcelo – Mbrojtes i majte Real Madrid – La Liga Xavi – Mesfushor Qendre Barcelona – Copa Del Rey Spanje – Euro 2012 Andres Iniesta -Mesfushor Qendre Barcelona – Kupa e Mbretit Spanje – Euro 2012 Frank Lampard – Mesfushor Qendre Chelsea – FA Cup, Champions League Cristiano Ronaldo – Sumlues Real Madrid – La Liga Lionel Messi – Sulmues Barcelona – Kupa e Mbretit Neymar – Sulmues Santos – Recopa Sudamericana, Kupa Libertadores, Kampionati Paulista

Lindin trinjaket më të rënda në botë (Video)


Rita Ora në moshën 14-vjeçare

Ajo është duke shkëlqyer dhe konsiderohet si një ngë këngëtaret e momentit. Por, Rita Ora fillimisht në botën e artit është paraqitur si aktore. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë pjesë në filmin britanik Spivs në moshën 14-vjeçare, ndërsa janë shfaqur edhe disa foto, ku Rita ka qenë brune, ndryshe nga tani, që është kthyer në bionde.

Fansat e Gais këndojnë: “Të bëjmë sikur kemi shënuar gol!”


Let's Pretend We Scored A Goal GAIS-ÖREBRO by tttpk

Qysh e shohim Besim Dinen...


Harxhon vetëm ajër të pastër, arrin shpejtësinë deri në 140 km/h!

Motoçikleta nuk është motoçikletë nëse nuk dëgjohet zhurma e punës së motorit- është një gjë që do ta thoshin të gjithë shoferët. Por ama, çfarë mund të thuhet për motoçikletën që shkon vetëm me ajër të pastër dhe arrin shpejtësinë deri në 140 km/h.Ka filluar me kornizën e motoçikletës “Yamaha ËR250R”, me një bombolë ke oksigjen për zhytje dhe një motor prej afro dhjetë kilogram që do ta lëvizë këtë. Dean Benstead, maturant nga Australia, ka shpikur projektin “O2 Pursuit”, respektivisht, motoçikletën që për karburant shfrytëzon vetëm ajër të komprimuar nga bombola e oksigjenit për zhytje. E vetmja gjë që duhet dhe kërkohet, është që ti jepet gas, ndërsa ajër që lirohet nga bombola e përshpejton motoçikletën. Me një bombolë të plotë me oksigjen, kjo çudi inxhinierike mund të kalojë 100 km, duke zhvilluar shpejtësinë deri në 140 km/h, transmeton “Wired”. Duke pasë parasysh se karburanti i vetëm për këtë motoçikletë është vetëm ajri i komprimuar ka të bëjë me një mjet ekonomik dhe në aspektin ekologjik i padëmshëm. Nuk ka as bateri që më vonë do të përfundonin në ndonjë deponi, ndërsa bombolat e oksigjenit mund të mbushen për vetëm 2 minuta, përballë për shembull baterive elektrike që duhet mbushur me orë të tëra, raporton ina. Pos kësaj, bombolat e oksigjenit mund të magazinohen pa probleme. Benstead thekson se ajrin që e përdor për lëvizje të motoçikletës, kur kalon nëpër motor mbetet i pandryshuar, kështu që teknikisht dhe faktikisht asgjë nuk ka shfrytëzuar pos shtypjes.